Number of visitors on page:

N/A

Muharrem Kurti, Kosovë

Page Visitors:

N/A

Muharrem Kurti, lindi me 30.05.1963 (Smolicë, Gjakovë).
Shkollën fillore dhe një klase të shkollës së mesme i kreu në Gjakovë. Në Berat, në
Shqipëri, kreu shkollimin e mesëm, kurse studimet universitare Dega Gjuhe e Letërsi Shqipe i vijoi në Elbasan, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Pas kthimit në Kosovë, burgoset në korrik të vitit 1987 dhe dënohet me 19 muaj burg për propagandë armiqësore.
Muharrem Kurti nisi te shkruaj poezi që kur ishte nxënës i shkollës së mesme në Berat. Shkrimet e tij i ka botuar ne faqet e shtypit letrar nxë Shqipëri dhe Kosovë. Në konkursin letrar te vitit 1981, sa ishte nxënës i shkollës së mesme nxë Berat, nderohet me çmimin e parë me një cikël poezish. Përveç poezisë për te rritur, Muharrem Kurti, shkruan edhe tregime, ese, kritike letrare dhe vjersha për fëmije.
Muharrem Kurti, për shume vite me radhe ka qene kryetar i klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, klub me reputacion kombëtar e ndërkombëtar.
Muharrem Kurti jeton në Gjakovë dhe është profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë.
Vepra te botuara :
– Gjelbërimi Natën, poezi, ”Rilindja”, 1998
– Lutja e Kthimit, poezi, ”Marin Barleti”, 2000
– Lotët e Luleve, poezi, Klubi letrar “Gjon. N. Kazazi”, 2008
– Dritë e Zezë, tregime, Klubi letrar ”Gj, N. Kazazi”, 2011
– Porta e Arsyes, poezi e përzgjedhur, “Lulu” SHBA, 2011
– The gate of Reason, poezi, përkthyer në gjuhën angleze ”Lulu” SHBA, 2012
– Dialog me Dhimbjen, poezi, Klubi letrar ”Gjon. N. Kazazi”, 2013
– Antologji e Poeteve të Malësisë së Gjakovës, poezi, 2013, bashkautor me Lulzim Logu.
– Data Njëmbëdhjetë, roman, “Nacional”, 2015 .
-Dhimbje e Bukur, poezi shqip-greqisht , Greqi, 2016.
Krijimtaria e autorit Muharrem Kurti është përkthyer në gjuhen angleze, portugeze, spanjolle, kineze, greke, franceze, turke dhe në indishte.
Gjithashtu është përfshi në antologjinë ”Poetas del mundo” dhe “Word Poetry “ Year book 2014.
Është antar i “International Writers & Artists” IWA.

PAK KOHË
Pak kohë për idilat
Për xhirot e neonta për letrat e dashurisë
Për valën e lumit për currilat
Për zërin e butë për puhizën e lehtë
Pak kohë për fajin e gabimit
Për gabimin e falur për dorën e dhënë
Për të gjitha nismat pa sherr
Pak kohë për pushimin në det
Për detin e muzgut për gjethet e rëna
Për ty që ke qejfin tënd për qejfin tim të mire
Pak kohë harresës së smirës
Për smirën e pranueshme për mvrejrjen e ballit
Gjatë smirës
Për gruan e eksituar për burrin që përgjërohet
Për diellin kur lind për natyrën kur yjëzohet…

MOS VALLË
Në vetminë që ma fali fati
Gjithmonë takova njerëz dimri
Takova njerëz nate
Njerëz akulli takova.

Anjëherë njerëz drite
Anjëherë njerëz agimi

Mos vallë do të bëhem edhe unë
Një dimër nate
Një vetmi akulli
Me emër mërgimi…
Elbasan , 1985

NËSE
Mos kendo
Nëse nuk di
Të vajtosh
Mos vajto
Nëse nuk di
Të këndosh.

HESHTJA NË VENDIN E NËNËS

Që nga një tetori i 2008-ës
Në vendin e nënës
Rri heshtja
E natës së zezë
Nuk ndizet drita
Nuk dëgjohet zëri i ëmbël
Mungojnë rrezet e buzëqeshjet
Heshtja
Me akujt e saj
Me tmerron
Në vendin e saj…

FUNDFILLIMET
Secili fund
Tragjik
Komik
Secili fillim…

KURBETIT

Kurbeti i ndarjës dhe egzistencës
I solli vëllëzërit dhe motrat
Vetëm dhjetë ditë në vizitë
I ndezi dritat elektrike sërish
Zjarrët e oxhaqeve
Gjallëritë familjare
Dhe ditën e pestë e të gjashtë të janarit
Urdhëroj: Mbaroj pushimi!!!
Vendpunimet e ngrohta presin
Ose rrini dhe flladiti me borë dimri
Po të doni
Kubeti i lë të dashurit tanë
Vetëm dhjetë ditë në vizitë
Dhe kur nënës së plakur i qeshnin sytë
Kur thinjat e saj gëzonin më fëmijë
Kur tryeza plot nipa dhe mbesa ishte
Dikush tha fjalët e zeza për babanë
Nesër duhet të kthëhemi
Se ditët e numruara kalojnë shpejt
Ose të hahet gur ose të shkohet
Ku jetohet dënjësisht
Kurbeti ka ligje të rreptë , të prerë
Aspak nuk e njeh mërëzinë e prindëreve
Nuk përfill lumturinë e bashkimit
Nuk toleron as edhe një ditë më tepër
I ndal dritat e gëzimit në shtëpi
I nxin dritarët më pikëllim
I kyç portat e hyrje daljës
Dhomat i mbush më trishtim
Shtëpitë lukzose i zbraz, i boshatis
Pritja nis të numroj treqind e tridhjetë e tre ditët e ndarjës
Treqind e tridhjetë e tremijë kurbetqarë
Kurbeti është i ftohtë gjithë vitin
Prindërit i mërdhin , i ngrin
Kur çelin lulët e pranverës
Kurbeti i shton rrudhat e ballit
Ta mëson përmendësh vetminë
As monedhat e dërguara se s’sosin
Mërzinë e tij , jetën e përgjysmtë
Edhe sonte nëna e mallkoi udhën e largimit
Duke ia bartë dritat e syve
Edhe sot shkuan të dashuritë tanë
Duke i vështruar babai shkuarjet
Fytyrat e fëmive gjysmë të vdekura
Iu binden largesisë me gjysmën e gjallë
Ikën nga vetja dhe mjerimi
Në dritën e huaj shtegtuan
Duke i ndjek errësira e varfërisë mbrapa
Refreni folklorike politikë “Kemi arrit”
Kurbeti është edhe shpëtim…

Gjakovë ,7, janar, 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles