Number of visitors on page:

N/A

Xhavit Drenori boton librin e ri

Page Visitors:

N/A

IWA Bogdani ka botuar librin ms të ti të Dr. Xhavit Drenorit

I lumtur që një punë shumë vjeçare po finalizohet me botim të një libri shkencor.

Rruga nëpër të cilën ka kaluar demokratizimi në Kosovën e pasluftës ka qenë e vështirë dhe me plot sfida, ku kanë pasur ndikim të veçantë faktorë të shumtë.

Pikërisht qëllimi thelbësor i temës sime të doktoratës dhe librit të botuar tani, është që të hedh dritë mbi sfidat dhe rritën e demokracisë dhe konsolidimit të saj në shtetin e Kosovës, aq më tepër duke qenë vet unë pjesëmarrës në shumë procese e veprime demokratike, qoftë në kuadër të shoqërisë civile apo angazhimit tim politik.

Duke pasë parasysh faktin se Kosova është shtet i ri dhe rreth vet proceseve të saj demokratike flitet shumë vonë, pas luftës së vitit 1999, domeni i këtij studimi ishte procesi, sfidat dhe problemet e konsolidimit të demokracisë në Kosovë që nga vendosja e mekanizmave ndërkombëtare pas përfundimit të luftës në vitin 1999.
Po ashtu, një fokus të veçantë i kam kushtuar faktorëve qoftë ata të brendshëm apo të jashtëm, të cilët kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë në procesin e konsolidimit të demokracisë në Kosovë.

Shpresoj që libri t’iu ndihmojë qoftë studiuesve apo edhe politikologëve, që merren dhe do të merren në të ardhmen me studimin e shkallës së demokracisë në Kosovë dhe sfidat e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles