Number of visitors on page:

N/A

Poezi nga Muharrem Kurti

Page Visitors:

N/A

Shënime për autorin:

Muharrem Kurti , lindur më 30.05.1963, Gjakovë

Jeton dhe punon në Gjakovë. Krijmtaria e autorit Muharrem Kurti  është  përkthyer në gjuhën angelze, portugeze, spanojelle, kineze, greke, turke, rumune dhe italiane.

Gjithashtu është përfshi në antologjinë “Poetas del mundo” dhe “Ëord Poetry Yaer book 2014.

Është antarë i   “ Internatinal  Ëriters Artists Associacion “ IËA.

Është shpërblyer me çmimin “Medalja e artë  Aleksandri iMadh” dhe “Medalja e artë e UNESKO” në Greqi, 2018

Vepra të botuara:

-Gjelbërimi  Natën , poezi, “Rilindja“, 1998

-Lutja e Kthimit, poezi “Marin Barleti”, 2000

-Lotët e Luleve , poezi , Klubi letrar “Gjon. N. Kazazi”, 2008

– Dritë e Zezë, tregime, Klubi letrar “Gjon.N.Kazazi”, 2011

-Porta e arsyes, poezi e përzgjedhur, “Lulu”, SHBA, 2011

-The gate of Reason, poezi në gjuhën angelze “Lulu” SHBA, 2012

-Dialog me Dhimbjen , poezi, Klubi letrar “Gjon.N.Kazazi”, 2013

-Antologji e poeteve të Malësisë së Gjakovës , poezi, 2013, bashkëautor me Lulzim Logu

-Data Njëmbëdhjete , roman,”Nacional”, 2015.

-Dhimbje e Bukur, poezi , përkthyer në greqishtë, Greqi, 2016

-Dhimbje e Bukur, poezi, përkthyer në rumanishtë, Rumani,2016

-Qendresa e Bardhë, roman, “Nacional”, 2018

-Shqetësim  Zhgënjimi, poezi, IËA BOGDANi, 2019

-Jeta e Rrënojave, roman. Klubi letrar „Gj.N. Kazazi“, 2019

-Dhimbje e Bukur, poezi, përkthyer në iatalisht, IËA BOGDANI, 2020

-Kufiri i Gjakut, roman, IËA BOGDANI, 2020

FIGURACION SIPËROR

      ( Azem Shkrelit)

Koha si njerkë

A si njerk të saj ne?

Brenda mendimit ilir s’hymë

Par të parë veten

Cilët po i donim

Kush po na donte

Metafora e Arbërisë

Epiteti i Gjergjit

Krahasimi i etërve

Panë dhe tunden kokën

Të konvertuarit në zi

Të harruarit në cep të historisë

Të krahasuar edhe me korbin

La amanetin e bardhë

Dhe shkoi në amshimin e dritës…

KRYEVEPRËS SË ZOTIT

I mungonte momenti më i bukur

I jetës

Ndjehej bosh pa shikimin e ëmbël

Të syve përrallor

E donte përtej çdo pasurie

Kryeveprën e Zotit

Ajo ia kish pushtuar

Gjithë kohën, edhe pa qenë afër

Nga larg

Edhe përfytyrimin ia kish bërë

Të përbashkët

Mosardhja, ishte një Saharë

Ardhja një kopsht lulesh

Të lloj-llojta

Me kryeveprën në mes…

LYPSARIT TË SHPËRBLYER

E  mori gruaja e perfekt për dore

Lutjen e tij e pranoj, përgjërimin

E qoi në palën e shtatë

Të qiellit parajësor, nën hënë

Nën brehen çati, sipër barit intim

E magjioj si zanë gjishpluar

Më pëllëmbë të fjalës ia dha ujë zemzemi

Herë ditën e lume

Herë natën plot yjtë

Falas ia dhuroi thithm’kat

Gratis buzët e eksituar

Ia puthi mërzinë e braktisur, ia plandosi

Dilemat e udhë-kryqta si la në mes të udhës

Hijeshi të lakuriqtë ia shpërblej shikimin

I tha kënaqu lypsar i bukur

He të shtifsha në dhe…

MOMENTË NJËTËSIMI

U bind, se drita e saj e ndriti

Kishte ëndërruar sa net të vetmuar atë çast

Ta kishte, t’i fliste, ta dëgjonte

Në ato minutat e përflakur me muzg

E pa, teksa po priste fjalën e tij

Urim-ardhje, gëzim-shumtë

Dhe nisi të fluturoi  si zog krahëshkruar

Në qiellin e dashurisë

E preku, sapo dëgjoj zërin: erdha

U elektrizua me pëllëmbën e praruar

U dridh nga frymëmarrja e eksituar

Dhe e përfytyroj veten princ

Krah princeshës perri

U benë nji

SENTENCË FEMRORE

Më gjeni një lule

Më të bukur se femra

Botën ua fal!….

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles