Boografia
Jeton Kelmendi, poet, dramaturg përkthyes letrar, analist politik, profesor universitar, akademik dhe publicist, lindi më 1978 në Pejë.
Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për Komunikim Masiv në Prishtinë, kurse studimet post-diplomike në ULB – Universitetin e Brukselit (Politikat ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë). Masterin e dytë e mbaroj për diplomaci, ndërsa doktoratën për politikat e sigurisë ndërkombëtare dhe rolin e medies te këto politika. Ai është profesor në Universitetin AAB në Prishtinë. Vite me radhë shkroi dhe botoi poezi, prozë, ese dhe tregime. Është bashkëpunëtor i shumë medieve, shqiptare e të huaja, ku trajton çështjet të ndryshme kulturore dhe politike, sidomos që kanë të bëjnë me raportet ndërkombëtare. Si emër Jeton Kelmendi u bë i njohur për lexuesin në Kosovë me përmbledhjen e parë me poezi “Shekulli i premtimeve”, të botuar më 1999. Në vijim botoi edhe një serë librash të tjera. Poezitë e tij u përkthyen në më shumë se 42 gjuhë të huaja, u botuan në disa dhjetëra e qindra antologji ndërkombëtare, duke bërë kështu të jetë poeti më i përkthyer dhe poeti shqiptar që ka marrë më se shumti çmime ndërkombëtare. Ai është përfaqësues i denjë i poezisë moderne shqiptare është thënë nga kritika letrare. Qenësia e punës së tij në fushën e artit letrar është kujdesi që i kushton të shprehurit poetik, shtjellimit modern të tekstit dhe thellësisë së mesazhit. Në krijimtarinë e tij veçohet sidomos lirika e dashurisë dhe vargu eliptik i ndërthurur me metafora dhe simbole artistike. Poezitë e tij janë botuar në qindra antologji dhe revista të ndryshme gjithandej botës. Është veteran i luftës së UÇK-së. Aktualisht punon dhe jeton në Prishtinë dhe në Bruksel.
TITUJ TË VEPRAVE
1. Shekulli i Premtimeve, 1999, poezi
2. Përtej Heshtjes, 2002, poezi
3. Në qoftë mesditë, 2004, poezi ISBN 978-9951-06-067-6
4. Më fal pak Atdhe, 2005, poezi ISBN 978-951-06-098-6
5. Ku shkojnë ardhjet, 2007, poezi ISBN 978-99956-29-33-5
6. Erdhe për gjurmë të erës, 2008, poezi ISBN 978-1447-87-502-4
7. Koha kur të ketë kohë, 2009, poezi ISBN 978-99943–44–21–5
8. Rrugëtimi i mendimeve, 2010, poezi ISBN 978-608-236-012-6
9. Thërras gjërat e harruara 2013 poezi ISBN 978-9951-02-239-2
10. Rrugëtim kah vetja 2015, poezi ISBN 978-6082–36–012–6
11. Një ardhje tjetër 2020, poezi ISBN 978-9951-764-26-1
SHKENCA POLITIKE:
1. EU mission in Kosova after its independence, 2010, politikë, SHBA 978-1-4478-3910-1
2. Misionet NATO-s dhe BE-së, kooperuese apo konkurruese 2012 politikë ISBN 978-1-291-19976-5
3. Kohë e keqe për dijen 2012 publicistikë. ISBN 978-132–61–651–4–7
4. Ndikimi i medieve në politikat e sigurisë në BE 2016, Politikë
5. Media influence in Kosovo change politics 2022, Prishtinë.
6. Strategjia e arnimi të shpresave të qytetarëve, 2023 Prishtinë. ISBN 978-9951-764-74-2
DRAMA:
Zonja Fjalë, 2007, dramë ISBN 978-2373-56-059-6
Lojë dhe kundërlojë, 2011, dramë ISBN 978-298-281-191-1
LIBRA TË BOTUAR ME BASHKËAUTORËSI:
1. Conceptualising Indian Writing in English by Vinod Bhatt, Dev Brat Gupta and Jeton Kelmendi. 2022, Pristina Kosovo. ISBN 978-9951-764-72-8
2. An Insight on English Language Teaching by Dev Brat Giupta, Vinod Bhatt and Jeton Kelmendi, published 2023, Pristina Kosovo. ISBN 978-9951-764-77-3
3. A perspecrtive on English Language Teaching by Vinod Bhatt, Jeton Kelmendi and Dev Brat Gupta, published 2023, Pristina Kosovo. ISBN 978-9951-764-78-0
4. Culture experimentation in literary writing by Dev Brat, Vinod Bhatt and Jeton Kelmendi, published 2023, Pristina Kosovo. ISBN 978-9951-764-79-7
5. Literature and gender by Jeton Kelmendi, Dev Brat Gupta and Vinad Bhatt, published 2023, Pristina Kosovo. ISBN 978-9951-764-80-3
6. Culture, gender and society in literature by Dev Brat Gupta, Vinod Bhatt, Jeton Kelmendi and Poonam Nigam Sahay 2024. ISBN 978-9951394-05-5
PUNIME SHKENCORE:
1. Perceptions and Experiences of the Media’s Role in the Growth of Political Populism in Kosovo. Jeton Kelmendi, Fadil Lekaj, Venet Shala, Morve Roshan K., Elmedina Shuajibi. SCOPUS https://www.richtmann.org/journal/index.php/jesr/article/view/13969
2. Muslim women’s identity in Orhan Pamuk’s Snow Roshan K. Morve, Jeton Kelmendi, Charmhun Jo. SCOPUShttps://www.tandfonline.com/doi/full/10.1080/13530194.2024.2394047
3. Exploring Perspectives: The Virtual Classroom’s Impact on Student Achievement from the Viewpoints of Both Students and Teachers Kyvete Shatri, Jeton Kelmendi. SCOPUShttps://www.researchgate.net/publication/374367893_Exploring_Perspectives_The_Virtual_Classroom’s_Impact_on_Student_Achievement_from_the_Viewpoints_of_Both_Students_and_Teachers
4. New Media Advertisement and Subsequent Effects on Purchase Intention of Consumers: An Empirical Study Jeton Kelmendi, Vinod Bhatt, Dev Brat Gupta, Gajendra Sirohi, Resul Sinani. SCOPUS https://ijor.co.uk/ijor/article/view/5150
5. GENERAL MANAGEMENT The influence of organizational culture and communication on leadership style Jeton Kelmendi, Venet Shala, Dijamant Krasniqi, Agim Beqiri SCOPUS https://www.researchgate.net/publication/380483952_GENERAL_MANAGEMENT_The_influence_of_organizational_culture_and_communication_on_leadership_style
6. Inequalities in the labour market: A legal perspective on causes and solutions Agim Beqiri, Jeton Kelmendi, Venet Shala SCOPUS https://sls-journal.com.ua/en/journals/tom-7-1-2024/nerivnist-na-rinku-pratsi-yuridichny-poglyad-na-prichini-ta-shlyakhi-virishennya
7. Social media use and the level of stress during the covid-19 pandemic in Kosovo Jeton Kelmendi, Delvina Beka, Isa Spahiu. Journal of Positive School Psychology 2022, Vol.6, No.4, 2064-2073.
8. Government’s politics for higher education in Kosovo Jeton Kelmendi international multidisciplinary scientific conference on social sciences and arts sgem 2015 том 1.2. Sofia, 2015 https://www.elibrary.ru/item.asp?id=43046752
9. Influence of Media in EU political security issues Jeton Kelmendi https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=TI_aY2EAAAAJ&citation_for_view=TI_aY2EAAAAJ:YsMSGLbcyi4C
10. The impact of leadership on organizational performance Venet Shala, Halil Bajrami, Jeton Kelmendi, Shaip Bytyci https://www.researchgate.net/publication/383395404_The_impact_of_leadership_on_organizational_performance
11. Theory of conflicts – microtheories Agim Beqiri, Jeton Kelmendi, Venet Shala https://journals.unite.edu.mk/Abstract?AId=1208&DId=2770
12. The corporate strategy of increasing the visibility of websites by implementing digital marketing Shaip Bytyci, Jeton Kelmendi, Venet Shala, Ervin Miftaraj
https://learning-gate.com/index.php/2576-8484/article/view/2532
LIBRA NË GJUHË TJERA
1. Ce mult s-au rãrit scrisorile / Sa fortë janë rralluar letrat, antologji personale në gjuhën rumune, 2008,
2. Breath / Fryma, botuar në Indi, 2009. ISBN 978-1447–86–550–6
3. Dame Parole (Zonja Fjalë) Paris 2008. ISBN 978-237–3560–59–6
4. Comme le commencement est silencieux /(Ku fillon heshtja), poezi; Paris, Francë, 2011. ISBN 978-2296–13–724–0
5. ΠΟΥ ΠΑΝΕ ΟΙ ΕΡΧΟΜΟΙ/ (Ku shkojnë ardhjet), poezi, Greqi, 2010. ISBN 978-1471632723
6. Wie wollen /(Si me dashtë), poezi, Gjermani, 2011. ISBN 978-144–78–3770–1
7. Nasil sevmeli /(Si me dashtë) poezi, Turqi, 2011 ISBN 978-1447–83–900–2
8. A Palavra Evitou o Silêncio/(Fjala kapërcen heshtjen) 2009, Brazil
9. How to reach yourself/(Si ta takosh vetveten), poezi, SHBA, 2010. ISBN 978-1447859215
10. Frau wort (Zonja Fjalë) Dramë Gjemani 2012. ISBN. 978-1471–66–932–3
11. “فواصل للحذف ” (Tri eliptikat) Poezi Egjipt 2012 ISBN 978-977-283-390-0
12. НА ВЕРХІВ’Ї ЧАСУ (Në krye të kohës) Poezi Ukrainë 2012. ISBN 978-6175–17–124–0
13. в зените времени истлевшего (Një varg maje kohës) Rusi 2013 ISBN 978-966-1642-98-9
14. 34首封面 (34 poezi) poezi Kina. ISBN 978-0-9637599-6-2
15. Pensamientos del Alma (Mendimet e Shpirtit) Spanje 2014. ISBN 978-1093–93–860–9
16. أحلام داخل الجدار (Ëndërrat brenda murit) Poezi Kairo, Egjipt 2014. ISBN 978-9777-51-488-0
17. Prescurtarea depărtărilor (Shkurtimi i largesive), Rumani 2016. ISBN 978-6067–03–757–9
18. Սկիզբը լուռ է միշտ (Fillimi është gjithmonë i heshtur), Armeni 2015 ISBN 978-9939-0-1594-1
19. Xewnên di dîwêr de (How to love) poezi Kudristan-Turkey 2015. ISBN 978-1326–26–876–3
20. Cómo Llegar A Ti Mismo (Si me dashtë) poetry Argentina 2015. ISBN 978-1326–28–511–1
21. Com Retrobar-Se (Si me dashtë) poetry Catalonia 2015. ISBN 978-132–6249–11–3
22. Prescurtarea departarilor (Shkurtimi i distancave), poezi Romania, 2016. ISBN 978-60–6–703–757–9
23. Rănile cuvântului (Plagët e fjalës) poezi Moldavia 2018 ISBN 978-9975-59-163-8
24. 思想狩獵愛 (Mendimet gjuajnë fjalët) poezi Taiwan 2018. ISBN 978-024–407–326–8
25. wybrane wiersze (Poezi të zgjedhura) Poezi në polonisht, Polani 2018. ISBN 978-024–437–154–8
26. ДИВЉА ЋУТАЊА (Heshtje e egër) poezi Serbisht, Serbi 2018. ISBN 978-8679–74–571–2
27. Daba Ljubavi (Mosha e dashurisë) Malazezisht, poezi Mali i Zi 2018. ISBN 978-9940–58–945–5
28. Düsünceye götüren misralar (Si të te njoh) poezi Turqisht Turqi 2018. ISBN 978-605–914–878–8
29. Cудбински простор (hapësira e fatit), poezi Maqedonisht Maqedoni 2018.
30. El significado es otro (Kuptimi është i ndryshëm), poezi Boenos Aeros Agjkentinë. ISBN 978-987-3963-70-4
31. Tra realtà e sogno (Mes realitetit dhe ëndrrēs) Itali 2019. ISBN 978-88–992–2–448–6
32. Čsa ljubezni (Qaste dashurie) Slloveni, 2019. ISBN 978-9619-45-248-6
33. Antidrom (Zhgjëndërr), Norvegji Oslo 2019. ISBN 978-82-560-2146-8
34. Pfungwa Dzinovhima Vadiwa (Mendimet gjuajnë dashuritë) Shonaishte, poezi. ISBN978-1779–064–90–5
35. KESERŰ KÁVÉ (Kafe e hudhur) Budapest 2019. ISBN 978-6156–033–00–0
36. L’Age mythique (Mosha mitike) Paris 2020. ISBN 978-2-343-19440-0
37. L’età mitica (Mosha mitike) Milano, Itali ISBN 978-16–735–471–3–9
38. Hayat İçimde Yaşıyor (Jeta jeton në mua) Stamboll Turqi 2021. ISBN 978-6057–51–354–0
39. Prescurtarea depărtărilor (Shkurtimi i lagësive) Kraiovë Rumani 2021. ISBN 978-606-7037-57-9
40. Cinta di musim perang (Dashuri në kohë lufte) Malaizi 2021. ISBN 978-967-0626-57-4
41. 爱无处不在 (Dashuria është gjithkund) Kinë 2021. ISBN 978-0-206-45682-5
42. вдали от себя (Largë vetëvetës) Saint Petersburg Rusi 2021. ISBN ISBN 978-5-91844-197-8
43. Nella casa dell’ anima (Në shtëpinë e shpirtit) Taranto Itali 2021. ISBN 978-88–338–7–374–9
44. Love finds itself everywhere (Dashuria e gjenë vetën çdokund (Indi) 2022 ISBN 978-81-8253-893-1
45. Tvoje Ďaleké Zore (Zona juaj e larg Your far zonet) Bratisllavë, Sllovaki 2022.ISBN 978-80-89856-15-2
46. La vida vive en mí (Dashuria banoan në mua), Columbi 2022. ISBN 978-958-49-8221-6
47. חברה שאתה מוצא את עצמך בכל מקום (Dashuria e gjenë vetën çdo kund) Telaviv Israel 2023. ISBN 978-965-93061-5-2
48. من راهی هستم و تو آمده ای (Unë jam këtu e ju atje), Teheran, Iran 2023. ISBN 978-6-003-72750-2
49. Irgendwo im Nirgendwo (Diku në askund), Lettland Gjermani 2023. ISBN 978-3-947911-90-5
50. Otta a szerelem minderÜtt (Ka dashuri kudo) Budapest Hungari 2024 ISBN 978-615-6393-31-3
ՍՊԱՍՈՒՄ ԵՄ ՔԵԶ (Duke pritur për ju) Jerevan Armeni 2023 ISBN 978-9939-78-292-8
51. Love in a time of war (Dashur në kohë lufte) New York ShBA 2023. ISBN 978-0-98340-990-8
52. Quando dormono i risvegli (Kur flejnë zgjuarjet) Itali 2024 ISBN 979-8871107980
LIBRA TË PËRKTHYER NË GJUHË TË HUAJA NGA JETON KELMENDI
1. Plagët e bukurisë nga Athanase Vantchev de Thracy (Franë), përkthyer nga Frëngjishtja së bashku me Gjovalin Kola. ISBN 978-99956-90-25-0
2. Hijet e dritës nga Skënder Sherifi (Belgjikë), përkthyer nga Frëngjishtja. ISBN 978-1470–949–51–8
3. Gjuha e botës (International Poetry Antholgy) (10 poet nga 10 vende) nga Anglishtja dhe Frëngjishtja. ISBN 978-1291–583–48–9
4. Sheshi i shikimeve (International Poetry Anthology) (13 poet nga 13 vende) nga Anglishja. ISBN 978-1326–1429–33
5. E di kush je nga Erling Kittelsen (Norvegji), përkthim nga Anglishtja. ISBN 978-9951-559-1
6. Emrimi i gjërave nga Zhang Zhi Diablo (Kinë), nga Anglishtja.
7. Vetmia e erës nga Bill Wolak (ShBA), përkthyer nga Anglishtja. ISBN 978-1-326-77766-1
8. Një foto e thurjes së Botës nga Zhang Zhi Diablo, poezi përkthyer nga Anglisht. ISBN 978-1-326-45353-4
9. Trokas në mendjen tënde nga Alicja Kuberska, Poloni, përkthyer nga Anglishtja.
10. Tingujt e Mendimeve nga Lee Kuei-shien, Taivan. Përkthyer nga Anglishtja.
11. Kam mësuar ca gjëra nga Ataol Behramoglu, Stamboll. Përkthyer nga Anglishtja.
12. Pakti im – Testament nga Ernesto Kahan, Telaviv, përkthyer nga Anglishtja.
13. Rreth dy botëve nga Maria Miraglia, Itali, përkthyer nga Anglishtja.
14. Destinacioni nga Fernando Rendon (Kandidat NOBEL), përkthyer nga Anglishtja.
15. Amplituda e probabiliteteve nga Laura Garavaglia, përkthyer nga Anglishtja dhe Frëngjisht.
16. Regjister i shkruar nga domethënia nga Tendai Rinos Mwanaka, përkthyer nga Anglishtja.
17. Pyllezimi- Dystopia nga Saso Ognanovski, përkthyer nga Anglisht.
18. Vargu i thyer, nga Maria Samiero do Barroso, përkthyer nga Anglisht.
19. The waight of wish by Luan Maloku, përkthyer nga Shqip në Anglisht.
20. I feel you so close by Luan Maloku, përkthyer nga Shqip në Anglisht.
21. Anthem of quiet thoughts by Bujatr Tafa, përkthyer nga Shqiop në Anglisht. ISBN 978-9951–764–14–8
22. Thoughts hunt the loves by Jeton Kelmendi, përkthim nga Shqip në Anglisht.
23. Genocid nga Ernesto Kahan dhe Taiko Youriko, përkthyer nga Anglisht. ISBN 978-9951-764-51-3
24. Twenty years silence by Bora Balaj, roman përkthyer nga Shqip në Anglisht. ISBN 978-8182–53–921–1
25. Nuk kam kohë për ëndërra nga Maria Miraglia, përkthyer nga Anglisht.
26. Biblioteka e shpirtit nga Rahim Karim Karimov, përkthyer nga Anglisht.
27. Ndërmjetësi i mendimeve nga Erling Kittelsen, përkthyer nhga Anglisht.
28. Parajsa nuk është një ordike nga Chris Lawrence, përkthyer nga Anglisht.
29. On Syndays do not call me by Lulzim Tafa, përkthyer nga Shqip në Anglisht. ISBN 978-81–825–3–903–7
30. Mergimi dhëmb nga Julio Pavanetti, përkthyer nga Anglisht.
31. Himni i dashurisë nga Metin Cengiz, përkthyer nga Anglisht. ISBN 978-9951-764-54-4
32. Fotoja e errësirës nga Umid Najjari, përkthyer nga Anglisht.
33. Thirsty time by Engjell I. Berisha, përkthyer nga Shqip në Anglisht. ISBN 978-8182–53–957–0
34. Cdo ëndërr ofron dy pasyra nga Bill Wolak, përkthyer nga Anglisht.
35. Një sfinks guri nga Claudia Piccinno, përkthyer nga Anglish. ISBN 978-9951-764-65-0
36. Peizazhet e brendshme nga Nicole Laurent-Caterice, përkthyer nga Frëngjisht në Shqip. ISBN 978-9951-764-71-1
37. Simfonia e papërfunduar nga Duan Guang’an, përkthyer nga Anglisht. ISBN 978-9951-764-69-8
38. Drita e ditëve të zakonshme nga Kristine Doll, përkthyer nga Anglisht.
39. Autoportret i vargut nga Laure Cambau, përkthyer nga Frëngjisht.
40. Lirë për tëjetur nga Elisabette Bagli, përkthyer nga Anglisht. ISBN 978-9951-764-82-7
41. Vingt ans de silence par Bora Balaj, përkthyer në Frënmgjisht.
42. Duke tërhequr durimshëm vesë nga errësira nga Klára Hůrková, përkthyer nga Anglisht.
43. Zgjerimi i kohës nga Sultan Catto, përkthyer nga Anglisht.
44. Rrënjët e realitetit nga Sultan Catto, përkthyer nga Anglisht.
45. Fytyra e kohës nga Stanley H. Barkan, përkthyer nga Anglisht. ISBN 978-9951-764-85-8
46. Përshëndetje errësirë nga Gino Leineweber, përkthyer nga Anglisht. ISBN 978-9951-764-89-6
47. Fara e shpirtit nga Carolyn Mary Cleefeld, përkthyer nga Anglisht. ISBN 978-
48. Katarët nga Sandor Halmosi, përkthyer nga Anglisht.
49. Kravata e villonit nga Attila F. Balazs, përkthyer nga Anglisht.
50. Leximi i gjërave të heshtura nga Klára Hůrková përkthyer nga Anglisht. ISBN 978-9951-394-02-4
51. Drita e fundit nga Yang Jijun, poezi përkthyer nga Anglisht. ISBN 978-9951-394-01-7
52. Klarinetë diellore (Antologji e poezisë moderne Ukrainase) përkthyer nga Frëngjisht. ISBN 978-9951-764-91-9
53. Ekuacione të pazgjidhura nga Shoshana Vegh, poezi përkthyer nga Anglisht. ISBN 978-9951764-70-4
54. Në krahët e gjakosur të një dashurie nga Hasan Erkek përkthyer nga Frëngjisht. ISBN 978-9951-394-18-5
55. Një letër e hapur nga Gagik Davtyan, përkthyer nga Anglisht. ISBN 978-9951-764-96-4
56. Out of time we live those days nga Jeton Kelmendi, përkthyer në Anglisht. ISBN 978-8182–539–60–0
57. Thirsty time nga Engjëll I. Berisha, përkthyer në Anglisht. ISBN 978-8182–539–57–0
LIBRA PËR KRIJIMTARINË E JETON KELMENDIT
1) Poeti Shqiptar sipas studiuesëve të huaj nga Dr. Irena Gjoni, Tiranë Shqipëri ISBN 978-99943-0-342-7
2) Codul meu pentru mâine (Kodi im per neser) nga Akad. Constantin Barku, Rumani ISBN 978-606-41-2107-3
3) Power of the word nga Dr. Morve Roshan K. ISBN 978-9951-394-12-3
ÇMIME NDËRKOMBËTARE DHE KOMBËTARE
I. Doctor Honoris Causa nga Instituti i Studimeve Ukrainiane dhe Kaukazit, i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Ukrainës, 2012.
II. Doctor Honoris Causa nga Universiteti Nacional Del Este, Paraguaj, 2017
III. Çmimi i madh ndërkombëtar “Solenzara” Paris” 2010
IV. Çmimi Ndërkombëtar “Nikolaj Gogol Triumf”, Ukraine 2013
V. Çmimi Ndërkombëtar “Aleksandri i Madh”, Greqi 2O13
VI. Çmimi Ndërkombëtar “World Poetry” Bosnje dhe Hercegovinë 2013
VII. Çmimi Ndërkombëtar “Përkthyes i vitit” Kinë 2013
VIII. Çmimi Ndërkombëtar “Ludwig Nobel” Udmurtu Rusi 2014
IX. Çmimi Ndërkombëtar “Naji Naman” Liban 2014
X. Çmimi kombëtar Mitingu i Poezisë “Din Mehmeti” – Gjakovë 2011
XI. Çmimi Kombëtar “Nënë Tereza” për ndërkombëtarizimin e letërsisë shqiptare Gjakovë- Kosovë 2014.
XII. Çmimi Ndërkombëtar “Mihai Eminescu”, Kraiovë – Rumani 2016.
XIII. Çmimi Ndërkombëtar “Poet i viti 2016” Fondacioni Nderkombetar Softly.
XIV. Çmimi Ndërkombëtar “Ambasador i Paqes”, Fondacioni për paqe, World Institute for Peace, Nigeri 2017.
XV. Çmimi Ndërkombëtar “World Icon of Peace”, nga Instititi Ndërkombëtar i Paqes, Nigeri, 2017.
XVI. Çmimi Ndërkombëtar “World Literature”, in Kazakhstan, 2017.
XVII. Çmimi Ndërkombëtar “Poet i vitit” nga Akademia e Shkencave, Arteve dhe Leterësisë Evropiane, Paris Francë, 2018.
XVIII. International Prize “Prize of the Academy”, European Academy of Arts, Sciences and Literture, Paris 2018.
XIX. Çmimi “Matthew Arnold Award”, Indi 2018.
XX. Çmimi Pablo Neruda, Itali, 2019.
XXI. Doctor Honoris Causa nga Teomogjik – Trumpeta e Fundit, Brazil
- World big name in literature, Mongolia, 2020.
- Doctor Honoris Causa from Theological Institute mission the Last Trumpet, Brazil 2020.
- ‘Great Personality Award 2020’ from World International Forum for Peace, India 2020.
- Çmimi Din Mehmeti për librin më të mirë 2020, Gjakovë 2020.
- International prize “Henrich boll” Gjermani 2022.
- International First prize Dante Aligeri, Rome Italy 2022.
- International award “Corone Ovidius” Constanta Rumani 2024.
- Çmimi prestigjioz “Cocosul” Skulptura e Skulptorit të famshëm Rumun Brankusi 2024.
ANËTAR I ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE
§ Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, Salsburg
§ Anëtar i Asociacionit të gazetarëve profesionit të Evropës, Bruksel
§ Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, Paris
§ Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Ukrainës, Kiev
§ Anëtar i PEN Qendrës së Belgjikës, Belgjikë Bruksel
§ Anëtar i Akademisë Ndërkombëtare “Mihai Eminescu”, Rumani.
§ Anëtar i Unionit të Shkrimtarëve të Euroazisë, Turqi
§ Anëtar i Akademisë Botërore të Arteve dhe Kulturës, ShBA.
§ Anëtar i Federatës Botërore të Kulturës dhe Arteve, Singapur.
§ Anëtar i Akademisë Tomitana, Rumani
MENDIME SHKURT PËR KELMENDIN:
Emri i Jeton Kelmendit në poezi është pjesa që i jep kuptim këtij arti, ndërsa poezia e këtij autori evropian është e madhe dhe shumë dimensionale. Poeti Kelmendi ka aq fuqi te të fus brenda artit të tij poetik, saqë ta krijon bindjen se fjalët e tij janë të gjalla dhe nuk mund tu largohesh së lexuari.
Prof. Ernesto Kahan, Izrael, Profesor Emeritus
Çmimi NOBEL për paqe
Jeton Kelmendi është një pagëzues i mrekullueshëm poezish, të cilat na shtangin me aftësinë e tij të rrallë të përdorimit të simboleve, që bëjnë të vibrojë imagjinata dhe të vijnë në jetë metafora krejtësisht origjinale me një rrjedhshmëri plot delikatesë. Aftësi kjo e krijuesve me talent të madh.
Akademik Athanase Vantchev de Thracy, Paris
Jeton Kelmendi na çon në shekullin njëzet e një, me një zë që po bëhet gjithnjë më i madh, fjalët e tij operojnë mirë në gjuhë tjetër dhe amnore ose në përkthim arti i tij i përkthyer në 22 gjuhë anembanë botës dëshmon për vlerat artistike që ka ky autor shqiptar.
Poet Christopher Lawrence, Londër
Ekziston një gjë shumë e dukshme, tashmë në leximin e parë të poezive të Jeton Kelmendit, ai i jep rëndësi të jashtëzakonshme dashamirësisë, arsyeve të jetës, ndjenjave, zemrës, shkurt, pa marrë parasysh, ose në ritualet, duke qëndruar vazhdimisht në një diktim të qartë dhe të freskët të metaforave, analogjive, imazheve që dinë të japin arsyet për poezinë e tij, që dinë të ringjallë dhimbjen, magjinë, dramën, tragjedinë, bukurinë.
Dante Maffia, Itali
Kandidat NOBEL
Kelmendi është një baptizues i mrekullueshëm i fjalës dhe mendimit të fuqishëm artistik
Dr. RICHARD A. BROSIO, Universiteti i Miçiganit
Profesor emeritus, SHBA
Krijimi i poezisë nga poeti kosovar Jeton Kelmendi ka këtë lloj të shprehjes. Në njërën anë, ai ka përjetuar historinë e trishtuar të vendit dhe familjes së tij, dhe në anën tjetër, ai ka zhvilluar arritjet e tij akademike, të cilat e bëjnë atë të aftë të hulumtojë qenien e jetës, të ndjekë kuptimin e esencës së dashurisë dhe të mendojë për vizionin e së ardhmes. Dashuria e tij përfshin dashurinë ndaj atdheut, vendlindjes, të afërmve dhe miqve. Poezia e tij zbulon që konflikti në Kosovë në fund të shekullit 20 ka shkaktuar një ngatërresë në gjendjen e luftës dhe pas paqes, ai e kujton trishtimin e asaj periudhe.
Prof. Dr. Lee Kuei-shien(Tajvan)
Kandidat çmimi Nobel
Sigurisht, Jeton Kelmendi është dëshmi e fatit, mbështetet në biografinë e fjalëve që është shpirti i poetit, bartës i fatit. Por ka një përçasje midis tij dhe botës së jashtme. Përplasja, gjykimet, nga të cilat djali i Ilirisë nuk ikën, për të cilin atdheu është admirim tokësor.
Suren Abrahamyan, Yerevan Armeni
Jeton Kelmendi në përmbledhjen e tij poetike „Fevasil-lil-hadhf“ ka paraqitur përvojën njerëzore me një vizion të botës ekzistenciale të ndarë në tri boshte kryesore: koha, fjala dhe mendimi,- pastaj atdheu , dashuria dhe ëndrra.
Dr. Sherif Algayar, Kairo Egjipt
Ky poet, mbyll çdo gjë në brendësinë e tij, në mënyrë që atë të mos e ruaj harresa, sikur sipas tij harresa vjen nga jashtë dhe jo nga brenda
Poete Heba Essam, Egjipt
Kur lexon poezinë e Jeton Kelmendit duhet një kujdes i veçante për ta kuptuar atë, pasi qe kemi të bëjmë me një mjeshtër të madh, njërin nder poetet më njohur evropian të ditëve tona.
Poet dhe kritik Letrar. Rasem Al-Madhoon, Siri
Jeton Kelmendi është poet që hapin e perë ne poezi e bën me fuqine e heshtjes. Kur e lexojmë poezinë e tij, kemi përshtypjen se Univerzumi i tij poetik nuk korespondon me entuzijazmin tonë, dhe nuk mundemi apriori të mbeshtetemi në egzaltimin tonë. Refkleksioni në vargje që kanë një ritëm të shpejtë, na bën qe të bëjmë një marëveshtje fenomonologjike me ato vargje elokuente dhe ti shqyptojme vargjet mbrenda në ne para se ti përkthejmë.
Dr. Saso Ognanovski, Maqedoni
Nuk është vështirë, pra të hetohet se kjo botë poetike në një masë të caktuar është relatizuar përmes takimeve, përjetimeve dhe udhëtimeve , që është si qëndrim kreativ aq shumë i përshtatshëm për inspirim dhe për përvoja të reja poetike. Në këtë sens, vargjet e Jeton Kelmendit nuk janë vetëm prezentim individual dhe çështje e natyrës se brendshme, respektivisht botë në vete, aq sa janë paraqitje individuale dhe çështje për prezencën e botës në vete dhe të vetes në botë.
Dr. Milutin Gjuriçkoviq, Mali i Zi
Kjo poezi është e organizuar mbi parimet artistike, të cilat shtrihen nga e jashtmja kah e brendshmja , nga akcioni drejt introspektimit. Për poezinë dhe prozën bashkëkohore shqiptare është karakteristike se përfaqësuesit më të rëndë- sishëm shpesh kanë jetuar në qendrat kulturore jasht kufinjve të shtetit vetanak, por realizimet e tyre kanë mbetur tregues i suksesshëm i ndërtimit të strukturave të hapura ndaj rrymimeve moderne të literaturës evropiane.
Prof. dr Sofija Kaleziq, Mali I Zi
Poeti Kelmendi na impresionon, në ketë mënyrë ai fletë për një gjë dhe në fund të poezisë zbulojmë se është duke folur për një gjë tjetër, kjo mënyrë shpërndahet në gjithë koleksionin, duke I dhënë karakteristikë të veçantë poetit.
Akademik. Prof. Dr. Khazal Almajidi, Irak
Jeton Kelmendi në orën aktuale është poeti më i përkthyer shqiptar në gjuhë të huaja. Ai buzëqesh me gojën e të tjerëve, qan me lotët e të tjerëve, poezia e tij duke lënë përshtypjen se i drejtohet gjithmonë njërit lexues, ç’prej se ekziston bota, apo ç’prej tani e më shumë shekuj, për t’i folur botës për kohën e tij, për përjetimet e tij, për të dashurën e tij.
Akademik. Prof. Dr. Nicolae Dabija, Moldavi
Thellësisht natyrë lirike, poezia e Kelmendit duket se njëkohësisht , tenton të rikrijojë një univers Epik, të marrë nën kontroll një kohë të ri-dëshiruar e gjendur në kontakt me tharmin shpirtëror, të përmbytur nga fjalët. Jeton Këlmendi është një autor europian i shquar i kohës sonë dhe i përkthyer në shumë gjuhë. Krijimtaria e tij poetike është komplekse e megjithatë ajo veçohet dallueshëm nga tendencat intelektualiste post-moderniste, pasi është një poezi që ve në pah një “ethos” të fortë të traditës popullore, një moral ekzistencal që na vendos në një sistem ku frymëzimi në tejkalimin e Moi (Unë) drejt Soi (Vetvetes), në tejkalimin e Lëndës nga Shpirti në krijimin e një bote imagjinare, një atdhe jashtë kohës, një femër ideale, sado mërshore të jetë ajo, duke shkuar gjer në identifikimin e Fjalës.
Prof. Dr. Dmytro TCHYSTIAK, Kiev Ukrainë
Poet refleksiv, me një diskurs lirik të latuar deri në esencë, i përflakur dhe i qetë, në të njëjtën përmasë, filozofik por edhe deskriptiv, i çliruar nga ashpërsia dhe fascinacioni i ekstremeve, Jeton Kelmendi është njëri nga poetët më interesantë të Europës së sotme.
Prof. Dr. Ion Deaconescu, Rumani
“Jeton Kelmendi përqafon një poezi “Direkte” që nuk përsëritet në metáfora apo burime të tjera të ngjashme për të shprehur atë që dëshiron. Ndoshta, nga eksperienca e luftës kundër Serbisë që atdheu i tij ka vuajtur në fundin e shekullit të kaluar, fermenton një kuptim të lartë të humanizmit dhe të dinjitetit, (,,,) në përmbledhje, një poezi që nuk kërkon një deshifrim erudit ose burimi i interpretimeve ezoterike, mjafton të lexohet dhe shijohet.”
Jorge Oscar Bach, Argjentinë
Duke u bazuar në një ndjesi estetike të persosur, dhe duke qenë një shpirt i pajisur me emocione të rafinuara/kontrolluara përmes studimit, meditimit dhe leximit, vëllimi Mendimet e shpirtit më duket të jetë një këngëtim, muzikaliteti poetik dhe përmbajtja e së cilës e afron, kompozicionalisht, me formulën e vetëqëndrueshme të këtij komponimi artistik.
Shkrimtare Monica Mureşan, Romania
Jeton Kelmendi është poet i dëshirës së vazhdueshme, dashurisë dhe shpresës. Njerëzit dhe gjërat që ai ka dashur më së shumti, ai ka humbur dhe ka dëshirë për ta aq fort Që ata të depërtojnë në ëndrrat e tij.
Craig Czury, ShBA
Një poet lirik që padiktueshëm të fut në botën e tij artistike dhe të jep kënaqësi kur e lexon.
Dr. Taner GÜÇLÜTÜRK, Turqi
Bota e dashurisë e Kelmendit është e mbushur me simbole. Autori sillet më shumë në botën e përmbledhjeve se sa konkreteve, hapësirës sesa realiteti i ndërtuar, ai është një Odise moderne që ka eksploruar thellësitë e jetës dhe të dashurisë. Kelmendi kryen një operacion të mendimit; ai është vazhdimisht duke kujtuar një bukuri të tejmadhe, ajo po e zgjeron dhe e përjetëson atë.
Stanisław Stanik, Poloni
I ndodhur në pragun e maturitetit të tij artistik, Jeton Kelmendi e ka pasuruar poezinë e Europës (aq egoiste dhe globalizuese), me vargun e tij jashtëzakonisht të gdhendur e të latuar (porsi një diamant i çmuar), me meditimet e tij interogative për destinin e njeriut dhe të planetit, duke e aureoluar dashurinë, emocionin dhe të bukurën që gjendet në çdonjërin prej nesh, në kohën kur duhej të vijë poeti dhe t’i nxjerrë në dritë, nëpërmjet fjalëve të lindura madje nga mishi e gjaku i tij.
Akademik Ion Deaconescu, Rumani
Mund të thuhet se poezia e Jeton Këlmendit është një poezi e dualitetit. Ajo endet e noton midis dy ujrash: unë dhe dubli i tij, ndjesitë dhe retorika, arësyeja dhe mungesa e arësyes, dashuria dhe lufta. Dhe kjo punë e bërë mbi gjuhën përpiqet t’i pajtojë këto kundërshti.
Nicole Laurent-Catrice, Francë
Shkrimtare dhe përkthyese
Edhe pse Jeton Kelmendi shquhet për krijimtarinë e tij të begatshme multidisiplinare artistike, vëllimore dhe cilësore, megjithatë vjershërimi është disiplina e tij më e preferuar. Vjershërimi, si shtytje e fuqishme shpirtërore, rrugëtoi pandërprerje nga lashtësitë e qytetërimeve më të mëdha, duke dhuruar vepra të amshueshme të autorëve të amshueshëm. Jeton Kelmendi, ndërkaq, gërsheton poezi autentike me ndërthurje vjershash inventive që transliterojnë në verbale rrjedhën e ndodhive shoqërore, me forcën e peizazhit imagjinativ piktural të mjedisit mahnitës rugovian dhe me rezonanca mbresëlënëse të ujëvarave që shpërthejnë nga një konstelacion kanjonesh të thepisura kreshnike gjithandej nga lartësitë e Bjeshkëve të Nemuna.
Prof. Shyqri Nimani, Prishtinë
Poezia e Dr Jetonit është e pajisur me freski, ndjeshmëri dhe shpikje të pasur, e cila siguron një imazh çlirues të shpirtit të pamposhtur dhe të shkathtësisë së njeriut. Ndjeshmëria e tij ndaj dashurisë është jashtëzakonisht e mrekullueshme.
Pramila Khadun, Mauritius
Natyrisht, Jeton Kelmendi është dëshmia e fatit, mbështetet në biografinë e fjalëve, që është shpirti i poetit, bartës i fatit. Por ka një përçarje midis meje dhe botës së jashtme. Përplasja, gjykimet, prej të cilave biri i Ilirisë nuk ikën, për të cilin atdheu është admirim tokësor.
Suren Abrahamyan, Yerevan Armenia
Kreativiteti nuk ka kufi, nuk ka hamendje dhe nuk ka besueshmëri të paracaktuar. Vetëm siguron pushim të kthjellët mes pesimizmit ekzistues. Jam i ngazëllyer të shkruaj mendimet e mia për Dr. Jeton Kelmendin, një poet i shquar nga Brukseli, Belgjikë.
Dr. Rajdeep Chowdhury
Akademik, shkrimtar dhe redaktor, Indi
Poezia e Kelmendit është një poezi sa e sensibilizuar ndaj akteve më intime të marrëdhënieve njerëzore, po aq edhe ndaj atyre sublime e dramatike.
Dr. Irena Gjoni, Shqipëri
Bukuria e poezisë së Jeton Kelmendit, gjendet gjithashtu në fjalë. Nuancat stilistike nuk janë të fshehura në kombinimin e fjalëve në vargje, por janë të integruar në brendësi të vetë fjalëve, si gjetje identike në korpusin e gjuhës. Muza e Kelmendit, na thërret jo vetëm në emër të poezisë por mbi të gjitha në emër të vlerave njerëzore, koncesionet e jetës dhe vdekjes.
Albert Nikolla, Shqipëri
Duke marrë në konsideratë poezinë e Jeton Kelmendit, natyrshëm shihen disa figura poetike që lidhen me timbrin dhe funksionin tingëllor të poezisë.
Fatmir Terziu, Angli
Poezinë e Kelmendit e karakterizon perceptimi specifik për të bukurën, nën substratin e së cilës ndeshen perceptimet për kategoritë e shumta të saj.
Mr. Ndue Ukaj, Kosovë