Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

Gruaja që sfidoi fatin

8.00

Share:

About

ISBN 978-9928-08-283-1
Pages: 152
Author:  Pjetër Meta

Category
Publisher:

HYRJE

Jeta në kompleksitetin e saj, të ndërthur me aq “mjeshtri” nga natyra që e lind, me të mirat e të këqijat, me të rastësishme e të pritshme, me fatkeqësi e fatbardhësi, me vuajtje e halle, me luftë për jetën e mbijetesën, me paqe e me luftëra të përgjakshme, me kënaqësi shpirtërore, me hidhërime të thella e përsëri me shpresë të pashuar për vazhdimin e jetës, për t’i marrë asaj sa më shumë, me dasma, me festa e miqësira, por që të gjitha në fund të fundit kulmojnë te puna e lufta për të mbijetuar e për të trashëguar vetveten në breza, shtrihet me veprimet e saj të magjishme të fshehta, të papritura e, here-herë dhe të pakuptueshme te të gjithë njerëzit. Ashtu sikurse natyra me ligjet e saj të përjetshme nuk bëri asnjë privilegj për njeriun për të jetuar përgjithmonë, ashtu i “dhuroi” atij edhe jetën plot ngarkesë e kompleksitet, me ndërlikime e zhgënjime, me humbje e fitime, por në çdo rast me një rreze shprese e përparimi të përjetshëm.

Related Products