Number of visitors on page:

N/A

Poezi shqip nga Sllobodan Vukanoviq, Mali i Zi

Page Visitors:

N/A

Sllobodan Vukanoviq, Montenegro

Për shkrimtarin

Sllobodan Vukanoviq (1944) është shkrimtar profesionist. Jeton në Podgoricë, Mali i Zi.

Ka botuar librat: „Ljubibiće“, „Zvezdano perje“, „Snimci kasete brodskog dnevnika“, „Svemirska seoba Montenegro“, „Kuda ćemo“, „Čamac kašika“, „Krilate ribe nose zlatoustog Jeromonaha“,“ „Kuće mirišu na magle“,“ Nije za nježne“ (tre botime),“ „Nećeš mi vjerovati, Amalija je postala vjetrenjača“, a glavom pomorandze”, librin  „Pet libreta za balet“ dhe romanin „Ključ Klatno“, “Tuđemilski svici“.

Vukanoviq ka botuar edhe pesë libra për fëmijë. Dramat i janë interpretuar në teatër dhe në radio. Është prezent në më se 30 antologji, panorama dhe përzgjedhje. Poezia e tij është prezente edhe në librat për shkollat fillore.

Është i përkthyer në gjuhët: angleze, ruse, frënge, bjelloruse, italjane, hungareze, arabe, polake, rumune, sllovene, maqedone, turke, bullgare dhe shqipe

    GOSTIA

 

Në oborrin e të vuajturve
Kishte kërkuar detin në qiell
Ndërtuar kishte qiellin në tokë
Pëllumbat ushqyer në Parkun e Therrave
Kishte kërkuar mundësitë  e kuptimit
Gënjeshtra ishte bërë depo
Odëpritje e Shpresës në Pashpresë
Kuzhinë popullore  Operë e stomakut të zbrazët

GJURMUESI

 

Çfarë u bë me të përkryerën?
Çfarë u bë me gjuetinë e gënjeshtrave?
Mjeshtrit mëshehin Iluzionin
Të humburit krijojnë Historinë e Mundësive
Iluzioni në vazhdime ndërton Shpresën
Epitafi është Pikë e Urtësisë për vetëveten
Zbuluesi i Pikës bëhet Rojtar
Biografia është ashensor lëvizës
Ose është “në prishje”.
Jam në anije të çuditshme
Eci Notoj Fluturoj…
Lojtari i madh mbi tel varet nga imtësirat
Sendet e vogla fitojnë role të mëdha
Thnegla kapërceu balenën
Gjurmuesi gjeti Pikën
Edhe trekëndëshi mund të bëhet Top

ARENA

Në njeri guri fle
Në gur zemra e sorkalles
Kamomili mbrohet me hithër
Luajnë fuqia dhe pafuqia
Fitimtarët këthehen
Humbësit udhëtojnë me mjegullën

ELEGJIA E MUZGUT

Pata dëshiruar zonjushën
Ajo ishte pranverë
Ishte jargavan
Ishte shegë
Unë gjurmues i fijeve të arta
Dhe pastaj
Kur e imja u bë
Bënte vjeshtë
Reshnin dëborë vitet
Kujtimet lindnin mjegullat
Thonë nga shpirti këmbanat dëgjohen
Pres…
Çdo muzg elegji

MAKINA PËR LARJEN E RROBAVE

Rrëmuja e valëve shkumbën bartë
Rruga bëhet Teatër i Zërave
Zërat vizatojnë litarë
Rrënojnë të vjetrën të kalburën të qelburën
Oratorët kërcënojnë me Gishtin e Historisë
E reja ndjek të Vjetrën
Përmbytja mbart
Në vorbull mbyten notuesit më të mirë
Mendjekeqët me njolla dyshimi
Kërkojnë vrimën e minit
Janë mbërthyer
As të hyjnë as të dalin
Mendjeshkretët presin
Hordhia përgatit kafazin
I luten mendjebardhët arsyes dhe durimit
Zërat vizatojnë litarë
Dëgjuam e pamë
Mjegulla ngrën na e ka kujtesën
Nuk ishim largpamës
Të gjatë e patëm kërcimin përpara
Dhe më të gjatë këthimin prapa
Kush nuk udhëtoi ardhur ka
Kush vrapoi gjithnjë vrapon
Ne numërojmë ditët
Ata datat dhe simbolet e të gjitha kryengritjeve dhe religjioneve
As në park pushim nuk ka
Kalorësi i bronztë ka ngritur shpatën
Mendjebardhi mbyll librin
Nga libri dielli lind
I riu të Vjetrit në kafaz
Zbutësit e kafshëve ndërruan vendet
Politika fillon me Historinë
Përfundon me matematikën
Vite dhe numra të pjesëmarrësve
Dhe derisa pa të keq shëtitni rrugës
Dikush veç mendon për numrat
Dhe momentet historike
E pastaj e gjitha me të vjetrën
Historia  makinë për larjen e rrobave

KAM DËSHIRË TË JAM BRETKOCË

Ndjehem si prej shiu
Ndjehem si prej ere
Ndjehem si prej zjarri
Kur më kalon e gjitha
Atëherë normal jam
Si bretkocë në ujë të turbullt
I mundur jam në Zonën e Aromës
Pyetja shqetësimi i tyre
Kënaqësia fitorja ime
Unë rast i humbur
Në lulen e mandarinës
Ngjyrën e irisit
Shijen e gruas
Mëkat të kërkosh ilaç
Po e kërkove
Ke dënuar trupin tënd
Mirakëndja Ruletë e Shpirtit
Ndjehem si bretkocë

UDHËTARI I FUNDIT

(Legjenda për Njeriun)

E kishin matur me milimikron
E kishin matur me metër
E kishin matur me kilometër
E pastaj me vjet drite
Ishte kërmill
Ishte gazelë
Ishte dritë
Udhëtar nga mikroorganizmi
Udhëtar nga gjaku
Udhëtar nga platini
Fuqia e çoi në legjendë
Iku Njeriu astrolog
Iku Njeriu kometë
Ndodhi shpërthimi i Njeriut çip
Nga Njeriu çip mbështjellësi
Na shiqon me sy diamanti
Dhe zemër platini
Mbeti pa atdhe
Njeriu astrolog
Njeriu çip
Njeriu shpërthim
U bë udhëtar i amshuar
Shëndrit njëmijë vjet drite
Të gjithë e admirojnë
Legjendë e fuqishme  e dhimbshme
Ishte kërmill
Ishte gazelë
Ishte dritë
Gjaku ka kohën e zgjatjes së përdorimit
Platini udha për amshim

                        Përktheu: Qazim Muja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles