Number of visitors on page:

N/A

Poezi nga Anila Dahriu

Page Visitors:

N/A

1-Çamëri, o moj Zonjë e madhe

 

OH,tokë, që nuk të njoha kurrë ,

Brengë e mall jeta na shtroi.

Kërkova dritë ,

dhe, mes  errësirës më dëbuan.

hesht ,mos përmend këtë emër ,është mallkim.

Trupin tënd perl më mohuan

Të njoha mes ninullat e nënokes,

Heshtur netëve me pak fjalë për ty

Sytë plot lotë, të lidhur me zinxhirin të zi.

Oh, tokë e përgjakur,

që, kurrë nuk të njoha, kurrë!

Dhe ,kur erdhi dita,

nuk mund të besoja këtë hidhësi!

Do të vij një ditë, të të përkulem në gjunjë,

Moj Zonjë e madhe,Çamëri!

Do të vi një ditë

Do të puth trupin tënd,

Bregut të detit ,

do të ulëras amanetin e nënokes.

Kockat e nënokes nuk jane tretur,

Ndërsa shpirti im vuan për ty!

Jam një lule përher në shtegëtim,

Kërkoj, aromën tënde

Kërkoj, dheun tim!

Po tretem, po fikem si qiri nën srehëzën e natës,

Oh ç’mallkim moj tokë e djekur

malli është plagë e vjetër,

koha nuk shëroi , po rrëmoi vetëm të vjetrën.

Sa larg është kjo dritë e shpresë,

sa larg është të ndihem e malluar,

dhe, të puth të vërtetën!

Në ç’rrënje ulliri do të shkruaj amanetin tënd,

Në ç’mur të gjetur do të derdh lot!

Unë u bëra poete ,të të shkruaj pak fjalë,

Oh, moj Zonjë e madhe…ku gjënden  bijtë e tu?

Bijtë e vërtetë!Jo çakejtë!

Oh, moj zonjë e madhe, Çamëri,

dua të flas me ty.

Të puth sytë,të këndoj këngët e tua

Të hedh vallen e trimave,

Të rrëfej gjithë vuajtjet e bijëve të tu,

Ah, sa mall, kam për ty,

Dheu , nuk do më tretë,do të bëhem dhe,

Erë, të fluturoj mbi ty,

Të bashkohem me dheun tënd,

Moj e bukura Çamëri!

2-Eshtrat e mia

Gërryej eshtrat e mia çdo ditë,

asnje grim mishi nuk kam në trup,
Ndoshta ushqej shpirtin me pluhrin ndjellës të kangjellave fantazmë.
Tkurrem përpara një labirinti gjarpërush si një pyll imagjinar,
Madje oksigjeni është kthyer në tymnajë
As një gjethe shpirt të gjelbërt nuk ka.
Është një xhungël si stinë e paqëndryshme,

ku vjell vrerin tim.
Shndërim horizontesh pa kufi ,pa fjalë e gërma të coptuara,
Mes një shpirti rrëzuar në brinjë të botës pa anë.
Gërryej eshtrat e mia,pa gjak dhe lidhje me kohën.
Ku shiu dhe erat e forta .Anijen tim Robison
Rrëz një ishulli m’a largon,
Nuk dua të therras me Zotin …ndihmë shpirtim të shëroj,
Ndër udhë që zgjaten kilometra si shkretëtira
Këmbëzbathur të digjem,këtë veç kërkoj.
Ku etja të çaj buzët e mia të thara,
Si heretike dua të iki nga kjo botë
Ndërsa eshtrat e mia nëpër kangjella lutëse të shkruajnë
Një mister o një vaj drithëruar!

…….

3- Të lashë të lirë dashuri

 

Të lashë të lirë dashuria ime,
Të lirë sepse të kam dashur shumë

si valët e detit në verë të ngrohtë,
Si flladi i mëngjesit kaltërosh.
Si një natë plot me yje stolisur në qiell praruar,
Do të doja kështu urtësi e shpirtit tim
Varkë lundrimi në horizonte të padukshme,
Pulëbardhë… pulëbardhë
Ku krahët gjasin me rrahjet e zemrës time,
Të dua të gjelbert si ngjyra e shpresës
Të dua prush. ..purpuri trëndafilash në kopshtin tim,
Gjithëmonë pranverë në syte e mi
Të lashë të lirë sepse të kam dashur shumë!!

….

4-Klithmë!

Mjelmë e bardhë,bukuri mes të akullt liqen të pafaj,
Shpëtim nuk ka!
Krahët janë mbërthyer mes thikave shpoti të ftohmës ,
Gjaku i errët vërshon mes shtratit të natës,
Lumenjë kthjellojnë mes yjeve,

ndriçimin e dhimbjes flakërojnë ,
Mes kujtimesh largojnë kohën ithtake .
Ngjyrë egër e saj, gjethet në një varr shtegton
Syrin ngyrë flori ,pshehrëtim malli,
Mes kërthizës së kaltër çati ,

shingjetë helmuse në çelul të palindur
Nuk kërkon.
Mjelmë e bardhë sygjakosur,

shpirtplasur, dhe e burgosur,
Peshë e kohës pështjellim vitesh.
Rrezeve të universit

Klithmë mbetesh mes një agonie pafajsie.

 

5-Ku gjendemi?


Në çfarë vargu ka ndalur shpirti!
Vallë në ç’lëkurë është fshehur dashuria?
Plaçkitja e zemrës lundron nëpër dete pa anë.
Sa afër dhe larg është gjithësia!

Vjeshta ka ikur me kohë,
Gjethet lanë gjurmët e shpirtit,
Nëpër stola të vetmuar!
Mbërriti pranvera ,trilli i ëmbël i dashurisë…
Sythet përqafuar me diellin,lotin mall shuan!

Ç’lëkur kemi veshur sot?!
E djeshmja na grabiti lotët,
E nersmja nuk vonon të trokas!
Ç’lëkurë po i kërkojmë jetës vallë?!

Ku gjendemi?! Ku udhëtojmë?!
Në ç’largësi të kohës ,
Mes yjeve netët e pagjumta pushtojmë!
Ndoshta jemi petale ku prekim ëndrrën!
Ndoshta varg ku udhëton në qiell të lirë,
Të preki shpirt fluturën!

Anila Dahriu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles