Number of visitors on page:

N/A

Anton Marku lauerat i Çmimet ‘‘Naji Naaman Literary Prizes 2022’’

Page Visitors:

N/A

Prishtinë/Bruksel, 16 qershor 2022: ‘‘Naji Naaman Fundation’’ i themeluar në vitin 2002 është një institucion me renome ndërkombëtare në fushën e letërsisë i cili mbështet krijimet e botuara në gjuhën angleze, frënge dhe arabe. Dje fondacioni shpalli rezultatet e konkursit letrar në të cilin morën pjesë 3321 shkrimtare e shkrimtarë nga 82 shtete të botës. Në mesin e gjithsejtë 68 fituesve, në kategorinë për kreativitet letrar, gjendet edhe poeti gjakovar me banim në Vjenë, Anton Marku. Poezia e tij me titull ‘‘Qielli mund të presë’’ (‘‘The Heawen can wait’’) u vlerësua lartë nga juria profesionale e konkursit.

Çmimet ‘‘Naji Naaman Literary Prizes 2022’’ u ndanë në tri kategori. Ato u jepen çdo vit autorëve të veprave letrare më të emancipuara në përmbajtje dhe stil, duke synuar ringjalljen dhe zhvillimin e vlerave njerëzore.

 

Tekstet e laureatëve do të botohen në Vjetarin e Çmimeve në kuadër të serisë letrare botuar nga ‘‘Naji Naaman Fundation’’.  Laureatëve po ashtu do të iu ndahet titulli i nderit të anëtarit të ‘‘Maison Naaman pour la Culture’’.

 

Duke përgëzuar autorin Marku për çmimin e ndarë, më poshtë po paraqesim poezinë me të cilën ai mori pjesë në këtë konkurs letrar:

 

THE HEAVEN CAN WAIT 

If you do not want

to be written in your epitaph:

“Went away without saying anything”

Speak wise. Do not keep silent

 

do not go

without moving any stone

from the place of life

from where death follows you

 

do not yawn

in the same dream

more than one time

 

to arrive up

must be traced down

 

start just then

when you have exhausted everything

by yourself

 

long way you have to make

until then

even heaven can wait

 

QIELLI MUND TË PRES 

Nëse nuk do

të shkruhet në epitafin tënd:

‘‘iku pa thënë asgjë’’

Fol diç të mençur. Mos hesht.

 

Mos ik

pa e  lëvizur asnjë gur

nga vendi i jetës

nga aty ku të ndjek vdekja.

 

Mos merr në thua

në të njëjtën ëndërr

më shumë se një herë.

 

Për të arritur lart

Duhet lënë gjurmë poshtë.

 

Nisu vetëm atëherë

kur të kesh shfrytëzuar gjithçka

nga vetja.

 

Rrugë të gjatë ke për të bërë

deri atëherë

edhe qielli mund të pres…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles