Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

AGMIA E JETËS SIME

8.00

Share:

About

ISBN 978-9928-4681-8-5
Pages: 444
Author: PJETËR META (PËRPALAJ)

Category
Publisher:

Në vend të parathënies

Në kujtesën time, si një ëndërr e ngulitur thellë, e cila s’ka si të harrohet, kanë zënë vend një mori temash të librave me etje për t’i shkruar. Këto tema gjithmonë lëviznin në mendjen time, pa ndonjë renditje të veçantë dhe filluan të shpalosen gjatë gjithë jetës, duke u ndërthyrur me tematika të reja, në përshtatje me ngjarjet kohore, të cilat ishin të shumta. I vetmi, i cili nuk bën pjesë në “regjistrin” e kujtesës së hershme, është libri për jetën time bashkëkohore… Ai kishte një objekt tematik të veçantë: Do t’i përkushtohet tërësisht bashkëshortes sime. Por, duke qenë bashkë për gjashtë dekada, s’mund t’u shmangem, kurrsesi, përshkrimeve jetësore për veten time, ku çdo episode, ngjarje, ndodhi ndërlidhet me të larg apo afër, hidhur apo ëmbël, në favor ose jo të jetës sonë… Tematika e këtij libri u nxit apo lindi vonë, kur po u afroheshim viteve ‘76 të jetës dhe vitit ‘60 të martesës sonë të celebruar. Për këtë afërsi vitesh të jetës me martesën, shumëkush mund do ta “refuzojë” si të paqenë, por unë me këtë këtë shpjegim të shkurtër, nuk do të zbuloj detaje të jetës për të minizuar apo për të shuar kuriozitetin, para se librit t’i “bier” faqja e fundit e leximit.

Related Products