Number of visitors on page:

N/A

Nga Maxhun Osmanaj – (“Drita  e ditëve  të  zakonshme”, Kristine Doll, poezi, përkthyer  nga anglishtja, Jeton Kelmendi)

Page Visitors:

N/A

Një  dritë  e  kërkuar  me një  frymë  filozofike

(“Drita  e ditëve  të  zakonshme”, Kristine Doll, poezi, përkthyer  nga anglishtja, Jeton Kelmendi)

Sa herë  kërkojmë  dritë  në  errësirën e së  panjohurës,  udhëtojmë  drejt  pushtimit të  jetës  me   ngjyrat  e  kërkimit,  dashurisë, vullnetit  dhe  guximit. Poetja  dhe  përkthyesja amerikane,  Kristine  Doll,  vjen  para  publikut  lexues,  shqiptar,  përkthyer  nga poeti  dhe  profesori,  Jeton  Kelmendi,  me  një  vëllim  poetic   modest  prej  31 poezive,  ku  brumi  poetic  ruan  tharmin  filozofik  dhe atë  urban.

Libri  hapet  me poezinë Indeksi Alfabetik,  ku autorja  paraqet  një  sintezë  tematike: dita, elegjia, drita, liqeni, tezja,  zogjtë  e    babait tim,  shokët,…,  rezonojnë  një  kërkim,  përsiatje  dhe  dashuri  për  jetën. Po  të  ndalemi  te  poezia “Lac  Megantic-Un  Kebek”,  autorja  bart  një  ndërtim  modern  poetic, kategorinë  e  vdekjes.Autorja  ofron  një  picturë  sa  metaforike,  po  aq  reale,  ku  zogjtë  mbesin  simbolikisht  këngë  e  jetës,  këngë  e  qiellit,  që  i  gjason  një  muzike të  ëmbël,  të  patejkaluseshme. Ndërsa  poezia  “ Uvalde  është  një  familje, ruan  një  mision,  shpërfaq  një  botë  në  vete,  një  ndërtim  të  jetës, ku autorja  ofron  një  letërnjoftim  poetic: ku  vuajtja,  ndërtimi  dhe  udhëtimi  për  Uvalden  mbesin  një karakteristikë  dhe  një  betim  shpirtëror-jetësor. ” Ne  vuajmë     me  Uvalden/Uvalde  është  familje” (fq.12). Pra,  kur  Uvalde  është  familje,  atëherë  familja  në  miniature është  atdhe ,  ku  si  një  çift  i  përkushtuar  për  familje,  jap  një  mesazh  njerëzor,  fisnik  se  njeriu  kur  do   e  ndërton  fisnikërisht  kudo  çerdhën  e  jetës. Poezia  “Miqtë   e  mi”,  reflekton  një  mesazh  përkushtues  për  forcën, dashurinë,  misionin  e  poetëve  në  jetë,  ku  poezia bart një ndërtim semantic  shumëdimensionalë. Fillim  e  fund  ka  një  stil  të  lartë  metaforik “ Unë  i  dëgjoj  ata  duke  gdhendur fjalë/  Nuhasin   ato  në  çarçafët  e  mi/ Shijoni  ato  në  ushqimet  e  zogjve  të  errët/ Dhe  kur  ato largohen-  të  tillë  shfaqen”.(fq.15).

Ndërsa  poezia  “ Mbledhja  e  dritës  është  ndër  poezitë  e  thella  estetike  ku  lexuesi  ballafaqohet  me   dritën  si  jetë, burim,  dhe  me  dritën  si  dashuri  e  dashur  zonjë,  ku   figura letrare  e  krahasimit  i  jap  elementin  ndriçues  si  përkushtim :

“Ti  kudo  dhe  askund  duke  u  bashkuar   në  një  dritë  me  të  madhe” (fq.16). Po  kush  mund  të  jetë  drita   më  e  madhe  se  sa  zemra  që rrezaton të gjitha nyjet  nevralgjike  emocionale,  pra, jetën. Poezia  “ Viti  i  Ri”  është  një krijim artistic  i mallit, poezi  e  etjes  shpirtërore  ku  tharmi  erotic  stolis  fund  e  krye  poezinë.pra,  ky  vëllim  poetic  komunikon  here  si  meditim,  here  si  rrëfim  poetic. “Dy  elegji  për  nënën  time”,  bart  artin  estetik  të  dhimbjes,  artin  e  dashurisë,  artin  e  forces,  artin  e  mallit. Pozia  “ Shkretetimë”,  është  njëra  ndër poezitë më të arrira  estetiko –filozofike  ku  ruhet  qenësorja.Njeriu  është  gjithmonë  i pafuqishëm  përballë  natyrës,  por  kur  rrënjët  e  fuqishme  si  një  lis  rrënjëthellë, atëherë   edhe stuhia  e  egër  s’mund  ta  përplasë  për  tokë. Njeriu,  kalitet,  digjet,  sfidohet ,  sa  shpesh  “vdes”  në  jetë,  por  zgjohet  fitimtar-faqebardhë,  kur  i  vlon gjaku   i  qëndresës,  vullnetit, guximit  dashurisë  dhe  kërkimit. Në  njërën  anë,  heroi  lirik  rrëfen  çfarë  ka  pësuar :

“ Unë  kam  parë  lëkurën  time  të   digjet  për  ndezje  si   tymi”,  në  anën  tjetër  rrëfen:   rritën,  qëndresën, mosnënshtrimin  përballë  jetës  së  egër  që  na  ofron  jeta  nëpër  beteja : “ Unë  ende  ndjej  gjethet  e  mia  duke  lulëzuar/ Lëngjet  e  mia  që  rritën”.

“ Në  poezitë  e  Kristine Doll-it,  të  jetosh  gjithmonë  kërkon  balancim  mes  të njohurës  dhe të  panjohurës, ndërsa  udhëton  në  drejtim  të  kujdesit,  dhembshmurisë  dhe  mirësisë” (shkruan  në  parathënie  të librit, Bill Wolak, Bogota, 2018).

Autorja  shquhet  me një stil  figurativ,   ku  ndër  figurat  kyçe  përdor  metaforën , krahasimin . antitezën si  dhe  simbolin,  ndërsa  ruan  një modernitet  dhe  i  ik  deklaratizmave  në  poezi.

Miniera  e  poezive  të Dollit në  çdo  poezi  shquhet  me diamante artistike  -filozofike  ku  jeta  duhet  të ngadhnjejë  mbi vdekjen,  dashuria  mbi  urrejtjen, drita  ndaj  errësirës, e  bukura  ndaj  të  shëmtuarës…

Maxhun  Osmanaj, Istog, shkurt 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles