Number of visitors on page:

N/A

(Padmaja Iyengar -Paddy: “POEZIA DHE UNË”, nga Prend Buzhala

Page Visitors:

N/A

DHUNTI TË FRYMËZIMIT: POEZIA DHE DASHURIA

Nga Prend BUZHALA

(Padmaja Iyengar -Paddy: “POEZIA DHE UNË”, poezi të përzgjedhura dhe të përkthyera nga anglishtja: Jeton Kelmendi e në redaktim të Xhemil Bytyçit, Prishtinë 2023)
Poezia, dashuria, jeta me dramat e përplasjet e saj, vizionet e dëshirat për një botë të lirë, janë vetëm nga disa punktet e këndimit poetik te ky vëllim i zgjedhur poezish të poetes indiane Padmaja Iyengar -Paddy. Ndërkaq, larushia e një bote të pastër, të
virgjër e të pasur emocionale dhe meditative, në shqip vjen po me atë ringjallje të freskisë shprehëse poetike, sado që hetohet se ky thesar shprehjesh ende nuk ka arritur të ketë ato shkallë të kënaqshme të tekstit letrar.

Mirëpo, ndryshe nga tekstologët që na e kërkojnë një qasje të ftohtë, fjala poetike e kësaj krijueseje na fton të ndiejmë e përsiasim ndryshe:
Në çdo zemërNë çdo art

Në qetësi
Në lëvizje
Në rrëmujën e shiut
Në dhëmbët e dimrit kërcasin
Në VIBGYOR të flluskës
Në gurgullimën qesharake të foshnjës
Në detin e thellë blu
Në gjelbërimin e natyrës
Në barkun e fshehtë të tokës
Në hapësirën e madhe të qiellit
Në kërcimin kozmik të Shivës
Në vështrimin e të dashuruarit
Me fjalë qe i pavarur
Tek ai, ajo, ata, unë
Gjithçka që dua të shoh
Dhe do të shoh ndonjëherë
Është poezia, poezi
Dhe vetëm poezia!
E pra, poezia nuk na është vetëm tekst. Shkon më tej: është këndim, po edhe imazh, spektër, tinguj, kundrim, meditim, hapësirë kozmike… Nëse poezia është tekst i thurur, ai këtu na shfaqet edhe si fakt spiritual, edhe si fakt material, madje, është edhe
fakt simbolik, është një DIÇKA shpesh e paperceptueshme dhe e pakapshme për ne. Është
një realitet i strukturës tekstuale e që formojnë një tërësi, që nga poezia e parë e deri te ajo e fundit. Fjalët çojnë farefisni të përbashkët, kurse gjakimet e folësit lirik konvergjojnë konventat e jetës e të PADMAJA IYENGAR -PADDY vdekjes, sepse libri ka një fillim dhe një fund që e kërkon këtë shkëmbim simbolik nivelesh të tekstuales: pas një fundi vjen në fillim i ri; është një unë poetik i shkrirë në gjithçka që poetja këndon:
Por sa herë që ndodh,
“Uni” i botës sime të jashtme dhe “uni” i botës sime të brendshme Do të përzihen dhe do të shfaqet si “NE” Dhe së bashku “NE” do të vendosim Në një udhëtim në një botë të re.
Mikrostrukturat e jetës shpalosen me ndjeshmëri nëpërmes fjalës (Poezia dhe unë) dhe nëpërmes dashurisë (cikli Shumë dashuri të ndritur).
Ne e lexojmë këtë poezi ashtu, me zgjimin e emocionit të brendshëm e me kureshtjen e një “bote tjetër” të perceptimeve e përsiatjeve, porse, në të vërtetë, ngadalë futemi në magjinë e një bote lirike; ne gjithnjë i rikthehemi burimit të parë: cili është
kuptimi e qëllimi i ekzistencës (për të cilat poezitë na e japin përgjigjen e tyre në formë arti), kurse përpara na rrëmbejnë gjendjet shpirtërore në marrëdhëniet
sublime me madhështinë e artit, me eliksirin e reflektimeve; marrëdhënie të ndërliqshme mes jetës, filozofisë dhe poezisë, mes këndimit të motivimit jetësor, gjuhës poetike dhe formësimit të përvojave të rëndësishme të jetës.

Mendimet e mia endacake dhe unë Kthehu në shtëpi për t’u bërë Njësh me poezi Përmes fjalëve që shpërthejnë Me qartësi dhe pa dyshim Për të zbukuruar dhe lulëzuar poezinë time. Pikërisht pse krijimi poetik është i sferës së magjishme, i një bote të shenjtëruar gjithë mister; së këndejmi, edhe ligjërimi poetik emërton të padukshmen, atë që njerëzit e rëndomtë nuk e ndiejnë dhe nuk e shohin dhe nuk e prekin… dhe kaq e drejtpërdrejtë na vjen kjo poezi, me thjeshtësinë e saj proverbiale.

Herën tjetër ne e lexojmë edhe natyrën paradoksale të tematizimeve paralele: jetë e vdekje, dashurimosdashuri, dritë dhe errësirë, ëndërr dhe realitet, vuajtje dhe shpresë, robërim nga lakmia dhe veset dhe spastrim, çlirim a një si katarsis i brendshëm.
Vrujojnë sintagma paradoksesh, kontradikta thëniesh që e zhdrivillojnë ndërliqësinë e realitetit, me anë binarësh semantikë me komentime të ndërliqshme të tekstit. (Sa më shumë e dua Atë,/ aq më shumë Ai më injoron…/Por gjithçka që gjej është një
zbrazëti e errët e shtuar nga mungesa e Tij.”). Këso tematizimesh paradoksale të ekzistimit e të kohë-
PADMAJA IYENGAR -PADDY

hapësirës, shtrihen edhe përgjatë gjithë tekstit të një
poezie:
Mendja duket se endet pa qëllim; Koha e çmuar duket se harxhohet.
Pa synime, pa objektiva, pa vizion; Jeta lulëzon në një mision pa qëllime.
Sytë duken sikur shohin në mënyrë të padukshme, Mendja duket se mendon pa mendje,
Zemra duket se ndihet pa zemër, Konfuzioni mbretëron pafund.
Subjekti lirik gjendet në një rrëmujë të brendshme, kërkon shpëtim nëpërmes përgjërimesh e lutjesh. A do të marrë përgjigje? Menjëherë në vazhdim, vijnë
poezi gjithë dritë, me fjalë që rrjedhin si muzikë nëpër këndimet e poetes. Janë çaste ngazëlluese që e mbushullojnë qenien. Sepse vetë poezia është dritë, dashuri, jetë, shpirt, dell, hënë, argëtim, mirësi, magji, muzikë, vallëzim, lojë, udhëtim, pikësynim…
është liri e mbi-liri! Kurse te poezia e dashurisë e kemi po atë botë
kërkimesh të lirshme, të mbushulluar me të bukurën, mirësinë. Ajo ka shtigjet e saj, universin e saj, ligjet e saj e kanunet e saj që nuk mund t’i ketë
asnjë kushtetutë botërore me kufizimet e veta. Ajo është normë e ndjesisë, çastit të beftë dhe përjetësisë, qetësisë dhe dhembjes, humbjes dhe fitoreve, betejave dhe paqes… e në fund vjen një ftesë:

Me dashuri ka kaq shumë mundësi. Ejani të bashkohemi, të zhytemi dhe të përzihemi –
Me dashuri dhe paqe – le të mos mbarojë kjo kurrë. Më tutje, te “Lëvorja e portokallit” të fitohet mbresa se ngjet një psiko-dramë, kurse te “Pakti i thyer”,
ndërdija e folësit lirik është e zgjuar, e përndritur, e çan më dysh hapësirën midis jetës e vdekjes: “Jashtë në të hapur/ do të jem larguar/ Por ti mbetesh/ Për t’iu përgjigjur pyetjeve.” Është një pakt midis një amaneti ende të pa rrëfyer.
Ka kaq shumë reminishenca dhe nuanca përjetimesh të erosit të pastër tek këto poezi, sa ti e ndien veten në një botë deliriumi. Në një dehje të kthjellët, siç thoshin indianët e moçëm për frymëzimin. Për shkak se këto dy krye-ndjesi, poezia dhe dashuria, janë një akt krijues i vetë jetës dhe artit poetik, janë identitet i njëra-tjetrës, janë gjendje e ndryshme e
vetëdijes, është gjendje e ekstazës hyjnore, siç do të thoshte Paltoni i urtë.
Kjo është poetika si dhunti e muzave, është ai sinkronizimi midis qenieve dhe dukurive, është ajo gjendje e ngritur e vetëdijes, që na shpie nëpër botët
e magjishme të artit dhe të kësaj ndjesie të dashurisë. Është ai parimi dionisian. Ne po flasim me terma të mendimit evropian, kurse poetja na i zbulon edhe një Antarktidë tjetër, një kontinent tjetër të imagjinatës poetike.

Shkurt 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles