Jeton KELMENDI
MBAJE VETEN NË KOHË
Nëse je aty
Fati të vjen, të troket në dorë
çka t’i kërkon nga vetja,
të shikon deri ku të mbërrinë mundësia,
ti shihe pak edhe vetën.
Nëse mungon, dije se ke humbur
në vetëvetën, se nuk e ke më atë që do.
Rrugëtime të tilla bën kur s’ke
çuar pak vete të fati,
e Botën s’e njeh fare,
as Bota s’te përfill.
Nëse je këtu
koha të vjen, të troket në dritare
zgjohu nga vetvetja,
bëhu edhe ti pak kohanik
dhe mbaje veten në kohë.
Përndryshe
Shumëçka kthehet në pakgjë
e pak-ja bëhet hiç.