Number of visitors on page:

N/A

Poezi kushtuar shkrimtareve shqiptare nga Athanase Vantchev de Thracy, Francë  

Page Visitors:

N/A
Ne foto Lida sherafatmand, Athanase Vanchev de Thracy dhe Jeton Kelmendi, Paris 2008, Kafe Trocadero.

Poezi nga Athanase Vantchev de Thracy, Francë

Përktheu nga origjinali- Frëngjisht: Albert Nikolla, Bruksel

ZONJE-MADHJA SHQIPERI

Kushtuar Naim FRASHERIT

Butë-ëmbla, zonjë-madhja Shqipëri,
Ja vjeshta u varron me fletë në ajri,
Nën frutat e një vere që u poqën me tepri,
ne, poetët e botës jemi miq tek ti,
nën besën tënde të vjetër, nën Zot e nën mirësi,
Era mbart mbi vete plagët e dheut të shenjtë
Përtej livadheve plot blerim të lashtë,
Dhe hëna bën folenë e saj në përgjumje,
Mes flokëve të dendura të pyjeve të paqtë,
Të bukura janë malet, të arta si bijat shqiptare!

Naim, vëllai im poet, miku im plot dert,
Fjalët e tua, si një gaz plot mister dashurie,
Shpërthejnë, dhe motet kaptojnë në histori
Shijojnë shiun e ngrohtë të mirësisë pa dert,
Që pikërlojnë mbi buzët e mia dhe më grishin,
Në ëndrrën e lirisë dhe dashurisë shqipërore!
Të përjetshëm janë poetët që popujt e tjerë i duan
Siç popullin e vet…

Furtunat banojnë të kreshpura në histori luftërash,
Krahëve të tu delikatë, i shtojnë dhembjen
Shkatërrojmë bashkë të gjithë gurët e urrejtjes,
dhe paqen me dashuri mes nesh e mbjellim
Në buzët tona plot etje, ka vargje dhe dhembje!
Të marrët zgurdullojnë sytë dhe ulurasin mes nesh

E bardha Shqipëri me poetin Naim në gji,
Dy shkëlqime në një shpirt unik, pa ndarje
Dy rrahje në një zemër të vetme! Plot mirësi!

Mendimet e tua hyjnore, si drita që shfaqet prore
Në brigjet e ujërave të deteve të ngrohtë,
Përbëjnë bukurinë e shpërthimi të dritës,
Dhe të sekretit të jetës së begatë, mes miqsh,
Pafundësinë e panjohur të mrekullisë së Zotit!

I dashuruar me një Tokë bujare të kreshpëruar,
Me male, të mrekullueshme në rrethin e universit,
Sendet kanë caqet e tyre në shtrirje, dhe endje
Pëllumbeshë që vendos krahët në dritën e jetës,
Alfabeti ëmbël e dashurisë së gjuhës së madhe!

Hap librin, dhe lexoj me gaz këngën tënde,
Bëhesh Shok i netëve të mia të thjeshta plot vetmi
Zëri yt shëron dhimbjen që më kaplon kraharorit
Zemrat që bërtasin mes ndjenjës së madhështisë
Ata që kanë shkuar larg, le të kthehen të shohin
Mirësitë tona që thyejnë urrejtjet në beteja!

Dhe duke lundruar nëpër vargje ,
Marinar i vjetër me plagë udhëtimesh të thella
me vegime të kaltra të poezisë sate,
Do ta shfaq fytyrën time në kuvend dhe ta them
Linjat me ngjyra krejt të ndezura i takojnë Shqipërisë
Shkruar më parë nga dora juaj e bekuar
Sipas diktimit hyjnor që flakëron, kuq e zi
Ju madhërojnë në thelb- ju bëjnë mjeshtëror
Engjëlli në begati i dijes hyjnore!

Shqipëri, ti je e trishtuar për poetin tënd
Që vdiq i ri, larg vatrës, larg lisave dhe livadheve
Shih dallgëzimin e tunikës në horizonte pa kufi
Dhe krenohu me Këngëtarin e madh të tokave ilire?

Qeshni pra shqiptarë, qeshni pra o njerëz të mirë
Mos kini frikë, Frashërliu, është miku im i shpirtit
Në dritën e besimit të pafund, dhe të diturisë,
Na puqen ndjenjat, na puqen mendimet,
Ne vdesim në këtë botë dhe lindim universit!

Eh jeta, është ende gjallë dhe gjallon me shpresë
Flamuri i kuq i kujtesën së shtrenjtë
Ti ka vendosur në panteon Zoti, thesaret e pafund
Të poezive të shenjta qe ti thure, për atdheun!

Paris, 30 shtator 2013

 

GUSHEKUQ  I TE BUKURIT MAJ

Dedikuar mikut tim, poetit më të ri të Evropës:
Jeton Kelmendit

 

« Ti pranverën na ndrin, kur gonxhet nisin çelin… »
Paul Géraldy

Kam endje ta dëgjoj mëngjesit,
Zërin e melodishëm të jetës,
Harmoninë  mistereve të puplorëve,
Shpërthimet e  dritave në një miliard nuanca,
këto alegro, langoreta art-qëndisur
Fuqinë e kreshendove të përpikta !

E kthjellët është nata dhe valëzuese si Atlas.
Ky i vogli trup, fëshfërin prej pasionit plot ndjenja,
Regëtin mbi gjethet e jeshilta të pranverës.
Melodia e dallueshme, në epose dhe legjenda
e pashqitëshme nga mendja është kënga e tij e tejdukshme
udhëton si rrekëzat e ujit të kulluar, mbi  dhe e gurë
duke gjarpëruar i freskët në pyllin e dendur,
mes pemëve kurorë-larta, nga driza në gëmushë.

Brenda kësaj nate maji gjithçka,
Ngjan sikur është formësuar nga ledhatimi,
Harmonia e tejdukshme  dhe brishtësia.
I ëmbli vogëlush, këngëtari gushëkuq!
i padukshëm si nga hera, i përulur, i përkorë,
bukur mbuluar nën  flatrat e muzgut.
Dhe duhet thënë, muzikë rrjedh nga dashuria e tij
me nota shkëlqimtare mbi tambur.

Me fytyrën nën rrezet e hënës mjaltoshe,
shijoj drithërimat vajtuese të ëndrrës
të këtij fyelli magjik, gjithë mit në triptik,
murmurimat poetike të një rruge,
heshtjet e shkurtra dhe ndjenjat e vrigta
dhe nga mallëngjimi i ripërtëritjes që qenies
mezi mbaj lotët e ngashërimin.
Ai ka ardhur për botën, dhe është poeti!
Mbani vesh, janë çaste qetësie e çlirimi elegjiak,
ëndërrime të stisura në fund të një pranvere
plot me mister e shenjtëri pa fund, pa cak!

As mullenja e veriut  me zërin magjiplotë,
as trishtili  melodioz e ngashërimtar,
as pingërimi i hollë e martin-peshkatarit të lumenjve,
as çafkëlorja e pipiruqe dhe lozonjare
me kreshpën e mbuluar me puplin të zi,
asnjë fluturak  shpotitës dhe bilbërues,
s’mund të matet me këngën magjiplotë të tij.

Vetëm zëri i tij me shkëlqim serafin
derdhet gjithkund me një endje mahnitëse
Vetëm zëri i tij është drithërimë turbulluese,
flatron, nën qiej të luhatshëm gjithë vallëzim.
I tëri shndërruar në një këngë mjeloshe.
Dhe heshtja për të mos dëgjuar asgjë.
Dridhet zemra pas një zie të trishtë vjeshtore.
Dhe Ai,  drejt Afrikës së hareshme niset,
drejt muzgjeve të bukura tropikale gjithë pjalmim,
në vapën mes arave ngjyer me të kuqe.
Tej, aty ku zemra të tjera rinore si lule mbihen,
të kthjellëta e të dashuruara në pritje magjike
me sytë që shkëlqejnë në gaz-shende idilike

E diel, 7 Dhjetor 2008

 

Ç’FARË ËSHTË KJO HESHTJE,
GJITHKUND…..

Kushtuar poetit Ali Podrimja

Ku venë njerëzit që i dua,
Vetuar me të kuqe all,
Në muzgjet e portokallta të mbrëmjes!
Ku i shpie era e artë e tetorit,
Zërat lavde-mëdhenj të pikëllimit?

E gjithë gjindja këtu mbeti,
Nën diellin e vjeshtës së thekur,
Vetëm vastakët plot ëmbëlsi të rrushit,
Dhe fëmijëria ime e bukur,
Mbi parvaz të dritaresh hedh vështrimin
Drejt pafundësisë pa-dimensione.

Thuamë-mua  Ali Podrimja,
Më thuaj, mik i verbuar i shkulmave të kthjellëta,
Vëlla binjak i alpeve të Rugovës,
Ku vanë kuajt e bardhë të kohës,
Krijesat , që unë me duart e mia,
Brenda ëndrrës i kam veshur e veshur,
Me shkëlqimin e dritës së shenjtë.

Paris, 18 gusht 2012

 

TI ME PYET PSE!

Kushtuar ISMAIL KADARESE 

Ti më pyet, pse un kam aq tallaz në zemër,
E mbi një qafë një kokë xanxare e nevrike,
Kjo ngaqë un jam rrënjë e racës anteike,
Ndaj  i kthej shigjetat kundër Zotit pa emër.
Gérard de Nerval

Por ja që ne Ismail, jemi, siç e thonë,
Lastarët e rinj, që rriten plot gjethe e jetë,
Nga antika, në mbirje të gjatë tremijvjeçare,
Vastakë të bardhë rrush Sovoie në vresht,
Që rrjedh verën e bardhë Vitis Allobrogica.

Ju, fitimtari djalë i shndritshmes Shqipëri,
Ju, që transformoni tokën tuaj prehistorike,
Tregues i dhembjes së popullit, dhe gjesteve mitike,
Në odet dhe muzikat, në parfumet dhe lulet e fushave,
Dhe fjalët e magjishme, të lira , të qarta dhe sublime,
Si këngët e lumenjve të vrullshëm malorë,
Si fluturimet e shqiponjave mbi qiellin e maleve të larta,
Sikurse Kaligrafia e pulëbardhave në verë,
Mbi blunë e brigjeve ranore të Adriatikut!

Tek ju pra, gjaku i buzëqeshjes,
Rrjedh ndër vena, të populli tuaj krenar!
Gjak ku udhëtojnë, anijet e vogla të diellit,
Faqet e gjithë historisë së njerëzimit,
Dashuria dhe bukuria e shekujve!

Ne do ta duam ujin nëpërmjet të cilit,
Grekët masnin rrjedhjen e kohës,
Gjithashtu edhe kolonat me të cilat,
Deshifroheshin kuptimet e shenjta të hijeve!

O dritë e paparashikueshme e orëve,
Rrjedhje të ngadalta të lumenjve të jetës,
Fill i pakëputshëm i thënieve të filozofëve,
Legjenda dhe terrore të vjetra mbretrish!

Dritë librash epidiptike,
Fjalë thelbësore,
Në natën e pambarimtë,
Ku notojnë ëndrrat tona të mirësisë.
Por ja që ne Ismail, jemi, siç e thonë,
Lastarët e rinj, që rriten plot gjethe e jetë,
Nga antika, në mbirje të gjatë tremijvjeçare,
Vastakë të bardhë rrush Sovoie në vreshtë,
Që rrjedh verën e bardhë Vitis Allobrogica.

 

ÇFARË MBETET E NDALUAR NË BUZËT E NJERIUT
(CE QUI DEMEURE INTERDIT)

“Wachs und werde zum Wald!
eine beseeltere
Vollentlühende Welt !”

 

“Mençurimi, bëhet një pyll!
Një botë ku penetron shpirti,
Dhe nis e lulëzon në plotësi!”
Friedrich Hölderlin

 

Tashmë ti po ikën! Brenda gjetheve që dridhen përhumbur
Të vendosesh mbrëmjes, pafundësisht në një dashuri të bukur!
Shko, zhduku, njomështi jete! Koha e mungesës ka ardhur,
Rigjeji brigjnajat me shi të atdheut tonë në stuhi lagur,
Ku një gjatësi udhëtimi në butësi brishtare zigzon,
Na dërgon si dikur drejt gjelbërimi qartësisht hapur,
Sërish na rikthen në shtëpitë tona të shenjta,
Drejt të pashtershmes buzëqeshje të ëmbël të nënës.
Vdekja pa ngut rrethon me errësirë fytin tim gulçues,
E dashura trishtesë mbyt buzëqeshjet e lumit të gjakut!
Të qara naive, lëvizje të ngërrçta që mendimet gjejnë,
Shurdhimi i lagësht që më mban me muaj nën kontroll,
Ditët e zymta, orët e athta, minutat dhe sekondat,
Ah! Çfarë të bëj me to?
Tashmë ti po ikën! Do të endesh nëpër livadhe!
Koha e pakthyeshme përgjumet në aget e syve!
Ti vrapon me të, në zemrën tënde,
lodron shpërndarja e fjalëve,
të bardha, rrezatuese, të virtytshme,
të buta sikurse dhe dëbora.
Veç fillesa agimore, dhe petale vjollcë harruar,
Parfumi i gemit të karafilit në çdo fjalë buzuar.
Shko! Eteri qiellor do të drejtojë shpirtin sovran
Drejt të qarave me mallëngjim gëzimi të fëmijërisë,
Drejt kodrave ku jeton atëgjyshi me zemër të hareshme,
Drejt pyjeve ku ndodhet unaza e bashkimit me rrugën e qumështit!
Shko! Butësia e ëmbël e puthjeve nuk i ka braktisur dridhjet!
Por ti, plot hov e njomështi, qëndro akoma me mua,
Rimerre muzikën e parfumuar të lamtumirës në qepallat e mia,
I bërë, o i butë, o shpëtues, që nga hapësira do të zhdukesh,
Grihet shpirti nga dhëmbëzat e ligështisë dhe miqtë e mi sëmuren,
Atë qe zemra ime thotë për ty, që të dua më shumë se veten,
Mbushet sërish qenia me ujë të pastër plot jetë e shpresë!
Lërmëni mua, në shijen e vetvetes,
Në admirim, pritje, shijim e shpresë,
Çfarë mbetet e ndaluar në buzët e njeriut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles