Number of visitors on page:

N/A

Mëhill Velaj, Kosovë/ ShBA

Page Visitors:

N/A

SHËNIME PËR AUTORIN

Mëhill Velaj u lind vitin 1957 fshatin Gllogjan ( Lugu i Baranit) – Pejë. Ka studiuar Gjuhë shqipe dheLetërsi Fakultetin Filologjik Prishtinës. Ka punuar si mësimdhënës deri 1998, kur ka migruar Amerikë. Jeton Stamford ( Connecticut).

  Me krijimtari  letrare  merret  qysh herët. Shkruan poezi, prozë dhe publicistikë. Autori  gjithashtu shkruan edhe për fëmijë.Në Amerikë ka vazhduarveprimtarinë e tij letrare dhe kulturore. Është anëtar iShoqatës Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane ( SHSHSHA), ku edhe ishte nënkryetar i saj. MëhillVelaj është po ashtu edhe anëtar i Shoqatës dheArtistëve Ndërkombëtarë ( International Artists and  Writers  Association (IWA ) me seli Ohio, SHBA, anëtar i Shoqatës Poetëve Botës ( World Poets Society ), me qendër Larisa ( Greqi ).Po ashtu ështëedhe anëtar i Shoqatës Panshqiptare  “ Vatra”, BronzNY.

    Disa nga librat e Mëhill Velajt janë   përkthyeraedhe gjuhën angleze, rumune, frënge dhe shumëgjuhë tjera botërore.

 Poezia e  Mëhillit u përzgjodh FestivalinNdërkombëtar Poezisë, 2009, quajturNetëtPoetike Strugës” ( “ Struga Poetry Evenings” ).

 Poezitë e Mëhill Velajt janë edhe Antologjinë botërore  “ Who’s Who- Poetry from five continents”.

VEPRAT LETRARE

1. “Gërshetat e Aulonës“, poezi, 1995

2. “Metamorfozat e rruzullit“, poezi, 2007

3. “Lule rriten gurë,  poezi, 2009

4. “Ishulli i pulëbardhës“, novela e tregime, 2009

5. “Unë e ti, Etydë“, poezi, 2010

6. “E se jeta jo“, poezi, 2010

7. “Klithma e shekullit” roman, 2010

8. ” Our walk in time” poezi anglisht, 2010

9. “Qyqja hanin e ferrit“, poezi, 2011

10. “Me majë pene“, publicistikë, 2010

11. Kodi i parajsës( Codul Raiului), poezi rumanisht, 2011

12. “Siluetat e varrit” (“Les silhouettes de la tombe“), poezi frëngjisht, 2012

13. ” Unë e solla Doruntinën“, tregime, 2012

14. ” 100 rrënjë gjethit bohemantologji poetike përTahir Deskun, 2012

15. “Me gjakftohtësi“, roman 2014

16. Vertikalisht“, poezi, 2015

17. “Hyji skëterrë“, roman, 2016

17. “Lotët e pengut“, poezi, 2017

18, “ E dhunuara E…, roman, 2018

19.” Nën hijen e Big Ben”, roman, 2018

SONTE…

Butësisht gjumit ia tregova ëndrrën

Tmerrësisht nesër më tradhtoi

Sonte sekreti është imi

Ëndrra kërkon hapësirë.

Ligatinë e kohës, merr kujtimet dhe ik

Kambanat bien për sot, i dëgjon?

E nesërmja është imja

Ti ëndrrës nuk i le hapësirë.

TEJ SHPRESAVE

Ti rishtazi  erdhe pa trokitur

Habinë time, me velenxë e mbështolle

Nuk të prita leckosur rrugëve gjembore

Sa herë të thashë se je në labirint.

Në udhëkryq shpresat u ravijëzuan

Mjegulla i humbi gjurmët e kujtimeve

Orfeun mendove  do ta kthesh sërish

Ëndrrës së gjakosur, të mbuluar me harresë

Peliçe të re sot i solle.

Sërish erdhe kujtimeve të vjetra

Kanë perënduar qëmoti

Kthehu andej ku u gjembove

Nuk jam më në udhëkryq.

FURTUNA MË NDOQI

Ligatinës sate kalova atë natë

Furtuna më ndoqi

Zemra bëri shamatë

Shamatë e ëmbël

U zhduk në errësirë

Agu na gjeti,

në të ëmblën errësirë

Ëmbëlsi kërkova e gjeta në ty

Nesër prapë kërkova

Të jem në ligatinë…

KUR UNË IK NGA KJO BOTË

Kur një ditë unë ik nga kjo botë

Në mes vargjesh do të më gjesh

Do të lexosh tonën dashuri

Grindjet, pajtimet, lojërat, dëshprimet

Do të më mbyllësh në sirtar

Do t’më kesh vargun e parë.

Do t’më prekësh, do t’më mikëlosh

Sa për vargun të mos më harrosh.

Bashko lotin në sirtar, bashkë me vargun

Tonë të parë

Bashkë e thurëm, bashkë e tkurrëm

Ika unë vargu të mbet

Mbete ti, asgjë s’u tret.

MOS NUMËRO!…

Mos m’i numëro thinjat nëpër kohë

I njoh ata më mirë se çdo njeri

Të miat janë, kanë nga një histori.

Mos rrëmih fort, Uliks nuk janë vitet e mia

Ato ecin rrugës së kohëve

Mbase edhe ti je një nga historia…

Kuti Pandore kam ca kujtime

Në to mos prek se bëhesh thërrime.

Vitet i kam kronologji, dua ta dish edhe ti

Se në zemër frymon një shpirt i ri

Pra, vitet nuk i numëroj

I kam kronologji, nuk më rëndojnë në supe

Mos m’i numëro as ti.

CILËS T’I BESOJ?

Në ëndrrën e parë, më the se më do fort

Kah agu me tërbim u çirre se nuk më duron dot

T’i besoj ëndrrës së parë apo agimit

Ta besoj të dytën e t’i ik tërbimit.

Largoje tërbimin, hudhe zemërimin

Mbush kupën me mjaltë e gotën me verë

T’i cakërrojmë gotat, t’i harrojmë  hidhërimet

Do të shoqërojnë për jetë gëzimet.

REBELIM ËNDRRE

Rebeluar shpirti nuk më dëgjoi mbrëmë

Zjarri  zjarronte në damarët e mi

U rinua shpirti, zemra gulçonte

Malli më vërshoi për ata sy.

Më shikuan nga larg, ngjanin në Penelopë

Unë Odise i largët, më shtrinë për tokë.

Afshi i dashurisë më përvëlonte

Më ngjitej nga pas,ikja, më ndiqte

Më trokiste në brendi, u hamenda se ç’u çmenda

Shpirti më mori në arrati.

E ëmbël arratia, me imagjinatën u përqafova

Kalova shumë oqeane, me ëndrrën u takova

Ëmbëlsisht e ledhatova, kafshova, përqafova

Arratia më zgjoi nga gjumi, kujtim të ëmbël përjetova.

.   LUTEM…

Mos ma fik zjarrin e përndezur

Ëndrrat bashkë i ëndërruam

Bashkë nuk ishim asnjëherë

Ti mos ik  para meje nga kjo botë

Dua të pres atje, të mikëloj

Këtu vetëm ëndërruam

Lërmë të vuaj pas ikjes sate

Kopshtin e Edenit ta imagjinoj me ty

Nuk të pata atëherë kur  desha

Syri digjet zjarr nga malli

Unë do të ik para teje, lutem

Të pres atje te trëndafilat e parajsës

Të përqafoj, të prehem në gjirin tënd…

Lutem…

Të pres…

NËSE…

Nëse sonte e ndjen vetminë

Nëse sonte je bosh nga mungesa ime

Me flutura do ta sjell mallin tim të përvëluar

Përpara teje ndjenjat gjunjëzohen.

Me natën bëra pakt, lidhëm besë

Qepallat tua në ëndërr t’i vizitoj

Lehtë të ta tremb ëndrrën

Të vishem me pëlhurë malli

Në gjoksin tënd ta shuajmë mallin.

Ti fli, fluturat çdo natë vijnë

Nëse një  ditë kurrë më s’do të shihemi

Fluturat do t’i përcjell te ti

Me aromën time i parfumos

Ti shuaje mallin me kurmin tim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles