Number of visitors on page:

N/A

Bora Balaj boton romanin’Heshtja’

Page Visitors:

N/A

IWA Bogdani boton romanin Heshtja të aurores Bora Balaj. Ështe një roman interesant ku me kujdes trajton temen e dhunimeve te luftes se fundit në Kosove.


Autorise Bora Balaj

Rrëfim i heshtur

Çdo gjë nisë me dashurinë, dinjitet ky me etikë njerëzore, që kalon në sakrificë e merr rrugë të gjatë deri te një rrëfim interesant, e me ngjarje që ta trazojnë qetësinë shpirtërore gjatë leximit.

Romani “Heshtja” i shkruar nga Bora Balaj, paraqet dramën njerëzore të kohës së luftës në Kosovë me narracion personazhin një vajzë e re, e cila përjeton dhunë seksuale nga forcat e regjimit, e që, i ndryshon jeta deri në shkatërrim total.

Rrëfimi i heshtur, apo heshtja e dhunës, është britma që e nxjerrë autorja Balaj, si tregim, apo rrëfim që tregon se njeriu mund ti ruajë disa nga sekretet pa i thënë me zë, e kurrsesi dhunën seksuale, ngase kjo energji e brendshme, dallon prej të gjitha fuqive.

Tema e romanit, trajton dhimbjen kolektive me ngjarjen e një të dhunuare, nga jeta e të cilës trajton ndërgjegjen e dhunuesve, nga mediokret përballë femrës së pa mbrojtur, dhe drejtësinë e vonuar, për ta dënuar këtë shëmti të sëmundjes mendore.

Tregimi i thurur me gjuhën e romanit shprehë argumentin, duke e kthyer ngjarjen me ankth e trishtim, e që nuk e shkëputë distanca kohore as historia morale që mundohen ta fshehin.

Një tjetër kuptim i romanit, paraqet çastin, posaçërisht gjinisë femër i duhet vetëm një çast prej nga ndryshon jeta,burojnë pastaj iluzionet episodike deri te epilogu me kollapsim e fatalitet.

Romanet me temë të tillë çfarë e kemi në dorë dhe e ofrojmë para lexuesit, duhet të shkruhet, edhe pse një numër i madhe i lexuesve nuk e donë narrativin me trishtim, me skena qëta çojnë peshë të shkuarën, unë mendoj se duhet ti kemi këto dëshmi, edhe tek materialet e dokumentimit e arkivimit, e pse jo edhe te romani për ta shenjëzuar kohën e barbarisë, që të marrim mësim nga njerëzorja e nga mizoria nëse ia shkatërrojmë dikujt jetën.

Autorja, nuk ka mundur ta kapërcejë këtë sfilitje, këtëdërmim të shoqërisë sonë që e bënë fenomen, dhe, e ka mbërthyer në copëz romani duke paraqitur ritualin e jetës, nga familja, dashuria, morali i trashëguar si lidhje e varshmërisë,deri te mallkimi duke thirrur “Çka ti bëjë mëkatit të huaj?”.

Nëse dikush nga përjetuesit, të dëmtuarit heshtin, për njëmijë arsye, ne të tjerët nuk duhet të heshtim ndaj krimit, sikur e bëri autorja e romanit Bora Balaj me përkushtim ndaj gjinisë së saj, femër.

​​​​                           Engjëll I. Berisha redaktor I librit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles