Number of visitors on page:

N/A

IWA BOGDANI Botoni librin shkencor "Domosdoshmëria e integrimit të teknologjisë në procesin mësimor, avantazhet dhe sfidat rast studimor: arsimi i lartë inxhinierik në kosovë" te profesoreshes Kyvete Shatri

Page Visitors:

N/A

“Domosdoshmëria e integrimit të teknologjisë në procesin mësimor, avantazhet dhe sfidat rast studimor: arsimi i lartë inxhinierik në kosovë” nga Prof. ass. Dr. Kyvete Shatri

Shfrytëzimi i Teknologjisë së Informacionit, përkatësisht, i Teknologjive të reja të mësimit,
konsiderohet si një faktor i rëndësishëm, i cili mundëson përmirësimin e cilësisë së mësimit.
Lidhur me këtë, në kuadër të këtij studimi janë nxjerrë të dhëna të rëndësishme shkencore për ndikimin e teknologjive të reja në përmirësimin e mësimdhënies, në rritjen e të nxënit të studentëve të inxhinierisë dhe në angazhimin e tyre për të nxënë. Studimi mbështetet në literaturën bashkëkohore botërore në këtë fushë. Teknologjitë e reja të mësimit rezultojnë të jenë faktor shumë i rëndësishëm që ndikon në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies përmes ofrimit të mundësisë për vizualizim dhe demonstrim dhe, në mënyrë të veçantë, të rritjes së të nxënit të studentëve, përmes ofrimit të mundësisë për angazhim më të madh për të nxënë.
Rezultatet e këtij studimi janë të rëndësishme për institucionet e arsimit të lartë inxhinierik, për mësimdhënësit, lektorët, pedagogët dhe për studentët e këtyre institucioneve, pasi ndihmojnë në integrimin e teknologjive të reja në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit në arsimin e lartë inxhinierik në Kosovë,duke e bërë jo vetëm një domosdoshmëri të kohës, por edhe plotësisht të mundshëm për tu implementuar dhe integruar në kurrikulen aktuale.
Prof. Ass.Dr. Fakije Zejnullahu
Prorektore për Digjitalizim në USHAF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles