Number of visitors on page:

N/A

Disa mendime për poezinë e Jeton Kelmendit

Page Visitors:

N/A

Prof. Dr. Jeton Kelmendi

Disa mendime për poezinë e Jeton Kelmendit

Kjo poezi shfaq një qenësi, një gjuhë, një botë në përmasa shndërrimesh dhe përjetësie. Preferon të shtegtojë më mirë brenda zemrës së tij, sesa në botën e jashtme ekzotike, filtron intuitën e dhënë pas personazheve të tij. E përsëris, arti i tij i çastit është i mahnitshëm në mjeshtërinë që përdor. Poezitë e tij, jo rrallë janë përmbledhur disa herë në pak fjalë. Kjo është prekëse, për shkak të shqetësimeve dhe mungesave të tij.

                 Akademik Athanase Vantchev de Thracy, Francë

Me lulishten frymëzuese, fjalët rrjedhin dhe përkthehen lehtë, ai ka efekte këmbëngulëse letrare, të cilat mund t’i gjeni në këtë volum. Jeton Kelmendi na çon në shekullin njëzet e një, me një zë që po bëhet gjithnjë më i madh.

Christopher Lawrence, poet Angli

Autori ynë ka aftësi të lëvizë nëpër kohë të ndryshme: kohë të largëta, antike, jo shumë larg, e tashmja dhe e ardhmja. Kjo ndoshta është forca e tij në lidhje me atë që ai prezanton përpara lexuesve kozmopolitanë.

             Prof. Dr. RICHARD A. BROSIO,
Universiteti i Michigan-it, Professor Emeritus, SHBA

 

I ndiej intuitivisht poezitë e Jeton Kelmendit si pjesë që fillon në pararojën e një rifreskimi aktual në poezinë e re evropiane të shekullit 21.

Prof. Dr. Jüri Talvet, Estoni

E shkruar në vende dhe qytete të ndryshme, me data të cilat i japin lindjes së poezisë përcaktueshmëri kohore, që është emblemë në pakohësinë e kësaj poezie, në kontakt me ambientin e vendit të vet, me të cilën, ndonëse diku larg në botë, asnjëherë nuk i ndërpret lidhjet. Kam guxim të them se Jeton Kelmendi është poet i madh! Poezia të cilën e kam lexuar, duke e parandjerë atë që do ta shkruaj, më japin të drejtën të them këtë. Në këtë poezi ka nuanca dhe gërshetime të cilave do t’ua kishte lakmi edhe Vasko Popa.

                           Prof. Miraš Martinović, Castel Nuovo, Mali i Zi 

Mos mendimi është një lloj “pajtuesi”? Në fund të fundit, kam tentuar të zbuloj një Mendim, që do të ishte një dublazh të Noidit dhe Nisës. Nëpërmjet fjalëve, ai e rigjen … ”Zotin Mendim”.

Anne Englebert-Kritike e Artit Dramatik –Belgjikë,
profesoreshë e Metodologjisë së  Strukturalizmit-Instituti Rogier Guilbert

 

Duke qenë në sfidë me botën e të panjohurave, poeti lëviz, duke i paraprirë në këtë vektor metafizik instinkti i fjalës. Dhe fjala është e vetmja dritë, që e orienton pagabueshëm. Jeton Kelmendi bën një pohim poetik shastisës kur thotë “Kaq e ëndërrt është jeta/ po sa i trishtë rrëfimi”. E pikërisht rrëfimi si aventurë e trishtë është pamundësia mitike e Orfeut që zbret në had (natë) për të nxjerrë në dritë krijesën më të shtrenjtë (Euridikën), që jo rastësisht ia ka përpirë nata. Dihet, në këtë ndërrmarrje të pasuksesshme të këngëtarit mitologjik, krijesat e çmuara nuk dalin në dritë për këngë, po për vaj.

Poeti ka punë me të pamundshmen, me botën e të paemërtueshmes, e cila duhet emërtuar me fjalë të sakta, për ta çliruar atë nga energjia negative – ndërsa poetin vetë – nga gllabërimi i dyndjes somatike që paraqet realiteti i të paemërtueshmes. Më thjesht: poeti është një farë shamani në thelb. Ai duke pagëzuar realitetet e paemra, i disiplinon ato.

Prof. Dr. Agron Tufa, Shqiperi

Fjala e Jeton Kelmendit bëhet himn, këngë, term i vjetër shqiptar për të shenjëzuar prirjen për këngë që në vetë natyrën është më melodike e poetike midis popujve të Ballkanit.

                                                 Dr. Olimpia Gargano, Itali

Nevojitet që në kokën  e tij t’i vijnë fjalët  e nevojshme edhe për faktin që ai (poeti)  është njëkohësisht, lojtari në fushën e poezisë e mbi të gjitha  kritiku i parë i poezisë së tij. Ky është njëri nga mendimet më të mrekullueshme, i drejtë dhe në rrafshin logjik, sepse poeti nuk ndalet asnjëherë së kërkuari, dhe e fton lexuesin të mos dorëzohet në hapat e parë të leximit të mendimit filozofik,  por të kërkojë dhe të gërmojë brenda materies poetike, derisa të arrijnë një tjetër “fillim” magjepsës, një shpjegim të ri më të bukur poetikisht, të krijojë një përshtypje të re: Një poet  shkruan gjëra të bukura, duke iu nënshtruar “bukurisë së vargëzimit me shije” dhe kjo shihet qartë tek Jeton Kelmendi.

Giuseppe Napolitano
“La stanza del poeta” – Itali

 

Rrugëtimi ka lidhje me distancën dhe gjithashtu, me kohën, për atë që Kelmendi në “Duke Shkurtuar Distancat” zbulohet kundër largësive, në kohën që zbulohet kundër dualitetit, sepse dualiteti është distancë.

                             Prof. Dr. Gustavo Vega Mansella, Spanjë

 

Se çfarë e mbreson veçanërisht në poezi poetin Kelmendi, është lakonizmi i stilit shprehës dhe regjistrimi i ndjenjave. Vetë autori ka ndërgjegje të plotë se çfarë është ndjenja dhe me vetëdije të plotë, synon t’i dallojë, t’u japë hapësirën e vërtetë. Fjala, në mendimin dhe në të shprehurit e poetit Jeton Kelmendi, bëhet një qëndismë e vërtetë, me ngjyra të thjeshta të plota, veçse sapo ta shohësh, ajo reflekton frymëmarrje dhe ndjenjë.

                                                                 Dinos Kubatis, Greqi

 

Nëse themi se poezia është një zog i shenjtë, atëherë dashuria dhe humaniteti janë dy flatrat e saja të fuqishme dhe të pavdekshme, te cilat fluturojnë kah e ardhmja e mbushur me plot poezi të mrekullueshme. Dashuria dhe humaniteti janë, padyshim, gjithashtu dy temat kryesore të poezive të Jeton Kelmendit

                                             Dr. Zhang Zhi Diablo, Kinë

 

Nuk është e çuditshme që përfaqësuesi i klanit luftëtar të Kelmendit u bë shkrimtar. Kështu që tradita poetike e Arbërisë e merr zanafillën që nga mesjeta e hershme. Jeton Kelmendi duke vazhduar këtë traditë, arrin mjeshtërisht me fjalët e tij ta përshkruajë shpirtin shqiptar, të fuqishëm nëpër breza.

                                                               Ivan Rijebci, Ukrainë

 

Poezia e Jeton Kelmendit është një dukuri joordinere në qiejt poetikë të Evropës bashkëkohore. I njohur në shumë vende, tridhjetëvjeçarit poet-akademik iu dha të krijojë një botë origjinale artistike, e cila shkëlqen me një dritë shpirtërore në thellësitë e errëta të materies dhe i jep mundësi lexuesit të gjejë rrënjët e “unit” të tij. Poezia e Jeton Kelmendit është thellësisht lirike.

                                   Nga Aleksandër DMITRJEV, Rusi

Jeton Kelmendi, në përmbledhjen e tij poetike „Fevasil-lil-hadhf“, ka paraqitur përvojën njerëzore me një vizion të botës ekzistenciale të ndarë në tri boshte kryesore: koha, fjala dhe mendimi,- pastaj atdheu , dashuria dhe ëndrra, të cilat i ka përfshirë në adresimin e tij poetik.

                                                   Prof. Dr Sherif Algayar, Egjipt

 

Jeton Kelmendi është një poet i dashurisë. Temat e poezisë së tij janë sensualiteti dhe bukuria me figura lirike. Një vajzë e bukur në poezitë e Kelmendit është gjithashtu një metaforë e poezisë dhe e “dashurisë ninive”, element integral i gatishmërisë së pikës së fundit të artit.

Krystyna Lenkowska, poete, Poloni

 

Ky është një poet, i cili ndjek rrugën e tij të veçantë, qoftë në aspektin filozofik e qoftë në atë human, i cili me të vërtetë të lëndon me pikëllim të thellë dhe të pjekur, të argumentuar qoftë edhe me hollësi të imta, të ngulitura dhe të akumuluara në vetë poezinë.

                                                         Heba Esam, poete, Egjipt

 

Jeton Kelmendi shkruan nga zemra e kohës tonë aktuale. Ai bashkon kurbetin e tij-largësinë e tij nga vendi i lindjes me gjithë atë që është e dashur dhe e afërt me të tjerët. Përmbledhja e Kelmendit është një shkrim poetik i cili mbështetet në pamje me kuptimin e së cilës anon kah gjendja habitëse, të cilën poeti e shndërron në dialog pozitiv me pamjet e jetës të cilat duken të zakonshme, të cilat ai i prezanton me pamje të ndryshme, të veçanta dhe artistike.

                         Rasim El-Med-hum, Palestinë

 

Jeton Kelmendi i takon brezit të ri të artistëve, fati i të cilit lidhet me luftërat e fundit fatkeqe etnike në Ballkan. Duke shkuar për të studiuar në Evropën Perëndimore, ai bart me vete një copë të Atdheut të tij.

Anna Bagriana, poete-perkthyese, Ukrainë

 

Takimi me poezinë e poetit Jeton Kelmendi, më ka rezervuar momente drithëruese në thellësi të qenies. Ky shkrimtar i ri shqiptar, i njohur tashmë në shkallë internacionale, ka mundur të krijojë një botë poetike krejtësisht të tij, një botë që i tejkalon konfliktet dhe mënyrat e pandershme me të cilat ajo mundohet të operojë.

                                Prof. Dr. Dmytro TCHYSTIAK, Ukrainë

 

Poezia e Jeton Kelmendit është e mbushur plot e përlot me shpërthime simbolike dritëdhënëse.

                                                 Serguiï Dziouba, Ukrainë

 

Kelmendi zgjedh hapësirë lirike dhe intime si fokus të krijimtarisë së tij. Linjat e këngës janë një përpjekje për të dokumentuar rreh zemrës, pritjes, ëndrrave, në mes të tabanit qiellor që lexohet sot në Izrael, natën e ditën e re.

                                         Edith Lomovasky- Goel, Izrael

 

Të mos harrojmë as temën madhore, pra raportin njeri-univers, çiftin e nocioneve qenie-kozmos, duke qenë e partikularizuar përmes interpretimit si poet-botë, një interpretim jo aq minimalist, sa një rezonancë me preferim/parapëlqimin për thjeshtësi dhe drejtësi të autorit

Monica Mureşan, kritike letrare, Rumani

Poeti shkëput nga tuli i shpresës një mahnitje turbulluese që turfullon me të gjitha hijet që vijnë pas teje, dhe vjeshtat kalojnë këndejpari si një heshtje e fillimit kur të mbyll e shkuara në vetmi.

                                   Mihai Antonescu, Rumani

 

Thuase duke apeluar në një gjini personale të qartësisë, mendimtar përmes formimit, Jetoni nuk propozon subjekte të „mëdha”, por mbështetet, përkundrazi, mbi përjetimin e detajit, të sentimentit, të çastit, të sendeve dhe ndjenjave të thjeshta, mbi historinë e pashkruar të ngjarjeve të përditshme, të brendshme apo të jashtme të tij.

Marius Chelaru, Rumani

           Drita e fjalës, qartësia e mendimit dhe ekuilibri, nënkuptojnë një qëndrim meditativ e teoretik në filozofinë e Niçes (Nietzsche), si dhe të autorëve tjerë, gjermanë, rumunë e shqiptarë, ndër të cilët shquhet edhe shpirti mendimtar i Jeton Kelmendit.

Lucian Gruia, Rumani

Besnik i denjë i fjalës, Jeton Kelmendi është padyshim një mjeshtër i vargut, i cili me fjalën e tij krijon ngjarje dhe figura specifike, duke u bërë njëri ndër poetet më të mirë të kohës së vet.

                                  Mustafa Badawy Poet – Maroko

 

Përmes lirikës së tij të qartë e të brishtë, autori i jep kuptim jetës, duke e mundur të keqen si një luftëtar/mendimtar, i cili përmes universalitetit të tij, jep kontribut për çlirimin e popullit të vet.

                                          Dr. Xhelku Maksuti, Rumani

 

Vetëm sa duket duke u zhytur në vetëdijen, Jeton Kelmendi mbijeton si aventurier i shpresave të tij, ndërsa e mban duke u përpjekur për të vënë kufij rreth dashurisë, duke ia plas brenda një kolazh të kujtimeve, ai është joshes përmes frymëzimit poetik. Ai kërkon, jo vetëm për vete, por vetë ekzistencen. Në një takim me misticizmin e jetës së përditshme, ai ecën përmes kufijve erotik. Ai nuk ndalet me ulërimën e heshtjes.

Sabahudin Hadžialić, Bonje dhe Hercegovinë

 

Jeton Kelmendi është një „konstruktor” i mirë vargjesh, duke impresionuar përmes aftësisë për të ditur të gjejë simbolikën, imagjinatën dhe metaforën, të një origjinaliteti dhe brishtësie të cilën nuk mund ta hasim veçse rrallë, dhe vetëm te autorët e pajisur me dhunti, atje ku e gjen fushën e fjalës, trupin e heshtjes, plagët e fjalës, eshtrat e zbardhura të lirikës etj.

                                            Florentin Popescu, Rumani

 

Kelmendi, i dashuruar në atdheun dhe kombin, Zotin e atdheut qindramijëravjeçar, që atij i jep emrin shqiptar, e krahason me mendimin e shkëlqyeshëm. Tema e atdheut dhe e lirisë, të cilat në poezinë e Kelmendit dalin në plan të parë, trajtohen në përmasa të ndryshme.

                                      Dr. Taner GÜÇLÜTÜRK, Turqi

 

Jeton Kelmendi është para së gjithash një përfaqësues i denjë i fjalës poetike të Kosovës. Poezia e tij ndihet që vjen që andej, nga ajo tokë, ai qiell, ai diell, nga ai pluhur i atjeshëm, nga ajo kohë.

                                                          Skënder Sherifi, Belgjikë

Poezia e Jeton Kelmendit është e dendur nga kuptimet. Ai nuk shpreh dhe nuk kërkon lustrën e sipërfaqes, por magmën që del nga thellësia. Konceptualiteti është i frenuar e i nënshtruar figurës dhe i shërben për ta fuqizuar idenë.

                                           Prof. Dr. Irena Gjoni, Shqipëri

E paemërtuara dhe e pathëna kërkojnë shtegun e tyre të shqiptimit dhe të emërtimit: për ta mundur shurdhësinë, për të shpërthyer nga ambisi i jetës. Dhe folësi lirik i poezisë së Jeton Kelmendit e gjen këtë shteg tek shpirti i fjalës dhe i mendjes. Tek veprat e papërsëritshme, si janë dashuria, mirësia, shpirtësia e amësia e truallit.
Porse qeniet, fryma, gjërat, ngjarjet, universi; që nuk ndiejnë nevojë as për fjalë, pos t’i ndiejnë ato trokitjet e brendshme të tiktakut të zemrës, apo t’i kujtojnë pikat e shiut të dashurive në luftë a në atë hapësirën e yjeve…. i ofrojnë poetit dhe dorën e solidarësisë së emocionit, të bashkëndjesisë. Më shumë se sa empiri e rëndomtë, kjo lirikë kërkon identitetin e kësaj qenie-gjërash-ngjarjesh… kërkon atë formulën ontologjike të ndërtimit të vetvetes kundruall këtij imazhi aq të shpërfillur a të shenjës së humbur.

Mr. Prend BUZHALA, Kosove

 

Bukuria e poezisë së Jeton Kelmendit, gjendet gjithashtu në fjalë. Nuancat stilistike nuk janë të fshehura në kombinimin e fjalëve në vargje, por janë të integruar në brendësi të vetë fjalëve, si gjetje identike në korpusin e gjuhës.

                                                       Albert Nikolla, Shqipëri

 

Me këtë rast duhet shtuar se poezia bukurtingëllore e Jeton Kelmendit sforcohet me merakun e largimit të kontradikt si aspekt që vjen në pronën e tingëllimit të ashpër kontradiktor me fjalën ndryshe a kapërcimin e sibilancës së tejngarkuar ku fishkëllima fjalëngarkuese kalon nga një kuptim në tjetrin.

                                                  Dr. Fatmir Terziu, Angli

 

Jeton Kelmendi i përket brezit më të ri të letërsisë shqipe, brez ky i cili ka përjetuar katrahurat më tragjike në Ballkan dhe që tani ecën krah trendëve bashkëkohëse të letërsisë, duke mbartur mbi sup një të kaluar të hidhur, të cilën Kelmendi e përjetëson me imagjinatë të bujshme dhe diskurs poetik dinamik.

                    Mr. Sc. Ndue Ukaj, Kosovë

 

Vepra e Jetonit është një Kaliforni e fjalës. Monaliza e tij i shikon njerëzit në fytyrë pa u folur. Në vargjet e tij ndihet Dardania me ritmet e zemrës që trokasin në zemrat e atyre që dashurojnë dhe ndiejnë.

                                                             Baki Ymeri, Rumani

 

E kam njohur kaherë nëpërmjet poezive të tij, të përkthyera në shumë gjuhë, të shpërblyera me çmime kombëtare e ndërkombëtare, të perceptuar nga lexues sistemesh të ndryshme kulturore dhe të vlerësuara nga kritikë të njohur letrarë. Pas çdo leximi të poezisë së Kelmendit, përjeton kënaqësi të veçantë estetike.

                                  Dr. Salajdin Salihu, Maqedoni

 

Gërshetimi i të bukurës me të mençurën mund të jetë një tipar i Kelmendit i kushtëzuar nga etnopsikologjia e vendit nga e ka origjinën (Rugova), por mund të jetë edhe vazhdimësi e natyrshme e poetikës që e mbollën dhe e kultivuan deri në përsosmëri dy urtakët e lirikës shqipe, Azem Shkreli në Kosovë dhe Martin Camaj në diasporë.
Ky tip vjershash “konceptuale” ku, për mendimin tim, përfshihen poezitë më të mira të Jetonit, kërkon një lexues elitar, të përgatitur mirë teorikisht, por edhe shkencërisht dhe me horizonte të gjera njohurish të përgjithshme, edhe nga filozofia.

Mr. Sc. Anton Gojçaj, Mali i Zi

 

“Imazhi i shpërfillur” është korniza e mendimit abstrakt të shprehur në vargje, imazhi i kohës ndërthurur në metafora, është koncepti ku ndjenja për kohën është gërshetuar midis të ardhmes dhe të shkuarës. Jeton Kelmendi, shpalos mrekullitë poetike në gjysmë ndodhitë dhe legjendat me motive shqiptare, pse jo edhe Evropiane. Fjalët e shpirtit lulëzojnë në një atmosferë ku gëzimi sundon trishtimin, aty ku e shkuara ndjell me shumë entuziazëm se sa dëshira për të ardhmen.

Dr. Peter Tase SHBA

 

Poezia e Jeton Kelmendit, mbërthen të gjitha burimet e një vepre letrare dhe filozofike me një gjuhë të rrjedhshme, të bukur poetike në peshojë me kohën! Në poezinë e Kelmendit gjejmë kulturën e një bote ende të pa shpjeguar, gjejmë racionalen, magjiken, aty ku metafora është në përcjellje të çdo vargu, fitimtare në harmoni me vlerën e artit! Artësim vargu në artin e literaturës së Kelmendit Poet, bëjnë PËRGËZIMIN!

                                                                Musa JUPOLLI, Paris

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles