Number of visitors on page:

N/A

Poezi nga Giusy Nisticò, Itali

Page Visitors:

N/A

 Giusy Nisticò

Të lexosh  shpirtin poetik të Giusy Nisticò  do të thotë të kesh” një shpirt të qetë dhe të çiltër”, i cili të kujton një durim të jashtëzakonshëm, ku poeti përballet me realitetin në faqet e tij,në fillim me një sy tjetër, së pari të paqartë dhe më vonë ngadalë ngadalë, në një det të qetë ku paqja mbretëron dhe fiton betejën me kryeveprat e veta .Giusy është një sirenë që na paralajmëron me zërin e saj të fortë, dhe  vazhdon nuk ndalet, edhe nëse zërat e errëta përpiqen të shtypin rrugën e saj. Duke lexuar poezitë të librave të botuara nga mikja ime , mendova se lindja e një poeti është një privilegj, ku transparenca, e vërteta, besnikëria janë dhurata që lindin tek ta.Koha nuk i transmeton ato menjëherë, po mbeten të virgjëra me fjalët tona që dalin dhe depërtojnë në të gjitha nuancat e ngjyrave . Ndërkaq shpirti na shtron shumë pyetje për jetën, të cilat nuk gjejnë përgjigje dhe mbeten në thellësinë e egos sonë, që pastaj na shtyjnë të bërtasim  sepse poezia është e lirë dhe transmeton tingujt e shpirtit. Një ndjenjë që drejton mbase një mendim “të dobët”, por me vetëdije se kemi kapërcyer tejkalimin e komplikimeve, që jeta na jep si provë. Ndë rsa gjithmonë kemi synime në ekzistencën tonë tokësore .

Çfarë jemi nëse heqim dorë? Ato ndihmojnë për të ngritur dhe dhënë një kuptim unik për pjesët që ngjiten në këtë jetë mbytëse, të përbërë nga paragjykime  nga ana

tjetër forca e brendshme tek ne, lufton fort, duke ndjekur parimet dhe vlerat për të jetuar çdo ditë. Këtë veti të veçantë nuhas në fjalët kaq të sinqerta tek kumbojnë dhe burojnë kaltërsinë e brendshme të tyre.

Giusy shkruan pa lidhur dhe kufizuar shpirtin ,nuancat e jetës janë si klithmat dhe lemzat e kuptuarit të saj. Ndokush i fsheh me fanatizëm duke veshur maskat e karnavaleve dhe hyjnuar të pavlerën në vlerë.

Tek autorja fjala dashuri është si një kristal që shkëlqen dhe reflekton si një magjepsje. Dashuria është forca që përqafon universin është ajo që lexojmë me pak fjalë në poezinë e Giusy Nisticò, nuk ka nevojë për fraza të fortifikuara për të sofistikuar poezinë. Ndjenjat janë si agimi i çdo mëngjesi drejt të cilit të gjithë shikojnë lart, në një fakt të vërtetë:  rebelim i drejtpërdrejtë me kohën hipokrite duke i shpallur luftë të pamërshirshme. Për t’i dhënë sens asaj që do të thotë të besosh? Të besosh në një jetë sublime me aq shumë pasion për të dhe poezinë , e cila na ndihmon të zgjidhim nyjet e shpirtit dhe si shpërblim na bën më të fortë drejt rrugës sonë, drejt një jete dinjitoze, që gjithëmonë të rëfejmë dhe shkruajmë të vërtetën e saj .

Nga ANILA DAHRIU

Kënd

Një klithmë dashurie e mbyllur në zbrazëti,
Merr krahë nën degët e zemrës.
Zotëruse dhe e vetmuar,e ëmbël dhe eksenziale,
Vlon në fragjilitetin e kohës,
Dëshira të pafundme,
motivet dhe pasionet
Fshijnë më në fund iluzionet
Duke përforcuar magjinë e fatit të dashuruarve.

 

-Shenjat

Sublime melodia  e ditës si një piumë e lehtë ylberësh.
Mbi një botë ireale për t’u zbuluar
Përciell qetësinë e natës.
Jeta shndrit,
Kurorëzon dhe zbeh një imazh të gabuar dikur,
Ndryshimet përciellin ulërimën e qiellit
Tek shpërthen në ngjyra.

 

-Hapësirë

Nën hijen të lemzës së saposhfaqur,
Kërcejnë inkonat e çmendura.
Nën qetësinë e çuditshme
Një zë i thellë mbështiellë çastet
Madje, intimitet kaq të ndryshme nga realiteti.

 

-Batiz e zbatizë

Bregdetet  të konsumuara nga valët e bardha,
Të destinuara të përmbledhin vetveten.
Në vazhdimësi ,
të qeta pa u turbulluar
Ndyshojnë imazhet .
Ndër ajër një lot drite
Përkëdhel qiellin magjik.

 

– Të rilindës

E bukura dhe këndshme jetë,
Ndërsa fillon me dëshirën të këndosh
Këngë të sapokrijuar.
Një zjarrmi del nga zjarrmia
Për të kulmuar kështiella të mbrojtura.
Rrjell burimi i mëngjesit,
Shpërthen mendimet
Madje zotëron kohërat.
Zhgarravitjet e bojës së shkrimit,
Lënë gjurmë nëpër udhë
Për të shoqëruar e firmosur
Gjithëçka që do të vijë.

 

-PËRKËDHELJET

Janë  kujtime  të  pakufishme
Tronditje dhe pritëse,
Tek koklaviten
me frymëmarrjen .
Janë tronditje shkëmbinjësh
nën ulërimash të vetëtimave.
Janë udhëtim  kuajsh me patkonjë të copëtuar,
Tek ndihasin kurmin e shkretëtirës…
Janë qeliza tek lindin dhe rilindin, dhe,
Ndoshta një ditë harkojnë jetën në perçartje reale.

 

-TINGUJ

Tinguj të padëgjuar por,
kurrë të fshehur,
Janë  si përkëdheljet e valëve blu.
larg zënkave të sirenave xheloze.
Dridhjet e tundshme e dinake gërrmojnë brigjet
Tunduse,dhe më vonë…
Gëlltiten nga lavërrjesi i kohës.

 

-PAQE

Gjendet shpesh një nesërme
e cila mund të jetë e gëzueshme dhe imagjinare.
Ndoshta një  gjerdan shumëngjyrësh,
që kulmon zërat në një kor.
Një tingull që shkrumbon terrin,
Si lotët  e shiut,
Tek gëlltitin shëmtinë dhe gjakun e zi
të njerëzisë .
Një dorë shtrihet në anën tjetër,
për të mbështetur të gjitha format e drejtësisë dhe lirisë.
Dëshira dhe fuqia coptojnë
frikën,
Paqja humane mbjellë dinjitetin dhe
zbukuron me buzëqeshje  shpresën,
duke shfarrosur urrejtjen dhe plagët e botës.

 

-DERA

Mbyll atë derë,
Thirr fortë aq fortë për t’i bërë muret të dridhen.
Mos të  kthehesh,
E  nesërmja nuk është vetmi.
Hape dritaren e zemrës tënde
dhe vishi ndjenjat me krahëfluturash,
Shko drejt dritës,
Në udhën e shpëtimit…

 

LOTI

Lëngu i shumë të vërtetave,
eksiton, duke zbritur dhe shkrirë
nyjet nga gjoksi,
që dalin ngadalë,
si pikat e gjilpërave të vogla,
të gërvishtem  në një shpirt të vetmuar.
Fjalë të lëngwshme,
të lidhura me plazmë kujtimesh,
teksa përciellin energji kaltërore,
si  dhe shiun e butë,
për të freskuar një zemër të dhimbshme.

 

-LULE 

Je lule dhe butësisht,
Depërton aromë jete nën rrënjët e tokës,
e papërlyer dhe me fat.
lind e frymon dritë  në errësirë,
përmbushja e jetës,
prag i  bukurisë.

GRUA

Krijesë e pakrahasueshme,
fllad deti i lehtë,
krah rrahur në kaltërsi.
Njerëzore, hyjnore e vërtetë e përjetshme.
Grua aspekt si karafil i jetës,
mençuri sublime, theks, qëllim.
gjeni e butë, delikate, shpërblyese.
Gruaja imazh skulture e jetës me
kufijtë e saja kaher dhe  frika trembet.
Mitra e jetës
Tek ushqen embrionin e botës .
idealet, qëllimet.
Grua tek  gjeneron,
tek rritesh,  shndërrohesh dhe largohesh.
Ndjenjë e gjallë, e sertë, e lodhshme,
mëkatare, tërheqëse.
Grua që buron bukurinë e vetvetes,
hijeshi, rafinim, botët kryq,
erërat, dimensionet,shpresën.

Grua bujare, magjike,
pakënaqësi e brishtë, e këndshme,
e burgosur kaher në të vjetrën,
shëmbëllim i së ardhmes, armik,
mik, reflektues efektiv.
Zëri, heshtja, ulërim, ditë e natë,
kripë e përditshme, që na bart,
me një fjalë: Grua

Giusiy Nistico ,poetesha e talentuar jeton në Ciro Marina(Kalabria)ITALIA ,dhe është e një nga figurat më të rëndësishme në sociale në rolin e presidentes në shoqatë internazionale“Fidapa” (shoqatë mbrojtëse për të drejtat e gruas)në jug të Italisë.(Kalabria, Kampana).Në maj 2012ka publikuar librin e saj të parë titulluar” Shpirti poetik”,Në korrik 2014 “Dridhjet e zemrës”,në mars 2016 “Fijet e fjalëve”,dhe 2018”Koha e ndienjave”.

“ TË LIDHESH MENDIMET” 2019 shtepia botuse”Ada”një përmbledhje të librave të botuara nga autoria ndër vite.

Shqipëroi  Anila Dahriu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles