Number of visitors on page:

N/A

Poezi nga Miftar M. Tërshnjaku

Page Visitors:

N/A
MË KA MARRË MALLI, KU ËSHTË STRUKUR BILBILI
Rrezet e diellit sikur kanë shteruar,
Shiu nga lart sikur është pikërruar,
Era nuk fryn ashtu si më parë,
Mua ky mall sot ç’më paska marrë.
 Malli më rrëmbeu për tokën, shoqërinë,
 Për lulet e bukura, dhe për shtëpinë,
 Për diell e hënë në perëndim lëshuar,
Për udhën me gur shkollës duke shkuar.
Atje ku mrizonte gjithmonë gjallëria,
Atje nëpër fusha ku loznin fëmija,
Atje më dogji malli për plakun në arë
Tek hidhte farën ëmbëlsisht në ugar.
Atje ku hëna retë i ka mbuluar,
Bora në fushë si jorgan shtruar.
Me oxhaqe plot shtëllunga  tymi,
Më ka marrë malli, ku është strukur Bilbili
Ah, plot kujtime për atje më rrëmbejnë,
Edhe lulet në ëndrra sërish m’i kthejnë.
Kurrë vendin tim nuk do të mund ta harroj,
Plagët e shpirtit  me dhembje rënkoj.
 Autor: M.Sc. Miftar M. Tërshnjaku
19.11.2021 Vjenë
Poezia 2)
A KA GËZIM MA TË MADH SE GJUHA
Gjuhën shqiptare kur flet njeriu
Gjallë nën dhe futet zaptiu,
Kjo lartëson kombin shqiptar
Me Flamurin e bukur kombëtar.
A ka gëzim më të madh se gjuha
Kur e flet një komb i mbarë?
Në këtë botë nuk peshohet
As me çmim, as me vlerë e ar.
Gjuhë që foli Perëndia
Prarohet me fjalë të arta
E lartësohet nga lashtësia
Tek Zeusi e tek Arta.
Brez pas brezi është trasuar
Nga pellazgët deri në Shqiptari
Një komb për ta lartësuar
Në më të bukurën Shqipëri.
A ka gëzim më të madh se gjuha
Gjuhë më të bukur e fort të dlirë
Që traditë e pati shqiptari
Brez pas brezi nga gjaku ilir.
O gjuhë e bekuar
Që ndriçon si flakadar
Ti më je më vlerë në mua
Se e gjithë toka me gjithë ar,
Autor :M. sc. M. Tërshnjaku
3)
POEZI PËR SHQIPTARI
E ku ka dashuri më të zjarrtë,
Se për Shqipërinë tonë të Artë?
Vend që e fali perëndia,
Që të rrojë shqiptaria,
Ku kanë shqipet folenë,
Gjergji ynë ku ka Atdhenë.
Atje ku shqiptarët kanë pri’
Me flamurin kuq e zi
Ku gjithmonë kanë folur me nder,
Gjuhën shqipe me plot vlerë,
Ismail Qemali me plis të bardhë,
Në Vlorë ku ngriti flamur kombëtar.
Që nga Shkodra, Kosovë, Janinë,
Ku Ymer Prizreni bashkoi Shqipërinë,
E ku lëshoi zërin lahuta,
Gjithmonë në shekuj ku jehoi pushka.
Në këto troje të Arbërisë,
Ku sot është emri Shqipërisë,
Ku jeton një komb i ndarë,
Në gjithë trojet me flamur kombëtar.
E ku ka më fort krenari
Në gjithë trojet: emri Shqipëri?
E në këtë emër të rrojë me nder,
Që nga Shkodra, Opojë, Preshevë,
Tiranë, Vlorë, Ulqin, Podujevë.
Në të katër anët e Atdheut:
Në dhe të Shqipërisë, të Skënderbeut!
Autor: M. Sc. Miftar Tërshnjaku
   07/07/2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles