Number of visitors on page:

N/A

Ketu apo atje – Jeton Kelmendi

Page Visitors:

N/A

KËTU APO ATJE

Kur kërkoj veten këtu, e gjej atje,
hije e një drite që vonon të zbardhë.
Por kur më thërrasin larg, jam këtu,
si puhiza që endet nër gjurmë të harruara.

Këtu jam kur i mungoj vetëvetës,
atje shkoj kur më tepron pak vete.
Mes dy horizonteve të pashkelura,
një fjalë mbetet peng mes buzëve.

Jam atje, ku kujtimi shndërrohet në anarki,
këtu, ku hapat e mi shkelin pa zhurmë.
Mbi pragun e një bote të pezullt,
shtrij duart drejt një mungese që s’ka fund.

Këtu, a është ky vendi im?
Atje, a është ajo largësi apo veç mall?
Në pëlhurën e kohës së pashkruar
gdhend një mendim që më ikën nga duart.

Në mes, jam asgjë dhe gjithçka,
një udhë pa kthim, një kufi pa prag.
Atje, shoh veten time duke pritur,
këtu, unë pres atë që s’kthehet më.

Nëse më gjeni dikush, më thuaj ku jam,
se jam i humbur mes këtu-ve dhe atje-ve.

New Articles