Number of visitors on page:

N/A

Milutin Gjuriçkoviq botohet ne Shqip

Page Visitors:

N/A

Tregime humoristike për fëmijë dhe të rinj

Tregimet që po botohen të përkthyera në gjuhën shqipe “Si janë rritur binjakët” , të autorit Milutin Gjuriçkoviq, sjellin një humor të lehtë, me shpoti të kapshme dhe mjaft tërheqëse për lexuesin në përgjithësi, ndonëse u janë dedikuar moshave të reja.

Autori me përvojën e tij krijuese, ka ditur mirë ta zbërthejë gjuhën e humorit, duke e vendosur skenën në një familje, prej nga e krijon melodramën rrëfimtare për ta kapur mirë lexuesi, pasi ai me mjeshtri  i vë në komunikim personazhet me ngjarjet duke e transmetuar kohën, mentalitetin dhe vizionin. Që të tria, këto janë determinues të zhvillimit të një shoqërie,  për edukim dhe premtim.  Është lindja, rrita dhe formësimi i njeriut që e krijojnë kategorinë e asaj gjenerate për ta formësuar ardhmërinë prej nga krijohet mentaliteti që mund të lë gjurmë për kohë të gjatë.

Binjakët janë kurdoherë personazhe që bëjnë tërheqje, edhe kur janë në realitet. Kjo është esenca e shkrimtarit Gjuriçkoviq, për ta bërë sa më dramatike lëvizjen e tyre, nga lindja deri në kohën kur ata bëhen të vetëdijshëm për ta vrojtuar mendësinë e të tjerëve. Në të vërtetë, ngjarjen paqësore e bën adhurimi i familjes për njëri tjetrin, por dashuria e pa epur shpesh na bën të pa kompromis duke na nxjerr edhe qesharakë për të tjerët. Secili në familje bëhet më autoritativ, ndërsa binjakët bëhen më shumë përshkrues të ngjarjeve. Ky edhe është qëllimi i dedikimit për të rinj, nga vetë autori, për ta nxjerrë mësimin e të qenit autoritetit,  që shpesh ia veshim vetit jashtë realitetit që e krijojmë. 

Janë të shkurtra tregimet, për mendimin tim edhe kjo është e qëllimtë, sa më të shkurtra, – për ta tërhequr lexuesin, për ta bartur  kohën më të hershme me atë të renë, në transformim të një mentaliteti të ri, ku, autori tregohet i kujdesshëm që të mos e vejë në sarkazëm, por në një gaz të lehtë bëhet rrëfimtarë edukativ. Format e edukimit janë synim për të gjithë ata që krijojnë, pikërisht për shkrimet që u dedikohen të rinjve.

Humori, jo vetëm si zhanër që është kërkuar dhe ka pasur nevojë njeriu në çdo kohë, por, sot po bëhet terapi që na duhet sa buka, për ta shpëtuar mendjen nga përmbytjet që na i bën dinamika kohë.

Realiteti  shpesh na nxjerrë të përqeshur nga ajo që bëjmë kur jemi emotiv, e kur kemi në përgjithësi veprime të mëdha në shoqëri. Kjo po ndodhë me ne, pikërisht në kohën kur jemi  si kurrë më parë në sytë e botës të pa kamufluar, pra, thënë shkurtë jemi të monitoruar pa asnjë mbrojtje.

Besoj se, tingëllojnë mirë edhe në gjuhën shqipe këto tregime, duke e gjetur lexuesin me temat universale dhe me motiv tërheqës.

 Nga redaksia “IWA – Bogdani”
Prishtinë, nëntor, 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles