Number of visitors on page:

N/A

Poezia botërore në skenën e një Festivali shqiptar

Page Visitors:

N/A

Ars Albanica
PORTAL KULTUROR
Poezia botërore në skenën e një Festivali shqiptar

Qerim Kryeziu

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec zgjati tri net, filloi më 16 e përfundoi më 18 tetor 2020. Në vazhdimësinë e tij, i gjashti me radhë. Brenda kuptimësisë së fjalës Festival, më i bukuri, më përmbajtjesori dhe më kuptimploti. Sepse në skenën e tij u shfaqen poetë suprem botëror, u deklamuan krijime poetikisht të realizuara dhe u luajtën pjesë instrumentale artistikisht të dëshmuara. Komponente të domosdoshme këto që një festival e bëjnë të bukur dhe gjatë kohë të kujtuar. Festivali, si gjithçka tjetër në këtë kohë, vuajti kërcënimin e jashtëm nga lëngata koronë që tashmë ka mbërthyer gjithë botën. Për shkak të kësaj lëngate, ky festival priti mysafirët e vet poetë ndryshe, u realizua ndryshe dhe u transmetua te publiku krejt ndryshe nga herët tjera. Festivali Ndërkombëtar Poetik i Rahovecit erdhi deri tek shikuesit e vet vetëm virtualisht përmes kamerave të televizionit shqiptar në Suedi RTV AlbSe. Dhe erdhi bukur si transmetim, siç ishte e bukur dhe e magjishme vet përmbajtja e transmetuar. Tri mbrëmje me poezi e poetë nga Europa, Amerika, Afrika, Azia e Australia dhe tri net të përmbyllura qetësisht e ngrohtësisht me nga një instrumentale muzikore. Ndoshta kombinimi më poetik që ka mundur të mendojë dhe të realizojë organizatori.

Nën thjerrëzën e Festivalit, nata e parë
Moderatori i Televizionit AlbSe Qerim Kryeziu sqaroi arsyet e transmetimit virtual të festivalit dhe shprehu keqardhjen për pamundësinë e takimit në Rahovecin e bukur të poezisë e të agrokulturës shqiptare. Ndërsa drejtori i Festivalit, shkrimtari e publicisti i mirënjohur Fahredin Shehu shpjegoi rrjedhshmërinë dhe të veçantat e këtij edicioni. Në mbrëmjen e parë që filloi në orën 21:00 lexuan dhjetë poetë. I pari shkrimtar që lexoi , ishte Sali Bashota me poezinë “Zemërimi botës”. Pastaj lexuan: Jose Muchnik nga Argjentina poezinë “Amazona e veto”, Jael Uribe nga Republika Domenikane poezinë “9 pills against death”, Eldar Akhadovi nga Rusia poezinë “Dream”, Brian Jonston nga Skotlanda poezinë “Township”, Lulzim Tafa nga Kosova poezinë “Ëndrra”, Gili Haimovich nga Izraeli poezinë “Like an apologi”, Alfredo Fresia nga Uruguai poezinë “Nocturno en La avenida a san zua”, Zhan Pierre Balpe nga Franca dhe Isa Kamari nga Singapori.

Lehtë si flutur, fluturonte gishtërinjtë e vet andej këndej mbi tastet e pianos artistja daneze Christina BjØrkØe për të lozur variacione Betoveni dhe për të përmbyllur ëmbël natën e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec të Republikës së Kosovës.

Nata e dytë
Nata e dytë e Festivalit filloi me poeten shqiptare me banim në Australi Miranda Shehu Xhilaga me poezinë “Resignation”. Pastaj lexuan edhe këta poetë: Andrew Singer nga SHBA poezinë “Portobello Strand”, Gjergj Jozef Kola nga Austria poezinë “Dulqina”, Hula Yilmaz nga SHBA poezinë “To my African child”, Aminur Rahman nga Bangladeshi poezinë “The Dimensions of a Poem”, Roza Jamali nga Irani, Ahmet Emin Akasoy nga Turqia poezinë “Ozings out of the dream”, Rolf Dopenberg nga Zvicra poezinë “First word”, Anatoly Kudryavitsky nga Rusia poezinë “Viking Breth”, Miao Yi Tu nga Tajvani, Abdel Majid Benjelloun nga Maroku, Tanja Bakic nga Mali i Zi poezinë “Poem”, Taeko Uemura nga Japonia poezinë “A prayer to Wine”, Sotirios Pastakas nga Greqia poezinë “Food linë”, Remzi Limani nga Kosova, Peter Sragher nga Rumania poezinë “The pandemia poem” dhe Vasyl Makhno nga Ukraina.

Mbrëmja përfundoi me një melodi në kitarë nga artisti shqiptar Mehmetali Arifi nga Kosova. Tingujt e këndshëm që këputeshin nga gishtërinjtë e shkathët të kitaristit shqiptar, mbushnin hapësirën e studios së transmetimit me tone të dashura muzikore. Si kristal bukurie, si freski pranvere vinte melodia e kitarës nga sfondi plot lule, në mesin e të cilave luante e përjetonte si Orfe artisti.

Nata e tretë
Në natën e tretë e para lexoi poetja nga Kosova Ilire Zajmi, poezinë “Këshilla vetës”. Pastaj lexuan me radhë edhe 22 poetë tjerë nga Europa , Amerika , Azia e Afrika. Yuri Zambrano nga Meksika poezinë “The rain can change our life”, Mircea Dan Dutze nga Rumania poezinë “No- kissing Moon”, Ewith Baha nga Indonezia me poezinë “Your pen”, James Sutherland-Smith nga Skotlanda me poezinë “Snow”, Esteban Charpentier nga Argjentina me poezinë “Say who you don´t want”, Yuuri nga Japonia poezinë “Hide-and –seek”, Mamta Sagar nga India poezinë “Knock on the door”, Niels Henrik Hooge nga Danimarka poezinë “Ekologisk kortdikt”, Nedzat Ibrahimovic nga Bosnja dhe Hercegovina poezinë “Cradles and coffins”, Ashok K. Bhargava nga India poezinë “Monsoon Dreams”, Christopher Okemwa nga Kenia poezinë “Valentin´s Day”, Tzemin I. Tsai nga Tajvani poezinë “If you still want to read my poems” , Naida Mujkic nga Bosnja dhe Hercegovina poezinë “A man and the rain”, Hamid Larbi nga Algjeria poezinë “Glance of exile”, Alma Braja nga Greqia me poezinë “At last”, Wiliam S. Peters nga SHBA poez

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles