Number of visitors on page:

N/A

Shtëpia  Botuese “IWA BOGDANI” është në proces të botimit të ANTOLOGJISË ME POEZI HAIKU NGA AUTORË/E SHQIPËTAR/E.

Page Visitors:

N/A

KONFIRMIM PËR TU KYCUR NË ANTOLOGJINË  E HAIKUT TË AUTORVE SHQIPTAR

Shtëpia  Botuese “IWA BOGDANI” është në proces të botimit të ANTOLOGJISË ME POEZI HAIKU NGA AUTORË/E SHQIPËTAR/E.

Ftohën të gjithë autorët/et shqipëtar/e që kanë të botuar një libër ose me shumë me haiku në shqip, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe diaspora, duhet ti dërgojn librat e tyre me poezi HAIKU  për ti përzgjedhur  për botim në ANTOLOGJIN  E HAIKUVE  TË AUTORVE SHPIPTAR.

Ekipi i këtij projekti përbëhet nga:

  • Prof. Dr. Jeton Kelmendi, botues i shtëpisë botuese : IWA BOGDANI ,Prishtinë .
  • Ideator dhe përpilues kryesor i antologjisë është Prof. Dr. Xhemil Bytyçi, autor i 13 librave me haiku në shqip.
  • Kryeredaktor: Xhemil Bytyçi, poet nga Kosova.
  • Redaktorë të tjerë Ragip Zhguni, poet nga Elbasani, dhe Prend Buzhala poet dhe gjuhëtarë nga Prishtina.
  • Lektor-Shefqet Riza .

Për t’u përfshirë në këtë antologji, autorët/et duhet të dërgojnë përmes email-it (postës elektronike) ose postës së rregullt këto dokumente:

  1. Dërgimi i një libri ose më tepër si PDF (ose kopje fizike) me poezi haiku. (Autorët duhet të kenë të botuar së paku një libër me poezi haiku.)
  2. Foto të autorit/es.
  3. Biografi të shkurtër — maksimumi 10 fjali.
  4. Dokument të firmosur ku e jepni pëlqimin për botimin e haikuve tua në projektin “Antologjia e Poezisë Haiku nga autorë/e shqipëtar/e”.
  5. Për autorët/et të cilët/at nuk gjenden më në mesin tonë(janë në përjetësi) librin ose librat e tyre me haiku dhe dokumentet  tjera duhet ti plotësojnë dhe ti dërgojnë familjarët,me pëlqimin e familjarit se mund të botohen në antologji.
  6. Informata e juaj personale për kontakt : emri i plotë i autorit/es, adresa, telefoni, dhe email-i i juaj ose, facebooku.

Afati i fundit: 31 dhjetor 2024.

Autorët/et inkurajohen t’i dërgojnë të gjitha këto dokumenta  me  e-mail  ose përmes postës së rregullt në adresën:

Prof. Dr. Xhemil Bytyçi

Rr. Bedrush Qollaku 24, Matiqan

Prishtinë, Kosovë, 10000

Tel.+ 383-44-119-501

e-mail: xhemilb@gmail.com

facebook.com/xhemil.bytyci

  1. Këtë informat mund t’ia shpërndani shokëve dhe miqëve të juaj poet përmes e-mailit ose facebookut  të juaj.

New Articles