Number of visitors on page:

N/A

Nga Emrije Krosi "Më përtej përsosjes së ndiesisë estetike tek poezia e Jeton Klementit"

Page Visitors:

N/A

JETON KELMENDI

Tema: Më përtej përsosjes së ndiesisë estetike tek poezia e Jeton Klementit: Leximi i një poezie nuk është aq e natyrshme, kur kërkon të qëmtosh nëpër thellësitë e saj, larg mëtimit të jetësuar të një modeli tjetër, pak i njohur në mjedisin shqipfolës letraro-poetik, por si të lexojmë, (Blomm, 2000), kur një reflektim ndyshe (ri)prodhon tërësinë e realitetit në dispozicion të fjalës, se çfarë duhet të jetë një poezi, zbulojmë se nuk e kemi mbivlerësuar atë (Blake: 2003) një poet apo një poezi, mjaft i njohur në botë, një poet realitivisht i ri në moshë, por jo në poezi i përkthyer në shumë gjuhë të botës, padyshim do ishte pjesë e këtij studimi.

Duke operuar në gjuhën amnore, me një tharm shpirtëror dhe poetik të veçantë, uni poetik gjallmon, më përtej vetes, ku simbolika, imagjinata dhe janë jo vetëm origjinale, por edhe një lloj tjetërsimi (Parker: 2011) si një reflektim që riprodhon (me fjalë) tërësinë e realitetit me një lloj kumtimësie vetepërmbajtësore, duke kuptuar se çfarë duhet të jetë një poezi, duke hulumtuar jo vetëm qenies e jetës, por edhe fuqinë përçuese të mesazhit poetik tek lexuesi. * Nuk e di nëse jemi ne, apo ata, që u ranë tërthoreve trup a erdhën apo shkuan nëse s’jemi ne sytë që shikojnë pas majës së mendimeve kush është personi e kush rrëfimi tani, troket në hyrje të daljeve dhe si zakonisht, i paraprinë vetës një dilemë po e hamë, apo po e pimë të shkuarën e kësaj dite, në ketë temë do të na thërrasin zgjuarjet me metra prej litari ta lidhim tekstin e rrëfimit rishtazi ta kuptojmë nëse jemi ne rrëfim, apo ngjarje ke, ç’ke me ne dhe ra terri i zi i natës së diel, e ne nuk pamë gjë më as ngjarjen, as rrëfimin as si pamë ato as, kush s’na pa gjithçka mori zhdukja me vet si java që po lëmë pas fish-fish e paluam në të shkuarën dhe iku ndodhia gjë s’morëm vesh në ishim përnjëmend ne, apo ato as s’po shohim më as s’po na sheh kush paskemi qenë diku jashtë vetës. Trokitën në hyrje -daljet Duke përimtësuar elementet stilistikore në poezinë “Trokitën në hyrje -daljet” të Kelmendit, që në fillesë , vihet re mungesa e elipsës se brendshme dhe të jashtme, por edhe dominimi i tre kategorive së figurave letrare si: figura e thellë, figura radikale, figura ekspansive si figura e pasionit të fortë dhe e mendimit original, (Wellek, Waren: 2007), që qartasi dallohen në disa rrafshe: a) në rrafshin semantik, b) në rafshin stilistik, c) në rrashin meditiativ, d) në rrafshin metaforik. Në rrafshin asociativ, përplotmëria e elementeve jo vetëm të “figurave të afrisë” por edhe e “figurave të ngjashmërisë” gjithërrokja e marrëdhënieve me analizën si nga ana logjike apo edhe sasiore, ku qartazi përballet shkaku dhe pasoja: nuk e di nëse jemi ne, apo/ ata, që u ranë tërthoreve trup, që në këtë dyvargor kuptohet domethënia e logjikës së lidhjeve të gjithave elementeve poetike. Që në fillim poeti është nihilist (mohues) i elkzistencës njerëzore nëpërmjet vargjeve: nuk e di nëse jemi ne, apo/ata, që u ranë tërthoreve trup/a erdhën apo shkuan/nëse s’jemi ne/sytë që shikojnë pas majës së mendimeve/ kush është personi e kush rrëfimi, pyteja retorike kush jemi? A nuk është edhe dilema hamlietiane: to be, or not, to be, (të jesh apo të mos jesh), na shpalon edhe dilemat karteziane të Dekartit: jam, pra mendoj? Shkallë -shkallë mendimi shkon në përshkallëzimin ngjitës, sytë që shikojnë pas majes së mendimeve, atje ku sytë janë bebëzat e dritës, drita është atje në majë, është Qielli dhe mendimi është fluid duke derdhur një dendësi mendimi dhe emocioni, (Gjoni: 2014). Në strofën tejtër; tani, troket në hyrje të daljeve/dhe si zakonisht,/i paraprinë vetës një dilemë/po e hamë, apo po e pimë/të shkuarën/e kësaj dite, në ketë temë, dominimin i shenjës ose imazhi i të shkurës, duke zhdukur realen, në diskurin e poezisë postmoderne, nuk është vështirë të saktësohet botëpërcëptimit stilor, sepse postmodernizmi lëviz kahet e tekstualizmit, jo vetëm një dërfutje poetike, (Todorov: 2000), që lidhet me gjithçkanë: historinë, filozofinë, sociologjinë, teologjinë apo edhe modele të tjera shkrimore, me të sotmes dhe të ardhmes: i paraprinë vetës një dilemë/po e hamë, apo po e pimë/të shkuarën, se dimesioni kohor ka shenja të një aktiviteti empirik të “zhdukjes” së poetit, në hapsirën digital natives ku shpalosen ëndërrat irreale, sepse nuk përcaktohen kategoritë in vacua, të receptimit, me pika referimi, që kur lexojmë: të lexojmë duke u udhëhequr nga parime të përpunuara estetikisht, duke i ndryshuar (mododifikuar), me njohjen e mëtejshme të veprës dhe autorit, se poezia nuk është shprehje, por krijim, (Derrida: 1976) dimensioni i kohës është i pambarimtë. Poeti endet mes të shkuarës dhe të ardhmes, duke formuar dimensionin e katërt prustian të kohës (Rugova: 2005). Në vazhdimësinë e strofës: do të na thërrasin zgjuarjet/me metra prej litari/ta lidhim tekstin e rrëfimit/rishtazi ta kuptojmë nëse jemi ne rrëfim,/apo ngjarje, bukurtingëllimi i verbit poetik jo vetëm të habit por edhe të trondit, me vibrimet e fjalës, ku figurat që ndërveprojnë dhe (ndër)depërtojnë duke projektuar: a) personalitetin mbi botën e jashtme dhe të brendëshme, b) mundëson shprehinë artistiko-estetike, c) tipizon objektin me subjektin, d) ndërlidh të tashmen me të ardhmen, e) lidh kohën dhe jetën, f) zotëron harmoninë e së bukurës poetike.

Gjithrrokjen e të bukurës, në luhatjen e fjalëve që si lidhor mbërthen rrëfimin dhe kuptimin, e fjalës me ngjarjen në fillin jo vetëm në trajtat më të bukura, duke shumëfishuar dhe funksionalizuar trajtat e eptimit të poezisë, si një vetëidentifikim të formave të toposese dhe logoseve në formë piktoreske, të tipit iluziv, trompe l’oelil, në mënyrë empirike në botë ( Feuer: 1992), duke modeluar shprehësinë poetike, në strofën tjetër: ke, ç’ke me ne/dhe ra terri i zi i natës/së diel,/e ne nuk pamë gjë më/as ngjarjen, as rrëfimin/as si pamë ato/as, kush s’na pa/ gjithçka mori zhdukja me vet, me një varg anaforash, duke krijuar një lloj tingëllime me aliteracionet, kosonancat dhe asonancat, lidhja me idealen dhe shpërfaqja e territ të zi të natës është në vazhdimësinë e rrëfimti të ngjarjes brenda botës, pra kemi një poezi që në mënyrë përshkallëzimi zbritës tashmë në rrafshin horizontal, se modelet poetike sipas mënyrës së konceptimit të realitetit brenda poetikës së receptimit , anojnë jo vetëm drejt një poezie të përjetimit, me format e shprehjes së modernes, duke çmontuar lirizmin spontan të vetëdijes dhe pavedijes, si procedim të lëndës artistike, teksa kungimi i natës mes territ/errësirës, (forma e mendimit të frikës së njeriut nga vdekja e nënkuptuar) në formë të një metanarrative si teknikë postmoderne nuk i nënshtrohet keqpërdorimit (Walker; 1966), duke shtresëzuar fjalët dhe marrëdhëniet semantikore shumështresore, në strofën e fundit: si java që po lëmë pas/fish-fish e paluam/në të shkuarën dhe iku ndodhia/gjë s’morëm vesh/në ishim përnjëmend ne, apo ato/as s’po shohim më/as s’po na sheh kush/paskemi qenë diku jashtë vetes. Atdheu dhe supërnjeriu është “eksportuar” jashtë poezisë, me kumtin e vetëm të kërkim të vetvetes, në ato që dimë dhe shohim, në ato që nuk dimë dhe nuk shohim, por që jetojmë ndonjëherë edhe të padukshëm. A është njeriu njëpërmasor??! Normalisht që jo, se forma dhe brendia, ka krijuar iluzionin e (i)realitetit, mbi realen e botës dhe jetës, (Allmuça:2014 )mbi karakterin trilllues , mes marrëdhënies problematike të jetës dhe njeriut, mes absurdit dhe ekzistencës së realitetit (njëmendësisë), se gjithërrokshmëria e Mbinjeriut niçejan, merr(e)jep elemente të një kumti të (tej)njerëzores, për të kuptuar vendin e njeriut në këtë botë, ku hapsira jonë po ngushtohet, nga lufta, varfëria, tsunamet, sëmundjet, viruset, si interaksion gjenerik kompleks (Hutcheon; 2013). Mesazhi i poetit qartësohet, se bota njerëzore po vetëshkatërrohet nga “energjia” negative që prodhon vetë njeriu, por edhe njeriu është dëshmi e “dështimit” të modernitetit vrasës, që vozit mes individuales dhe absolutes, në kërkim të parimeve thelbësore jetike , me një perceptim sa personal aq edhe social të botës tonë.

BIBLIOGRAFIA: 1. Allmuça, Violeta: (2014), Duke përjetuar vargjet e poetit Jeton Kelmendi-t, “Telegraf”, Tiranë. https://telegraf.al/i-pakategorizuar/violeta-allmuca-duke-perjetuar-vargjet-e-poetit-jeton-kelmendi/ 2. Blake, William: (2003), Bloom’s Major Poets, Infobase Publishing, Neë York 3. Bloom, Harold: (2000), How to read and why?, New York, London, Toronto, Sydney, Singapore 4. Derrida, Jasque: (1976), L’écriture et la différence , Seuil, Paris 5. Feuer, Jane : (1992), Genre study, Routledge, London. 6. Gjoni, Irena: (2014) Poeti shqiptar sipas studiuesve të huaj dhe vendas, “Dudaj”, Tiranë. 7. Hutcheon, Linda: (2013), Beyond Postmodernity, “ Symbol”, No. 1, Tirana -Prishtina – Skopje. 8. Parker, Fred: (2011), The devil as muse : Blake, Byron, and the adversary, Baylor, University Press. 9. Rugova, Ibrahim: (2005), Strategjia e kuptimit, “Rilindja”, Prishtinë 10. Todorov, Tsvetan: (2008), Teori dhe kritikë moderne, “Rozafa”, Prishtinë 11. Walker, Thomas:(1996), Postmodernism and the study of the future, Futures Research Quarterly. 12. Wellke, Waren. (2007): Teoria e letërsisë, përkth: Abdurrahman Myftiu, “Onufri”, Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles