Number of visitors on page:

N/A

Poezi per Nene Terezen

Page Visitors:

N/A

Jeton Kelmendi

 

TË JESH NJERI

Shën terezës time

 

Fillim shtatori

Qielli zbret dashuri

Sa lartë mbërrika njeriu i gjakut tim

As pasaportë nuk i kërkohet

As ndalime nuk i bëhen

Kufijëve.

 

Ta mbërrijë njeriun

Një jetë udhë bëri e lumja,

Adresën e kishte të shkruar mirë.

 

I madh është ky vit

Sivjet

Për njeriun.

Lumturia shenjtërohet,

Dashuria lumturohet.

Lum njeriu që i lutet

Shpirtit saj

Dashuri me i pasë jeta.

 

Besimi i madh në njeriun

Sa shumë më je madhëruar.

 

Më gozhdojnë si Krishtin

Do mendime dashurie, më dehin

Pamundësitë, me i’u përgjigjë largësive

Si mund të jesh njeri,

Shenjtëri…

 

Rrëfimi duhet nisur nga këtu,

Por dukjet më janë të padukshme

Në vogëlsinë time të madhe,

Ka vetëm shenjtëri

Dhe shtator shenjtërimi;

Apo jo Shën Tereza ime, Gonxhe.

 

Njeri

Këto janë rrënjët e jetës,

Adresë

Kur ke vetëm dashuritë.

 

Kohës së lazdruar

Rri drejtë shqiptari im,

Përtej të nesërmes e pasnesërmeve

Shekut bëjnë miliniume tjera,

Epoka dashurishë.

Me bekimin e Shën Terezës

Gjithnjë shko drejtë,

Shko përpara.

 

Një mijë rrugë tjera

S’mund ta ndryshojnë drejtimin

Dashurinë, adresë kur ke

Të jesh shenjtëri

Nuk është e pamundur

Njeri.

 

Me 04. Shtator 2016, Prishtinë

 

GJENI ARBEROR

E pash kujtesën e shekujve
shkonte analeve të historisë
krenaria.
Gjeni i tyre,
I Skënderbeut,
ne jemi arbër,
Arbëreshe është qenia jonë.

Po kërkoj gjenin tim
në një vend tjetër.
Rrugëtim kohësh në pakohësi,
më tund te një fillim:
trungu e rrënjë
bimë të mbjella në pafundësi.

Fjalët mbushën zë Shqip
ato rriten shpresave për të nesërmen,
Fjalët e vjetra
rinohen kuptimeve të mëdha
një ngjyrë ka, një ëndërr

Dashuria arbërore.

Poezisë nuk i fshihen shkronjat
përderisa të jetë poezi
fjalët mblidhen vet
siçk mblidhen arbëreshët e mi.

këtu ndjehesh vetvetja
më shumë se kudo tjetër.

 

Bruksel,7 janar 2022

 

NGA BRENDIA E JASHTES

Nga dritarja e jetës
e sotmja shikon të nesërmen
një gjuhë të përbashkët, kanë dëshirat
alfabet dashurinë

nga dera e shkuarjes
vijnë njerëz që nuk i do shikimi
tutje, lumi i të pathënave vërshon
ku dreqin banon koha

përplot mbushen zbrazjet
unë jam rruga, ti ardhja?
Hajde këtu në oborrin e pritjes
jeta mirëpret banoret e vet

prej syve të ditës
qielli lagu qerpikët e pranverës
kush e shpërfill brendinë nga jashtë
jashtë vetës ka mbetur

nga brenda lëkurës njerëzore
kam qenë dëshmitar i historisë fanatike
sa e sa kohë kanë banuar në mua
dhe s’janë më

qëllimi ka do kohë që është zgjuar
nga gjumi i ëndrrave të veta
arsyeja ka humbur që moti
e koha po luan me rregullat e lojës

o ju që vini pas nesh
në doni të keni rrugën tuaj
mbajani tjetër drejtim.

Auderghem Pranverë 2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles