Poetika e Jeton Kelmendit, si inspirim dhe meditim i thellë filozofik.
Agron Shele, shkrimtar
Poezia, si atribut i fuqisë shpirtërore të njeriut dhe shprehja më e lartë e fjalës së përzgjedhur,ngrihet mbi të gjitha zhanret tjera të artit dhe aktualizon si përherë, magjepsjen e saj marramendëse.Brishtësia e fjalës artistike, lojërat me të, beftësia dhe muzikaliteti, kompozicioni elokuenca shpirtëroretejçojnë magjinë e vërtetë të artit. Nëpër këto konture dhe me individualitet të plotë shfaqet forcashprehëse dhe stilistika e poetit të ri Jeton Kelmendi.
Një paraqitje e tillë figurative shpreh më së miri frymën e lartë artistike të kërij autori, i cili memuzikalitetin e vargjeve, ndërthurjen dhe lojën me fjalët, kuptimësinë dhe mesazhin e dhënë, kapublikuar denjësisht vlerat individuale poetike, por dhe fjalën e bukur artistike shqipe.
“Sa here shëtis brenda
Vetvetes
Të takoj ty
Tek secili udhëkryq
Nga një shenjë e jotja
Nga një dritë e gjelbër
E imja
Në qiell m’ shndrisin sytë e tu”.
Kjo shëtitje e pazakonë përbrenda vetvetes, mes mistizmit dhe prognozës që shoqëron qeniennjeri, në kuptimin e thellë dhe tejet meditus të përtejshpirtit, sjell flirtin e vetë poetit. “Sa herë shëtis” -pyet veten autori? Drejt kujt? Ku? Oazeve të shpirtit, qiejve të pasionit, apo nënështrimit tëprocesionit të vet, thirrmës emetuse të jetës, për të ecur, gjalluar dhe më pas “Tek secili udhëkryq”,atje ku pleksen dhe ngatërrohen të gjitha aludimet me idolet. “Nga një shenjë e jotja/Nga një dritë egjelbër/E imja“. Refleksion i plotë i pasqyrës shpirtërore “shenjë e saj”, refleksion i plotë ngjyrashpoetike “dritë e gjelbër”, të cilat traskiptojnë estetikë, figuracion dhe muzikalitet. Ky vargëzim shprehdhe shpalos më së miri ornamentin dhe lajtmotivin artistik, por paralelisht shpreh dhe ideimin dhehapësirën e gjerë të mendimit.
“Cili njeri
Kish mundur me udhëtue kaq larg
Po e pyes poetin që ishte
Tek e shikoja
Atë që se shihja
Dhe me ferk të mëngjesit
Mbërrita
Të porta e shpirtit
Dy rreze më prisnin
Hej njeri
Sërish u takuam“.
Lojëra dhe ndërthurje fjalësh. Kompozicion poetik dhe partiturë muzikale që tërheq, rrëmbendhe befason. Epiqendërzim i njeriut të dyzuar mes ekzistencializmit dhe shpirtëzimit, diapozon qëvështron tridemisionalisht (+vështrim poetik), të cilin në harmoni me elementët plotësues natyrorë(feksje e ditës së re + rreze drite), ku kjo e fundit paraqitet me rreze shprese dhe rreze jete, plotësonmë së miri vetë sugjestionimin tonë. Në fund riciklimi i gjithë termionologjisë së përdorur mbetet potek njeriu, tek qënia e deshifruar fizikisht, shpirtërisht, mentalisht, potencialisht dhe relativisht.
“Dy zonja ulur në bar
Më prisnin
Njëra më shfaqej
Si Dielli
Tjetra si Hënë
Kur mbërrita pranë tyre
Sërish ti ishe
Zonja e parë
E dyta
Dashuria”.
Elementet parësore me lojalitetin e fjalës dhe shpërthimet e qenies mbeten të njëjta, gatikostante, të cilat figurativisht pasthirrmojnë “Zonja e parë”, dhe jo pa qëllim, sepse thelbi i gjithë këtijreferimi është individualiteti, vetëdija dhe kreativiteti botëkuptimor që na shoqëron. Elementi lirik“Dashuria” jepet me bukurinë e Hënës, me sonetin drithërues të mbrëmjes, me zjarrin dheshkrepëtimën e yjeve, e cila zbukuron dhe thur mijëra ëndërrime.
“Gjithë ky rrugëtim
Për të arritur deri te vetë vetja”.
Vargjet e fundit të kësaj poezie përmbyllin udhëtimin mistik, ashti si Diogjeni me qiri në dorë, icili endej në kërkim të njeriut dhe mes gjithë kësaj harmonie poetike, si parashtrim idesh kohore,thyerje konceptesh dhe percepetimi filozofik, autori Kelmendi arrin tek vetvetja, tek qendra e referimitdhe këndvështrimi i botës panoramike me sugjestionin dhe refleksivitetin individual, atë të një poetidhe autori global.
“Si shkohet për tek vetvetja”, shpreh më së miri këndvështrimin filozofik të autorit, hedh dritërreth konceptit dhe qendërzimit të botës universale njerëzore, shpreh artikulimin e mendimit dhedrejtpeshimit të ndërgjegjies që na shoqëron dhe veçon, parashtron dimesione të reja referimi dhezbërthime të thella psiko-analitike si dhe e bën poetin Kelmendi rrëfyes të meditimit dhe mendimit tëlirë progresiv.