Number of visitors on page:

N/A

Poeti amerikan Bill Wolak boton librin e ri ne Shqip

Page Visitors:

N/A

“ÇDO ËNDËRR OFRON DY PASQYRA”, VJERSHA TË PËRKTHYERA ME MENDJE E ZEMËR PREJ NJË ARTISTI
Nga Abdullah TROSHUPA

Të përkthesh libër, e sidomos të një autori me famë botërore, paraqet një sfidë të madhe, por edhe të guximshme nuk është edhe aq lehtë. Mirëpo, shumë jam i
bindur se përkthyesi e ka kuptuar drejt autorin e poezive Bill Wolak dhe këto ditë më ra në dorë libri “ÇDO ËNDËRR OFRON DY PASQYRA” i autorit Bill Wolak
i përkthyer nga Prof. Jeton Kelmendi. Pasi mbarova së lexuari përmbledhjen me vjersha të përkthyera pash se poeti ynë profesori i nderuar z. Jeton Kelmendi kishte
bërë një hap përpara për autorin në fjalë. Emri i shkrimtarit Bill Wolak sigurisht se është i njohur për lexuesit. Ky poet në horizontet e letërsisë sonë shqipe
erdhi si poet i përkthyer me një përkushtim të madh nga poeti i mirënjohur Prof. Jeton Kelmendi dhe sot është në duart e lexuesve shqiptarë.
Librin me poezi me titull “ÇDO ËNDËRR OFRON DY PASQYRA” e poetit Bill Wolak vjen me
një bagazh të gjerë veprash 18 prej tyre të përkthyera në shumë gjuhë.

Pra, në vëllimin poetik “ÇDO ËNDËRR OFRON DY PASQYRA” të autorit Bill Wolak janë përfshirë gjithsej 56 poezi.
Emrin e tij, kohëve të fundit, lexuesi shqiptar mund ta hasë nëpër disa gjuhë të huaja jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në shtetet e ndryshme botërore.
Në këto shkrime të publikuara, kryesisht gjejmë
studime dhe vështrime për veprën e tij, që është vlerësuar, analizuar dhe konstatuar pozitivisht dhe shumë lart krijimtaria letrare e tij.
Po ashtu, për poezinë e Wolak-ut janë bërë shkrime edhe në formë recensioni, artikulli, vështrimi, eseje e trajtese, ku janë shfaqur mendime krejt pozitive
për krijimtarinë letrare të tij. Pra, ai është një krijues i talentuar, me prirje të madhe, me kërshëri të gjithanshme, me kulturë letrare filozofike.
Përkthimet e tij janë shfaqur në revista të shumta botërore. Në vitin 2007, mori pjesë në një delegacion të miqësisë në Iran. Gjatë vitit 2010, Wolak iu dha një
mundësi studimi në terren në Kinë dhe Japoni. Ai u zgjodh dhe u paraqit disa herë në festivalin të mbajtur në Indi. Kohët e fundit, ai është paraqitur në Festivalin
Ndërkombëtar të poezisë në shumë vende të botës. Si i tillë, ai është i përgatitur të krijojë artin e tij letrar, jo vetëm bindshëm e bukur, por edhe në mënyrë origjinale,
që e arrin në saje të përvojës mbi procesin krijues dhe të përvojës jetësore.

Autori Wolak me stilin e tij të veçantë, me vullnet
dhe admirim këtë vëllim poetik e ka trajtuar bukur e me plot frymëzim.
Është e sigurt se poeti Bill Wolak me vëllimin e tij poetik “ÇDO ËNDËRR OFRON DY PASQYRA”, do të sjellë shumë kënaqësi dhe optimizëm.
Poezia e tij me motiv dashurie shpesh njolloset nga zërat e shumtë që flasin në disa vende të zakonshme, por fatmirësisht Bill Wolak është larg imituesve. Ai na tregon menjëherë zërin e tij autentik, hapat e tij njerëzorë të një përvoje reale. Wolak ka mësuar shumë nga studimi i letërsisë klasike. Ai është një lloj antropologu i poezisë, që shpërthen nga energjia, i bazuar në atë që është thelbësore në këtë rrugëtim jetësor, fizikisht,
emocionalisht, intelektualisht. Poezitë e tij janë shprehje të akorduara. Ata eksplorojnë
trupin me pritje në prag të kënaqësisë.
Autori përmes këtyre poezive të bukura, ka për qëllim që të bëjë ngritjen ideore dhe formimin ideoartistik dhe me vlera të mëdha. Vetë subjekti i poezive të vëllimit flet jo vetëm për rinovimin e aftësive të poetit dhe për ngritjen e tij të sigurt
prej artisti nga vëllimi në vëllim, por edhe për përkushtimin e kujdesin e treguar për shprehjen koncize, me të cilën di ta bëjë konceptimin maksimal të
mendimeve e ngjarjeve dhe kapjen e aspekteve të veçanta të jetës. Pikërisht kjo mënyrë e trajtimit të reales të gërshetuar kaq bukur edhe me fantastikën, u siguron poezive të Billit jetëgjatësi dhe ua shton edhe më shumë vlerën- gjë që dëshmon vendosmërinë dhe seriozitetin e vazhdueshëm të autorit.
Duke pasur parasysh të gjitha këto përpjekje të poetit Wolak, i cili në këtë vëllim sjell tema e motive të ndryshme dhe të trajtuara me art të goditur, kuptojmë
faktin se, z. Bill Wolk gjithnjë është në kërkim të temave të patrajtuara, ai ia ka arritur që me këtë vëllim, t`i shtojë lexuesit e librave të tij.
Vëllimi poetik “ÇDO ËNDËRR OFRON DY PASQYRA”, ” të poetit Wolk vlerën ia shton edhe gjuha e pastër që është përdorur, fjalori i thjeshtë, si dhe elementet e tjera teoriko-letrare, siç janë stili, motivet, mesazhet, tematikat, figuracioni poetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles