Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

TË MË FALËSH NËNË

5.00

Share:

About

ANILA DAHRIU
TË MË FALËSH NËNË
“Ky libër është një vepër imagjinate. Tregimet, personazhet
dhe vendet e përmendura janë fantazi të autores dhe kanë për
qëllim t’i japin vërtetësi rrëfimeve. Çdo analogji me faktet dhe
vendet dhe personave të gjallë apo të vdekur është absolutisht e
rastësishme.

Book Preview

TË MË FALËSH NËNË

Përmbajtja:
ANILA DAHRIU…………………………………………………… 5
TË MË FALËSH NËNË…………………………………………. 5
DYKOHËSIA E PASHMANGSHME E JETËS…………. 6
Tregime te shkruara 1995-2010…………………………….. 10
Shkruaj dhe shfryj……………………………………………….. 10
Mes shijes dhe kuptimit të” KAFKES” …………………… 11
Fluturimi i engjëllit …………………………………………….. 12
Koha e rënies………………………………………………………. 17
I. ……………………………………………………………………….. 17
II………………………………………………………………………… 22
III……………………………………………………………………….. 23
IV. ……………………………………………………………………… 26
Më në fund nëpër dallgët e detit mishngrënës…………. 26
Gjyq me vetveten …………………………………………………. 29
Uria e kobshme ……………………………………………………. 52
II. Këndon vajin e kobshëm nën zë………………………… 58
Zemër motre………………………………………………………… 60
Monedha e verdhë………………………………………………… 66
Drejt perëndimit…………………………………………………… 72
Telefoni………………………………………………………………. 83
Nata e Vitit të Ri ………………………………………………….. 95
I Panjohuri…………………………………………………………. 112
II………………………………………………………………………. 117
Ndihesha e turbulluar…………………………………………. 117
Mes një ëndrre të padëshiruar………………………………. 119
Në Folenë e djallit………………………………………………. 124
Të më falësh, nënë!…………………………………………….. 127
Biografia …………………………………………………………… 131

Category Tags , , ,
Publisher:

Libri më i ri i autores Anila Dahriut me titull shumë
kuptimplotë, “Të më falësh nënë”, është një monument për
nënën dhe të gjithë nënat tona në botë. Nëna është një dhe e
vetme, të ka dhënë gjënë më të bukur që askush tjetër nuk
mund të ta dhurojë: Jetën. Prandaj mendimi për të është si
një alfabet që kurrë nuk mbaron, nga A në Z. Çdo shkronjë
është baras me një jetë dhe çdo jetë e ka gjithmonë një fillesë,
Ajo që është fillimi dhe fundi i mirësisë, i vetëmohimit, i
sakrificës, i përpjekjeve titanike për të sjellë në jetë një Dritë,
ku të shohë veten dhe të ndriçojë më pas në breza. Pra, Nëna
është mohim-pohimi i vazhdimësisë në misionin e vet sublim
që i ka dhënë natyra njerëzore. Sa shumë fjalë, vargje, faqe,
libra i janë kushtuar Asaj, njëri më i bukur se tjetri, njëri më
origjinal se paraardhësit. Të tilla janë nënat, të ngjashme, por
asnjëherë të barabarta. Shprehja se “nëna ime është më e mira
në botë”, është përmbledhja e të gjitha ndjesive më të
madhërishme dhe emocioneve më të thella që jeta na
rezervon. Dashuri pa kushte.
“S’ka në botë më të mirë/ sesa ti, o nëna ime…; apo, ja e para
fjalë/ erdhi nëna…; O nënë/ perëndesha e jetës…; Vij nga
rrugë e gjatë/ti më pret e para…”.
Mjafton të kujtojmë këto këngët tona më të arrira dhe
vështrimet do të ndalen mbi secilën nënë, në një mesazh të
përjetshëm të Maya Angelou: “Ta përshkruash nënën time,
do të thotë të flasësh për një uragan në të gjithë fuqinë e saj”.
Por titulli i këtij libri shkon edhe më larg, në përulësinë e
bijës së vet, që është e ndërgjegjshme se në jetë do të duhej
që mbrëmjeve të kulmonin me ndjenjën falënderuese, si një
venerim plotësisht të merituar, se nëna është zoti i saj, i atij
akti fatlumë që kurorëzohet me lindjen. Me përkujdesen e
rritjes, me dashurinë e pakufizuar si bijë që e tillë do të
mbetet gjithmonë. Por jeta është shumë më e komplikuar, një
metamorfozë e jashtëzakonshme, me ulje-ngritjet e veta, me
largim-kthimet, me zënka-pajtimet, që për shumë arsye na vë
përpara prova të vështira zgjidhjesh, por edhe sikur me
lëndimet të mos gjejmë kurajon të kërkojmë ndjesë, nëna
është zemërmadhe dhe gjithmonë na kupton. Nuk ka si nëna,
është mikja dhe shoqja më e mirë. E në këtë lidhje kaq të
lashtë dhe solidaritet brezash, kohët moderne duket se janë
ndarëse, mospërfillëse të traditës së shkuar. Lindin konflikte
brezash nga një lloj natyre që të rinjtë e quajnë moskuptuese.
Shprehja “kohët kanë ndryshuar”, apo “keni mbetur prapa”,
përbëjnë thelbin e këtyre raporteve shoqërore tepër të
vështira, acaruese, përkeqësuese deri dhe të një ndarjeje
përfundimtare. Dhe fillimi i viteve ’90, edhe pse nënat e
bëjnë zemrën gur, u japin bekimin për ta kërkuar fatin diku
në një vend që prej shekujsh gjendet përballë, por pa asnjë
siguri, shënojnë shthurjen e madhe të asaj lidhje që bëhet
plagë për të gjitha nënat.
Libri fillon me një ngjarje që bijën e vë në pozitën më të
vështirë si “nënë”, me engjëllin që “arratiset” drejt qiellit dhe
sot ndriçon diku në parajsën e madhe, ku ata prehen. Provë e
dhimbshme e mbijetesës kur jeta të godet me dhunën më të
pamëshirshme. E megjithatë jeta vazhdon. Banorët e
Parajsës përsëri jetojnë në shpirtin tonë, jetojnë në mendjen
dhe përditshmërinë tonë. Jetojnë në kujtime që, si ky,
shndërrohen në pavdekësi. Në mendjen e saj gruaja-nënë ka
qartësinë dhe kthjelltësinë që ngjarjet shpesh janë fati i
mbrapshtë, i kurdisur diku, pa marrë parasysh lutjet e nënës,
e shpesh edhe vetë “zoti” nuk dëgjon. Ngushëllimi te
vazhdimësia e jetës është forca për të mos u dorëzuar para
fatit.
Në tregime të tjera autorja me copëza kujtimesh nga vitet e
mbrapshta të historisë sonë të tri dekadave të fundit, ku
dhimbja nuk është e vetme, por kapërcen pragun dhe merr
natyrë tragjike për një qytet dhe për një popull. Ndoshta e
shkuara jonë nga pothuaj mesi i shekullit të kaluar, me gjithë
mëkatet që mbart mbi vete, do të ndihej disi më e qetë. Nuk
ka asnjë shfajësim dhimbja për ata që e vuajtën kohën, në
kufijtë e një pabesueshmërie që na gjente ne shqiptarëve
sërish brenda në vatrën tonë. Duket se historia nuk na kishte
mësuar asnjë shkronjë. Duket se akoma mallkimi nuk po na
shqitet dhe se duket se do të bashkëjetojmë me të në mënyrë
të pashmangshme, pavarësisht se nuk e dëshirojmë. Kthimi
në vendlindje, herë fizik, herë me mendje shpreh keqardhjen,
trishtimin, hidhërimin që nuk do na shqitet kurrë, nëse nuk
do të bëhemi promotorë të një jete tjetër, në respektim të të
gjitha vlera pozitive që kemi krijuar në shekuj. Kujtimet nuk
janë të lehta, por harresa do të ishte ankthi dhe paqetësia që
do të na brente gjithmonë.
Ka një kohë për t’iu përvjedhur jetës, për t’iu fshehur, për të
mos e marrë në konsideratë, për ta përqeshur se je i ri dhe
nuk mund të të mëshirojë, por ka dhe një kohë të dytë, ajo e
gjyqit me vetveten. Ndoshta është koha më e rëndë, më
delikate, më e e pamëshirshme. Të qenët jo subjektiv dhe i
paanshëm, është pamundësia që do të doje të ishte mundësi.
Ta kryqëzosh veten është ndëshkimi më i madh që mund t’i
bësh ekzistencës, por ta falësh më pas është virtyt. Tek e
fundit nuk je i/e detyruar t’i japësh llogari askujt, vetëm
ndërgjegjes tënde. Ngushëllimi është miku më i mirë në këto
raste. Triumfon gjithmonë një justifikim, edhe pse më,
absurdi që mund të mos e kesh menduar kurrë.
I gjithë rrëfimi i autores përshkruhet me nota të qarta
dhimbjesh prej tronditjeve të jetës, kjo lexohen në të gjitha
tregimet, por nuk është “manual” pesimizmi. Ai ngrihet mbi
vetë tronditjeve për të theksuar natyrën njerëzore: jemi më të
fortë se vetë dhimbjet. Edhe pse në plan të parë duket se jeta
na zhgënjeu, na shkërmoqi, na përkuli, përsëri ka gjithmonë
një ringritje, një rilindje në emër të vetë jetës për pasardhësit,
në emër të së ardhmes. Një rrëfim naiv, me një gjuhë tepër të
kuptueshme, të thjeshtë, por me peshë të fortë meditimi që e
bën të rrjedhshëm në lexim. Tashmë u takon lexuesve ta
marrin në dorë dhe ta shijojnë, sepse shumë prej tyre, në një
mënyrë apo në një tjetër, do ta gjejnë veten. Besoj se në vend
të dhimbjeve të jetës do të lexojnë forcën për t’ia dalë mbanë
në çdo situatë që do t’u paraqitë jeta.

Related Products