Number of visitors on page:

N/A

NË KETË VEND VETËM 90 MINUTA LIRI I KE: Jeton Kelmendi

Page Visitors:

N/A

NË KETË VEND VETËM 90 MINUTA LIRI I KE

Më bëhet se nuk jetoj këtu,
po në një diku që s’është askund.
Në një horizont me hapësirë
të gjerë në zhbërje,
më habit vetëvetja
pse na mjafton kaç pak liri.

Kur në ditë ke sall 90 minuta liri
tërë kohën tjetër, lirinë brenda katër mureve
dhe TV-të që japin lajme të zeza,
derisa të bindesh,
të mjaftohesh me fatin
se je gjallë,
anipse lirinë ta qeverisin
sipas parimeve:
Ti hesht, Unë jetoj për ty,
në ketë vend vetëm 90 minuta liri i ke.

Këto ditë më bëhet
sikur banoj në fund të kuptimit,
nga të cilat ditë
po lexoj tregimin e trishtë të çudisë,
pastaj
po i kërkoj durimit fuqi
se liria ndërron orar.
Mos u anko, derisa lirinë e merrë si ilaçet,
me orar të cajtuar, një herë në ditë.

I humbur përballë vetëvetës
në robërinë time me orar të saktësuar,
tek pres tërë ditën për at 90 minutëshin,
që ta pi pak liri për shnet të izolimit.

Këtu pra
në vendin tim po jetoj,
ku përditë ballafaqohemi me orët
e orarit, i cili ndyshon çdo tri ditë,
e duhet të mjaftohem
me vetëm 90 minuta liri,
edhe atë, deri në dyçan
për të blerë gjëra të domosdoshme,
nëse patjetër u dashka jetuar.

Rruga Tringë Smajli, Prishtinë 20 Prill 2020

JETOJMË NË PARASHIKIME

Diku në një vend,
ku as hapësira aq e madhe
s’ma zë shikimin
e vogël.
Përtej të mundshmes
ku jetojnë pamundësitë,
banon një parashikim,
derisa të parashikojmë një vend
tjetër.
Planifikime banimesh të ndryshme,
secili me parashikimin e vet,
Unë parashikimin tënd
jeta që më dha emër, më dha edhe ty.

Ky parashikim i ka rrënjët në kaos
në pamundësi me banua në jetë
normale, në horizontin tënd
dashuri,
në ty që flet me heshtje
në mua që shkruaj për ty.

Sekush banon ku ka mundësinë,
Unë dhe ti në parashikime:
Herë në një varg, herë
në një tjetër,
të poezisë së shkruar ekasn për ne.

Ditët banojnë në dëshira
netët në dashuri,
ushqehemi me ëndërra,
etjen
e shuajmë me qumësht Zanave
dhe bëhemi mite.
Kur bëjmë gjum,
mbulohemi me shpresa
për tu mbajtur nxehtë,
kur zgjohemi
zgjohemi me nga një palë
sy dite,
ta shohim më mirë
vetën tonë kolektive.

Kështu
duhemi, urrehemi dhe
serish duhemi,
ta vazhdojmë jetën në parashikime.

Hëna zbret terrin
e udhëve,
udhët, vetëm shkojnë,
ne vijmë
ta marrim vetën me vete.
Është mirë, kur të ndalemi
na përcjellin kujtimet,
na presin ardhjet.

Në parashikime të pres, në pritje,
në deshira.
Jeta vazhdo tutje,
ndërsa,
ishull i banuar është ky parashikimi
Im i ri ?
më shumë se njëqind mendime
i kam për ty, për veten.

Shkresa e sotme,
mi lejo edhe disa fjalë:
Dashuri, Atdhe, Njeri,
prej sot
kemi hy në shtëpi të re, Poezi.

Banoni këtu mbi mua,
se unë jam pika,
në fund të fjalisë.

Prishtin
ë 17 Prill 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles