Number of visitors on page:

N/A

THUAJE NJË FJALË POET Nga Engjëll I. BERISHA

Page Visitors:

N/A

THUAJE  NJË  FJALË  POET

 Ky virus, kërcënues  i heshti edhe armët bërthamore Edhe fjalën. Mars, 2020.

Në antikë poetët e recitonin përrallën si rrëfim

para se të nisnin betejat e tragjeditë

e bënin përrallën lirikë të guximit

dhe zemërimin  të vallëzojë me shpresën

palaçot i luanin komeditë në kufirin

mes jetës e vdekjës

kaq vonë po lexoja heronjtë e antikës

bëj një kuvendim me veten

me këto buzë të varura para dyerve të mbyllura

vetëm mendimet nuk hyjnë në protokol

sdi si rrijnë në trup kur është kaq i ngathët

patrullojnë errësirën më shumë se çdo forcë e rendit

nëpër pozicione presim lajmin të na bëhet kërcënim

e pastaj ndërrojmë pozitën nga dera te dritarja

ta presim dritën pasi e kemi varur në kryq heshtjen

cili urdhër e mbyll mendimin more! Mendja ta bën termet

ta hap tokën e ta tregon sa të vogël e ke rriskun

ta ndez zjarrin në mishin e thonit e ta shplon marrëzinë

pa e ditur as vetë ku e kishe fshehur

çfarë ti shtoj më shumëtrupit timë se sa ky protokol

midis buzëve të mia e të gruas

nga lajmet e mbrëmjes urdhër i prerë:

kujdes kur jeni afër mos i prekni petalet

se bartin trupa me shumë ta panjohura

ec poetë shkruaje në ballin e botës

poezinë e mendimeve të mira

kot përtypë ti me ato buzë të varura

fatet e njerëzve në tokën e tragjedive

kurrë se kanë kaluar pragun

kush prin më para, imagjinata apo morali?

Kur e mbyll moralin

e rrënon edhe kujtesën.

​​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles