Number of visitors on page:

N/A

Nga Lazim Destani

Page Visitors:

N/A

Në nderim të shkrimtarit dhe patriotit të devotshëm Azem Shkreli Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme pjesëmarrja sot në manifestimin letrar që u mbajt në Gjermani, në kuadër të Takimeve Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”. Andaj të dashur miq, po e ndaj me ju kënaqësinë dhe emocionet që na i solli ky manifestim letrar me programin e tij të pasur e të bukur artistik. Tashmë po bëhen gati dy dekada që manifestimet tradicionale Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli” po e gjallërojnë jetën kulturore letrare nëpër shumë qytete në trojet tona por këto aktivitete nuk mungojnë edhe në vende të ndryshme në botën perëndimore. Pra, takimi i sotëm në Ennepetal të Gjermanisë i dedikohej mërgatës shqiptare. Për ta nderuar manifestimin si dhe emrin e figurës së Azem Shkrelit, kishin ardhur letrarë e poetë nga të gjitha trojet tona por edhe shumë figura nga bota jonë akademike letrare nga vende të ndryshme europiane. Ndërsa e veçanta e këtij manifestimi ishte vet prezenca e familjes së shkrimtarit Azem Shkreli që ia dha ngrohtësinë manifestimit. Me këtë rast, e falënderoj familjen Shkreli për ftesën si dhe për nderin që më bënë gjatë qëndrimit këtu së bashku. Krahas ndjekjes së programit të bukur letrar artistik, me recitime, valle kombëtare e muzikë, ne na u dha rasti me familjarët e mikut tim të ndjerë, Azemit, dhe sidomos me të birin Valonin, të bisedojmë e të sjellim në kujtesën tonë ngjarje e detaje nga e kaluara jonë me Azemin, sidomos gjatë qëndrimit të tij në ato kohëra, në Gjermani. Emri dhe vepra e Azem Shkrelit, jo vetëm në sferën e krijimtarisë letrare por edhe aktiviteti i tij patriotik, na bëjnë të ndihemi krenar ndërsa gjithnjë kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten udhërrëfim për rrugën që duhet ndjekur dhe frymëzim për brezin e ri.

Lazim Destani, Donika Gervalla dhe Martin Çuni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles