Number of visitors on page:

N/A

Poetja italiane Claudia Piccinno boton librin e saj ne Shqip

Page Visitors:

N/A

Duke lexuar autoren Claudia Piccinno përmes përkthimit
të Jeton Kelmendit kuptojmë se gama e letërsisë dhe
sidomos poezisë ka hyrë në një tjetër stad, vjen si
përcjellje e mesazheve të reja me forma dhe mënyra
strukturore të atilla, që lexuesi të shkrihet një me
përmbajtjen për të përjetuar e ndjerë fuqinë e mendimit
postmodern sot. Për pëmbajtjen nuk do ndalem, pasi
përmes parathenies së Dante Maffia janë hedhur të gjitha
dritëhijet e artit poetik të autores, mesazhi dhe fryma,
ideimi dhe trajtimi i risisë krijuese, përshfaqja dhe
kreativiteti.
Dy janë momentet që do doja të ndaja me lexuesin.
Së pari atë të ardhjes në gjuhën shqipe të autores, dhe kjo
falë pështatjes në mënyrë orgjinale dhe njohje shumë të
mirë të teknikës së përkthimit nga Dr.Kelmendi dhe së
dyti njehësimi një i frymës universale, atë të kulturës
letrare italiane me të gjitha ndikimet që ka pasur dhe ka
në gjithe kulturën botërore.

Nga Agron Shele

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles