Number of visitors on page:

N/A

Kritikë(shënim): nga Claudia Piccinno per poetin Jeton Kelmendi

Page Visitors:

N/A

Qetësohem duke bërë supozime

Kritikë(shënim): nga Claudia Piccinno
Shqipëroi  Anila Dahriu

Është shkrim profetik  stili i profesor Kelmedit, tek ndërthur përvojën dhe largpamësinë.

Jeta jeton në mua” nga Jeton Kelmedi është një libër tre gjuhësh: shqip, anglisht, spanjisht, përgatitur në qershor 2021 dhe që krenohet me përkthimin dhe parathënien nga Julio Pavanetti Gutierrez, që sëbashku me Annabel Villar janë   me Annabel Villar themelusët të Liceut Poetik të Benidorm.

Jeton Kelmedi ka lindur në qytetin e Pejës, Kosovë, në 1978, është profesor në Kolegjin Universitar AAB.  Është anëtar aktiv i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve në Salzburg të Austrisë.Jeton në Belgjikë por është i njohur që nga viti 1999 me botimin e parë të tij,në Kosovë . Poezitë e tij janë përkthyer në më shumë se tridhjetë e shtatë gjuhë  të huaja, botuar edhe në disa antologji letrare ndërkombëtare.

Ky vëllim përmbledh veçanërisht temat themelore të poetikës së tij: mërgimin, nostalgjinë për atdheun, dashurinë për poezinë dhe letërsinë.

I flet poezisë:

Këtë natë
kur e gjithë bota fle
rri zgjuar poezi
ke nxierr biletën
për të nesërmen
dhe shko tani
dil përtej vetes
ndërsa vetmia fle këtu.

Frymëzimi i poetit është vetë jeta me gëzimet dhe mundimet e saj, thurr poezi për luftën e Kosovë, atë të përjetuar fatkeqësisht , gjëndjen aktuale, dhe së fundit këtë pandemike. Ka shumë referenca për kuptimin e jetës, për kërkimin dhe kuptimin, për hetimin introspektiv(duke vëzhguar thellësisht). Kanë muzikë të fuqishëm evokuese(për të jetuar), në të cilët fuqia e mendimit përzihet me atë shpirtërore të pathënë.

Për shembull: “E vërteta i zbeu ëndrrat, derisa kuptimi humbi sensin,
Zotëron sinesteza: ( Ia fsheh vetës /të mos mi dëgjoj shikimi /  të mos më sheh dëgjimi
Siç ndodh me gjërat e tjera).

Poezia dhe introspeksioni(analiza e ndërgjegjess) ndërthuren në kompozimet e këtij libri:

“Le t’i dishë më mirë
gjuhët e pakomunikuara, të pakoha
se kjo që po e flasim na tatpjeti
Kuptime të pakuptimta).

Dhe përsëri:” Dhe e solla veten këtu / tani kam shumë kohë për t’u kujdesur për veten)

Megjithatë, pavarësishtë nga ankthet dhe mënyrës të mendimeve, poeti e di se jeta rrjedh një rrugë të paqartë(të ndërsjelltë), Jetoni  është i ndërgjegjëshm për praninë e fatit: duhet kuptuar se jeta rrjedh / si fryn era.

Me njëfarë dëshpërimi  përballohet me jetën dhe pret dashurinë, origjinën e së cilës e di vetëm Zoti.

Lexoni:
Po të pres
përtej mundësive të mija
në diku të askundit
të takoj
në faqet e librave të mbyllur
në titujt e poezive të harruara,
Të kërkoj mendimeve të shumta,
kur  mua shfaqet mungesa,
dhe kështu
të gjitha pritjet m’i ke kaluar.

Megjithatë, pjesa më e rëndësishme në jetën e autorit është në pritje, siç kuptohet nga ky varg:

“Me ty ecim
rrugë të panjohura,që vetëm
në ëndrrërr i shoh
kështu pritet vetja jote
kur atë  ta merr dikush
akoma po të pres.”

Metaforat e rrugëtimit dhe të atdheut  përsëriten, të cilat i bashkon nevoja për të guxuar e për të shpalosur guximin, aludimet e kujdesshme dhe të matura për situatën politike, poeti i  përdor pa frikë, fjalë të mbushura me të vërtetën.

“Duhet  patur guxim të besosh
Kështu pra Atdheu i robëruar
Ta pruna vetëvetën deri në fund
të vuajtjeve”.

Edhe mosmirënjohja dhemb, por fjalët e poetit janë një deklaratë e thjeshtë

Atdheu ka një ves të keq, zakonisht harron të kaluarën(ç’ka ka heq).

Megjithë fatalizmin e natyrshëm të atyre që kanë jetuar në diasporë, poeti thekson se vetvetja e secilit duhet lavdëruar, si për të përsëritur me Sallustin dhe Appius Claudius Blind faber est suae quisque fortunae, për të pohuar se në jetën e njeriut vullneti vlen më shumë si  dhe veprimi ,sesa ndërhyrja e fatit. Kjo është e dukshme nga një  tjetër varg të fuqishëm:

“Duhet trimëri për të guxuar, T’i besosh dashurisë”

Vargjet e shpeshta na nxisin të reflektojmë mbi dilemën mes të qenurit dhe të dukurit, mbi furinë(nxitimin) e jetës që bëhej para ardhjes së Covid 19, ka një lutje për të mbetur njerëzor, për të rifituar ndjenjat më të mira dhe për të respektuar planetin i cili mbron trupin tonë, gjithashtu siç duhet të mbrojmë ne shpirtin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles