Number of visitors on page:

N/A

IWA Bogdani boton: Agron Shele "Harresa e zogjve të erës"

Page Visitors:

N/A

Harresa e zogjve të erës

Agron Shele

Agron Shele ka lindur, më 07.10.1972, në fshatin Leskaj, Rrethi Përmet. Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë. Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij. Është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës (IWA) me qendër në Ohajo (SHBA) dhe antar i Poetëve Bashkohorë të Globit (WPS), Poets del Mundo, UMEA, etj.  Është Kryetar  i Bordit Drejtues Galaktika Poetike “ATUNIS” dhe botues i Revistës Letrare Atunis, si dhe Antologjisë Ndëkombëtare Atunis në gjuhën angleze. Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në antologjitë botërore : Almanak 2008, 2017,  WORLD POETRY YEARBOOK 2009, 2013, 2014; The Second Genesis, Artista la confronto (Itali), Keleno (Greqi), Metafora Wspotczesnosci (Poloni) etj. Është fitues i disa Çmimeve Letrare në Itali, Meksikë, Amerikën Latine etj. Ka qënë pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare. Është autor i prezantuar me vepra letrare në gjuhën shqipe, gjuhën italiane, gjuhën  franceze dhe gjuhën angleze.

Aktualisht jeton në Belgjikë dhe vazhdon me përkushtim publikimin e vlerave letrare universale.

Vepra letrare :

  1. Hapat e Klarës (roman)- Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2003
  2. Përtej perdes gri (roman), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2006
  3. Imazh i rremë (roman), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2007
  4. Pasazh i pafaj (poezi), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2008
  5. Kur heshtja flet (poezi), Shtëpia Botuese “ADA”, 2018
  6. White stones ( poems), Demer Prees (Holland), 2018
  7. “RIME SPARSE” (poesie) – Il suono di due voci poetiche del Mediterraneo (Poesie di Agron Shele e Claudia Piccinno), Amazon -2018
  8. Ngjyrime universale ( Ese I), Shtëpia Botuese “ADA”, 2014
  9. Ngjyrime universale ( Ese II), Amazon – 2018
  10. La Mia Musa (Poesie) 2019, Libri di Veris in Di Versi Libri ( Italia)
  11. Murmure d’ un autre monde 2020 ( AABS – Publishing House)
  12. Klisania – Mbretëresha e Liqenit ( Legjenda dhe rrëfime), Shtëpia Botuese “ADA”, 2022

 

Botime antologjike:

Bashkëautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Poetike Ndërkombëtare, në shqip:

  1. Korsi e hapur -1, Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti”, 2008
  2. Korsi e hapur-2, Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti”, 2012
  3. Pegasiada, Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti”, 2009

 

Publikime të Antologjisë  Poetike Ndërkombëtare ATUNIS

  1. Atunis Galaxy Anthology- 2018 (anglisht), Botues Peter Tase, Lulu. com
  2. Atunis Galaxy Anthology- 2019 (anglisht), Botues Peter Tase, Lulu. com
  3. Atunis Galaxy Anthology- 2020 – Demer Prees – Netherlands
  4. Atunis Galaxy Anthology- 2020 – Demer Prees – Netherlands
  5. Atunis Galaxy Anthology- 2021 – Demer Prees – Netherlands
  6. Atunis Galaxy Anthology- 2022 – Demer Prees – Netherlands
  7. Atunis Galaxy Anthology- 2022 – Demer Prees – Netherlands
  8. Atunis Galaxy Anthology- 2023 – Demer Prees – Netherlands

Revista Letrare:

  1. Atunis Nr (1-2) – shqip, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2015
  2. Atunis Nr (3-4) –anglisht, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2016
  3. Atunis Nr (5-6) –anglisht, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2017

 

Ky jam unë 

Ky jam unë
nuk di të ndryshoj
ngelem përherë një shqetësim i ditës
një lodhje e orëve rrotulluar në marionetë
e besoj se dhe një çast
mund të gjykojë kuptimin e universit
fantazmave të trurit
në zjarr e në shpirt
për të djegur masën e zezë të botës
në turra, të ushqyera nga gjymtyrët e mia,
që flakërojnë më shumë se një dritë. 

Marramendje mes hapësirës
dy ritmeve të ndryshme;
atë të prangosjes në altarin e ndërtuar nga besimet e vjetra
dhe nxitimit për të kapur paskohën e humbur,
që s’ ka shtjella
por lumë që rrjedh viseve të mia
i kristaltë si bora që e ushqen
rrjedhës së tij nëpër damarë:
të një menhiri që ende më tregon gjenezën,
të një kalaje që mbrun gjakun e luftëtarit poshtë myshqeve,
të një ure, që lidh kapërcimin e diellit
dhe një bregu, që poshtë lisit të vjetër fsheh kambanoren e humbur.

 

Shndrit

Dita ime e prapë
ardhur pas portës që troket në memorie
tek kujton kohët kur vrapoja lirishtave
tashmë të pushtuara nga flogu i tymit!

Ndoshta ajo re do hapet
dhe rrezen e ditës do e rikthejë sërish,
jo për sytë e vegjëlisë time
por për një botë që të tërë e shndrit.

Sërish e sërish

Engjëjt nuk dinë të flenë
por enden ashtu mjegullave të fshehta,
se një shpirt ndoshta do e shpëtojnë
zjarrit që do e kthejë në pluhur e hi
detit që do e fshehë në më të thellat ngjirize
qiellit që do e tretë ngjyrës së kaltër
e pragut të bardhë,
ku një lumë gjarpëron fshehur mes malesh
e pyjesh që fërshëllen në uturima ujqrish
të largëta,
të frikshme
krisjes së kohës
për ta gozhduar memories së heshtur
e për ta rikthuer sërish e sërish…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles