Number of visitors on page:

N/A

Trokas në mendjen tënde nga Alicja Kuberska

Page Visitors:

N/A

Trokas në mendjen tënde nga Alicja Kuberska

“Kur miku im, Prof.Dr. Jeton Kelmendi, më tha se kishte përkthyer një vëllim poetik dhe më kërkoi ta lexoja, rashë në mendime. Pyeta veten se çfarë e kishte shtyrë poetin tonë kombëtar-Kelmendi, të përkthente dikë tjetër, kur fare mirë ai mund t’i jepte lexuesit shqiptar edhe një apo dy libra të tjerë nga krijimtaria e tij me vlera të larta artistike. Vetëm pasi i lexova poezitë e Alicja Maria Kuberska, të cilat Jetoni m’i dërgoi për t’u hidhur një sy, e kuptova se ku ishte fjala. Poeti, kësaj herë vjen me një përkthim për t’i dhënë vendit të vet një autore që deri më sot i mungonte.
Kuptohet se shumica e poetëve janë të lindur, por kur një poet përkthen një poete tjetër, dimensionet njerëzore zgjerohen. Pra, midis të tjerash, Jeton Kelmendi i jep letërsisë shqipe një poetikë po aq të pasur dhe të bukur sa ç’është krijimtaria e tij”.

Aleksander Çulaj

RETROSPEKTIVË E NJË KRIJIMTARIE ME BRUM POETIK UNIVERSAL

Alicja Maria Kuberska dhe “Trokas në Mendjen Tënde” janë në akord të plotë konceptimi jo vetëm mes tyre si entitete, por edhe me mëdyshjen e përhanur nëse kjo është koha e duhur për botimin e një tjetër vëllimi poetik me poezi të shkruara bukur artistikisht. Në këtë analizë prezantuese do të ndalem tek rëndësia e trajtimit strukturor të kësaj poezie, sepse duke e lexuar atë nën këtë kontekst do të gjejmë detaje që në të kundërt kanë potencialin të na rrëshqasin nga vëmendja. Por nuk do t’i nënshtrohen riskut të rënies në grackën e ndjekjes së përgjegjësive që vetëm e ardhmja mund të ketë autoritetin e duhur për një përcaktim më ekzakt.
Megjithëkëtë, njëfarë përcaktimi filozofik i kësaj enigme mund të gjendet në thellësi të vargjeve që i bën lexuesit për të mos e lexuar këtë vepër të shkëputur nga autorja. Jeta e saj, si ajo e shumicës së popullit polak që kanë përjetuar në shpirt Auschwitz-in dhe trazirat e tjera politike të fundshekullit të njëzetë, që kanë sfiduar polakët në të gjithë botën, i është nënshtruar një realiteti të çuditshëm. Në qendër të këtij realiteti poetik, Kuberska ka krijuar armiqtë dhe miqtë, pushtimin dhe lirinë, shkatërrimin dhe rindërtimin, vdekjen dhe jetën… Për të ardhur deri këtu ku ajo dhe kombi i saj kanë arritur, është dashur që aspektet e jetës të pësojnë shkatërrim gati të gjithanshëm, para se të rindërtohet sipas esencës jetësore që gëzojnë sot. Ky kontekst historiko-jetësor është kolatik, sepse nën përjetimin e realitetit të vet, Alicja dhe kombi i saj akoma mund të mos paraqiten si fenomene të statusit të përsosur para botës, por me gjak, mençuri dhe punë të ndershme kanë arritur që Kuberska ta bindë globin se fjala e saj poetike meriton të dëgjohet me respekt dhe polakët kanë arritur ta bindin botën se prezenca e tyre është e vlershme në ndërtimin e një bote më të lumtur, më paqësore për të gjithë njerëzimin.
Shtova elementin kombëtar për Kuberskën, sepse çdo poet është një komponent i rëndësishëm për frymën e mushkërive të një kombi, por edhe për faktin se një pjesë e konsiderueshme e poezisë së poetes është kompozuar nga përjetimet e saj fizike në atdheun e saj.

Titulli i librit “Trokas në mendjen tënde”, është i rëndësishëm se përputhet me konceptin filozofik në planin studimor, ngaqë filozofia ka qenë gjithnjë shkalla më e lartë e intelektit human. Më tej, nëse kërkojmë ndihmë tek fuqia e metaforës, titulli ka peshë edhe më të madhe. Vargjet që kemi në dorë janë evidenca solemne e metaforës. Për ta identifikuar atë, kërkohet mendje dhe zemër e hapur nga lexuesi. Madje lypet edhe një lloj energjie pozitive; dalje nga zona ndërpersonale në kërkim të mënyrave të reja të studimit të poezisë, si e vetmja shpëtimtare e njerëzimit.

I vetëdijshëm se secili lexues ka këndvështrimin e vet të thithjes së vargjeve, dëshiroj të ofroj dy degë sugjerimesh ideore të trajtimit të veprës. E para i përket një metafore me karakter shkencor që lyp përqendrim, dhe që andej shijim me poezinë. Ky trupëzim mund të bëhet duke i parë gjërat me sytë e dijetarit. Ndoshta vetëm kështu mund të arrijmë të kuptojmë imagjinatën poetike dhe se si “trokitja në mendjet tona” është një katarakt me forcë dominuese në ndërgjegje. Ideja e dytë lidhet me kontaktin e një këndvështrimi artistik, që të krijon përshtypjen e një iluzioni me skena dhe imazhe drithëruese. Dr. Aleksandër Çulaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles