Number of visitors on page:

N/A

IWA Bogdani boton ne shqip poetin e mirenjohur nga Mali I Zi, Sreten Perovic

Page Visitors:

N/A

NË URËN E PAGJUMËSISË Sreten Perović: Poezi të ripërsëritura dhe të reja (Përktheu Smajl Smaka) është libri më i ri i botuar nga IWA Bogdani. Është një libër i mirë nga autori i madh malazias.

Akad. Radoslav Rotkoviq

Sreten Peroviq, – krijues dhe nxitës

Me veprën dhe me veprimtarinë e vet Sreten Peroviqi e ka shënuar në Mal të Zi gjysmën e dytë të shekullit XX dhe decenien e vitet e para të shekullit XXI. Në të njëjtën kohë është edhe fëmijë edhe krijues i asaj epoke. Dhe, jo vetëm si poet me rreth 15 përmbledhje poezish lirike, si dhe dramaturg, kritik letrar dhe i teatrit dhe historian, teatrolog dhe kulturolog, përkthyes i rreth njëzet veprave të poezisë maqedonase,leksikograf – enciklopedist, përpilues antologjish të letërsisë malazeze, por edhe si nismëtar.

Sikur të kishte vetëm ato njëzet përmbledhje me poezi të poezisë malazeze, do të mbetej në majën e asaj poezie, si krijues i cili e ka vazhduar traditën, duke ndërruar, për çka i ka fituar dy shpërblime të Shoqatës se Shkrimtarëve(1956,1977), dy shpërblime 13 korriku (1961, 1972), Shpërblimin e Ratkoviqit (1976), Shpërblimin e Hekuranes Sisak (1976), Shpërblimin e Podgoricës (1986), ShpërbliminNdërkombëtar  Letrar (2oo4),Qytetar Nderi i Republikës se  Maqedonisë etj. Poezitë e tij janë përkthyer më shumë se mbi tridhjetë gjuhë;

Sikur vetëm që ka përcjellë teatrin mbi 5o vjet- do të ishte teatrologu më i vjetër i gjallë dhe dokumentues i zhvillimeve në skenën teatrore të ish Jugosllavisë që nga Trigllavi deri në Gjevgjeli; Sikur vetëm ti kishte rikënduar dyzet mijë vargje … maqedonisht, të cilat asaj poezie i kanë trasuar rrugë  në terrenin më të gjerë shtokav, do të mbetej si  krijues i cili ka fituar mirënjohje të larta MaqedoniPenëne Artë Tradicionale (1972), Mirënjohjen e Nderit të Racinit (2oo3), titullin Qytetar Nderi iShkupit (2oo4), titullin Princi i Shpirtësisë Maqedone (2oo1), akademik i ASHAM, qytetar nderi i Republikës se Maqedonisë, etj;

Sikur vetëm ta kishte redaktuar Bibliotekën antologjike Rrezja, e cila ka botuar 😯 libra të vjetra e të reja të shkrimtarëve malazezë;

Sikur vetëm të kishte drejtuar Entin Leksikografik të Malit të Zi (1980-1991) me këtë institucion shkencoro hulumtues e publicistik, i cili ka punuar në Enciklopedinë e Malit të Zi dhe ka përgatitur Alfabetorin me 12 mijë njësi enciklopedike;

Sikur vetëm ti kishte redaktuar 35oo faqe të Enciklopedisë Malazeze si kryeredaktor i saj në Akademinë Duklane të Shkencave dhe të Arteve-do të mbetej i shënuar si enciklopedist i shquar dhe themelues i mësimit të letërsisë malazeze;

Sikur ai (me R. Rotkoviqin) vetëm ta këtë shkruar dhe përgatitur librin  Drama bashkëkohore dhe teatri në Malin e Zi, si librin e tretë që e ka publikuar Sterijino pozorje, për të cilën prof. Ratko Gjuroviqi ka shkruar se ishte libri i parë i plotë për teatrin në Mal të Zi, do të ishte, pa dramat e tij dhe pa kritikat e teatrit,do të llogaritej nder pionierët e teatrologjisë në Mal të Zi;

E sikur të mos kishte bërë asgjë nga këto,por sikur plotë 5o vjet, në qindra tekste në Pobjeda, Susreti, Stvaranje,Monitor, Vijesti, Crnogorski knjizhevni list, etj që ka luftuar për pranimin e plotë të identitetit nacional të malazezëve dhe për afirmimin e Kulturës malazeze dhe të entiteteve tjera kulturore në Mal të Zi dhe për jetësimin e lirive krijuese dhe qytetare dhe ka iniciuar dhe ka organizuar tubime shkencore pjesëmarrësit e të cilave në mënyrë të argumentuar kanë  mbështetur proceset e ripërtëritjes dhe të afirmimit të shtetit malazez, të Kishësmalazeze, të gjuhës malazeze dhe të letërsisë malazeze-do të mbetej me këto tekste të publikuara edhe i dokumentuar,përjetësisht  në mbamendje si tribun nacional;

Kurse ai, i ka bërë të gjitha këto.

(Pjesa hyrëse e parathënies për Veprat e zgjedhura të Sreten Peroviqit, 2009)


BIOGRAFIA E AUTORIT

Akademik Sreten Peroviqi  u lind në Podgoricë me 15 shkurt 1932) , është poet ,kritik , historian i letërsisë,  teatrolog, përkthyes , përpilues antologjish, publicist, enciklopedist, këshilltar shkencor në Entin Leksikografik  të Malit të Zi. Gjimnazin e Lartë Real e ka kryer në Podgoricë (1950), kurse Letërsinë Botërpre dhe atë Jugosllave e ka kryer në Fakultetin Filozofik në Beograd ( 1956). Poezitë e para i shkroi në moshën 17 vjeqare . Përmbledhjen e parë Tinguj dhe largësi  e botoi në vitin 1951 . Gjatë kohës së studimeve ishte bashkorganizator dhe bashkëpunëtor  i Gazetes Letrare të Studentëve (1952) dhe njeri nga nisiatorët  dhe redaktorët  e revistës letrare „Vidici” (1953) dhe  kryetar i Klubit të Letrarëve të Studentëve të Universitetit të Beogradit (1954).

Me të kthyer në Mal të Zi  punoi profesor i letërsisë në Shkollën e Mesme Teknike në Podgoricë  (1956–1961); njëkohësisht ishte kryeredaktor i revistes  „Susreti” (1957–1962). Në Ndërmarrjen Botuese Grafike,Entin Grafik të Podgoricës punoi që nga viti 1963, redaktor i shumë botimeve dhe kryeredaktor  i shumë edicioneve „LUČA”, bibliotekës antologjike  të letërsisë malazeze, në kuadër të se cilës, në 8o vëllime, janë botuar veprat më të rëndësishme të letërsisë klasike e bashkëkohore malazeze . Prej vitit 1975 deri  në vitin 1981, Sreten Peroviqi ishte kryeredaktor  dhe drejtor i veprimtarisë botuese  „Pobjeda”, e  pastaj kryeredaktor, zëvëndësdrejtor dhe drejtor i Entit Leksikografik të Malit të Zi  dhe kryeredaktor  për lëmin e  Kulturës dhe të Arsimit  në projektin  Enciklopedia e Malit të Zi . Në vitet shtatëdhjeta e të tetëdhjeta  tre herë  ishte komesar i Ekspozitës Jugosllave  në panairet universale  të librave  në Bullgari , Poloni dhe Francë.

Enti Leksikografik i Malit të Zi,   nga Beogradi memorandumial  ishte cilësuar si çerdhe e nacionalizimit malazez, u zhbë më 28 qershor 1991, në Ditën e Vidovdanit , Peroviqi mbetet pa punë .Angazhohet fillimisht  si reporter i kohëpaskohshëm  i Radios suedeze ,duke raportuar për gjendjen  në Mal tl Zi.

Në fillim të vitit 1992, krijoi marrëdhënie pune në kompaninë  „Montex”, formalisht si këshilltar e realisht si punëtor administrativ – daktilograf.

Në fund të vitit 1994 del në pension të parakohshëm dhe vazhdon  që të bashkëpunojë me gazetat e pavarura malazeze , Monitor, Liberal e të tjera.

Mbi tre dekada , Peroviqi ishte kritik i përhershëm i teatrit në  Susreti dhe Pobjeda,dhe gjatë asaj kohe ka përkthyer poezi nga gjuha maqedone. 

Si drejtor I OTHPB Pobjeda , Peroviqi sëbashku me  Gjergj Gjokajn,organizoi  botimin e  Kohes (1978), revistës së parë  në gjuhen shqipe në Mal të Zi, për dhjetë vite  duke e afirmuar  plejaden e shkrimtarëve  dhe shkencetarëve shqiptarë  në Mal të Zi.

Gjatë viteve të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta të shekullit të kaluar ,Peroviqi si kritik i shquar  teatrit dhe letrar , ishte kryetar i Jurisë  se programit dokumentar të festivalit të RTJ në Portorozh.

Në vitet e zhbërjes se ish Jugosllavisë dhe të luftës Peroviqi bashkëpunoi me mediumet opozicionare e  të pavarura , siç ishte Monitori *1990). Në fund të dekades se fundit të shekullit të kaluar dhe në vitet e para të këtij shekulli ishte bashkëpunëtor i përhershëmi i revistes Crnogorski knjizhevni list dhe kryeredaktor i Enciklopedisë Malazeze të  DANU.

Si sekretar i përgjithshëm e pastaj kryetar disavjeçar i P E N Qendres se Malit të Zi ,në planin ndërkombëtar  ka  mbrojtur të drejtat dhe interesat e Malit të Zi dhe të kultures se Malit të Zi, të gjuhes malazeze dhe të kishes se përtrirë malazeze.  Ka marrë pjesë në tubimet e shumta ndërkombëtare letrare kundërluftës, me bashkëpunim aktiv me mediumet e printuara e elektronike. Peroviqi aktivisht e trimërisht është angazhuar kundër luftës ,gjenocidit, etnocidit,urbicidit,si dhe kundër krimeve , asimilimit , rrezikimit të të drejtave themelore njerëzore, individuale e nacionale ,duke u angazhuar për ruajten e identietit të malazezëve,shqiptarëve,boshnajëve, maqedonëve.

Peroviqi ka botuar dhjetëra ibra ,prej të cilave  mbi njëzet përmbledhje me poezi . Poezitë e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë dhe është prezentuar në antologji  të shumta  në vend e botën e jashtme . Për krijimtarinë e tij të pasur e të shquar letrare ka marrë shpërblime të shumta, nder të cilat shpërblimet më të rëndësishme vendore  e ndërkombëtare , siç  : Shpërblimi i Rinisë Popullore të Malti të Zi (1949); dy shpërblime në konkurset anonime  të Ministrisë se Arsimit të Malit të Zi  (1951  dhe  1952  ) ; Shpërblimin e parë të Shoqates se Letrarëve të Malit të Zi  (1958) ; Shpërblimin e revistes „Stvaranje” (1959); Shpërblimin 13 korriku (1961); Shpërblimin e revistes „Misle” (1963), ; Shpërblimin e Hekuranes  Sisak (1976); Shpërblimin  „Risto Ratkoviq” (1976) por këtë shpërblim Peroviqi e ka kthyer publikisht në vitin 1993 , kur ky shpërblim i akordohet kriminelit të luftës dr. Radovan Karaxhiqit; Shpërblimin  e SHSH të Malit të Zi  (1977); Medalen e Punës me rreth të artë  (1981); Shpërblimin e Dhjetorit  të Çlirimit të Podgorices (1986),Shpërblimin e lartë ndërkombëtar Skeptri letrar Shkup (2004); Shpërblimin e Shoqates se Përkthyesve –Danilovgrad  2005. Në Rumani në vitin 2012 i dorëzohet shpërblimi i  lartë ndërkombëtar  për poezi  nga Fondi Evropian  dhe Akademia Ndërkombëtare „Mihai Eminescu” (Krajovë). Në vitin 2013 , Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë  e ka dekoruar me Medalen e artë „ Blazhe Koneski ”. Në të njejtin vit është zgjedhur anëtar nderi i Akademisë „Mihai Eminescu”.Që nga viti 1953 Sreten Peroviqi rregullisht e përkthen në gjuhen malazeze poezinë nga gjuha maqedone,duke përkthyer mbi dyzet përmbledhje me poezi , për çka ka marrë shprblime të shumta .Është qytetar-poet nderi i qytetit të Shkupit

  Gjatë shumë decenieve e ka prezentuar Malin e Zi dhe kulturen e këtij vendi në tubime shkencore e tribuna ,kongrese  dhe konferenca rajonale  të PEN it  dhe në festivalet e poezisë

Sreten Peroviq  është kryetar I Akademisë se Shkencave e të Arteve të Dokles, anëtar I jashtëm i Akademisë se Shkencave e të Artve të Maqedonisë  dhe anëtar nderi i Akademisë ndërkombëtare „Mihai Eminescu” në  Rumani. Është themelues i Shoqërisë dhe kryetar shumëvjeqar i miqësisë malazezo- maqedonase dhe i  Shoqërisë  malazezo-ukrainase .Është kryetar i Bordit të Teatrit Nacional Malazez dhe anëtar nderi i  TPM dhe I shumë institucioneve,shoqave dhe i orgaanizatave joqeveritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles