Number of visitors on page:

N/A

Poezi nga Artina Hamitaga

Page Visitors:

N/A

USHTARI

E pash nanën atë ditë
Dashta shumë me përqafue
N’sytë e saj shifja mërzi
Babën n’burg ma kishin que.
Ahhh, s’duron gjaku i shqipës
N’robni s’mundem me jetue
Amanet po t’la te Zoti nanë
Djali yt, n’luftë asht’ tuj shkue.
M’puthi n’ball e m’dha uratën
Lotë i shkun faqeve ndër sy
Djali jem, sokol mali
Nana trim t’paska ba ty!
Armën n’brez, dola nga shpia
N’at’ Pashtrik shokëve me ju bashkue
Seç kish marr hijeshi trimnia
Me tri shkronja historinë me shkrue (UÇK).
Sot te varri yt oj nanë
Erdha edhe një herë me m’bekue
Sa kisha dashtë edhe sot me m’pa
N’marsh ushtrie tuj m’nderue!

 

Para se me shku

M’le me t’dasht’
E dashninë me ty edhe një natë me e jetu
M’le me t’i pa sytë
E me hek këtë trishtim që shpirtin ma ka rëndu
M’le me fol
E t’amblin za edhe një herë me t’a ndigju
M’le me t’pa
E tu t’pa ty edhe një herë jetën me e gëzu
M’le me t’prekë
E dashni me ty me ba
M’le me t’puthë
Se shpirti në shumë copëza u nda
M’le me të andrru
Ma te bukuren andër edhe sonte me shiju
E para se me shku
M’le edhe një herë me t’perqafu!

 

KA KOHË

Nuk po t’ni ma as nji fjal’ tu e thanun
Ka kohë që vargje nuk m’ke thurr
Dashninë tu ma tregu
Mallin tu ma dërgu me gërma
E shpirtin tu e gjallnu
Ka kohë që netët nuk mi ke ambëlsu
E trupin ma ke lanë tu u djegun
Ka kohë që ditët më janë errësu
E pa ty jeta m’asht’ e mekun

Pa dale t’tpys diçka..
Netët e vona si i kalon?
A nuk t’ngjan ma n’mue hana kur e shikon?
E shkëlqimi i yjeve a nuk t’i kujton ma sytë e mi
A nuk ke ma mall për buz’t e njoma e për temen dashni?
A s’t’thotë ma zemra me ardh’ me m’përqafu,
Ngat vedit me m’majt’
Me m’dasht’
Me m’shtrengu
Me m’shiku
….
E me gjetë “veten” tane që t’ka hup n’mu?

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles