Number of visitors on page:

N/A

Shenjat e kujteses nga Jeton Kelemndi

Page Visitors:

N/A

SHENJAT E KUJTESËS

Të kërkoj me data të caktuara
në kalendarin historik,
në ngjarje që i shënon Bota
diku, ku të kam ëndërruar, së pari
ta bëj një sy gjumë me ty

të imagjinoj si një vezullim ari
që m’i do shenjat e jetesës
derisa drita e terri bëjnë dashuri,
në sy të kohës. Horizontit
të shëtis, si dëshira e parë në fëmijëri
e cila na rriste me ritme robërie,
si emrin tim që e mbajë
të shpaloj në kujtesë

nëpër fushat e harrimeve të kërkoj
në qoshk të botës,
në skajin tjetër të gjërave që ndodhin
të mbërthyer fish-fish në vetmi
apo, varur në murin që rrethon jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles