Number of visitors on page:

N/A

Çun Lajçi poezi : Ne t'Rugovës

Page Visitors:

N/A

Ne t’Rugovës

Ne t’Rugovës i kishim do bjeshkë
E bjeshkët borën plis mbi kokat tona
I kishim edhe fushat me kullota
E kullotave do kroje t’kullueme n’zemra

Kullat i kishim me frëngji
E mauzeret për t’pa ftuemit n’sofra
Kur ishin do Zhuj Selmana e do Rizë Zymera

Sot si kemi
E kemi nji kishë n’Kuçishtë
Që na vjen gjynah derën me ia çelë
E xhaminë n’Drelaj që i lutet minarës vet

Veç thonë
E kemi pasë nji poet Azemin, Ibrahimin
Edhe nji kullë n’Mokna

Kurrizi i thyem, 12.04.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles