Number of visitors on page:

N/A

Albert V. Nikolla

Page Visitors:

N/A

ALBERT V.NIKOLLA, -POET, PROZATOR, GAZETAR

Anëtar i IWA Bogdani

BOTUAR NE TIRANE, BRUKSEL DHE PARIS

Shkrimtari Albert V. Nikolla është lindur më 16 nëntor 1968 në Shqipërinë Qendrore (Mat). Kryen studimet në Universitetin e Tiranës, nga viti 1990 deri në vitin 1994. Student i talentuar, laurohet me  “Master në gjuhë dhe letërsi Shqipe” në sajë të një pune shkencore  avangardiste (që zbulon lidhjet e dukshme dhe të padukshme mes poezisë franceze dhe asaj shqiptare) të titulluar: “Migjeni dhe Gjeneza e Poezisë Moderne Shqipe” , duke marrë kështu të drejtën për të qenë “Profesor Letërsie” për sistemin e shkollave të mesme. Një diplomë tjetër, akorduar më 1996 nga Instituti Danez i Medias, i jep akses në fushën e gazetarisë profesioniste. Në fillim, punon si gazetar për të përditshmen “Koha Jonë” për të vazhduar me gazetën tjetër të përditshme  “Shekulli”, ku punon si Shef i rubrikës së informacionit dhe, më pas, përgjegjës për rubrikat speciale: Reportazhe-Investigime-Dosierë, kryesisht në publikimin e artikujve sa i takon trafikut të fëmijëve, të femrave dhe të drogës. Mbi 400 dossierë, investigime e reportazhe, mbajnë firmën e tij. Shkrimtar impresionues në prozën e shkurtër, Albert V. Nikolla rregjistron tre vëllime me tregime në aktivin e tij: “Dashnori i fundit”, “Ngjyrat e çmendurisë” dhe “Lojë tulipanësh”. Por gjithashtu dhe shumë romane, si: “Në kërkim të Perpetum Mobiles” ; “Week-End i përgjakur në Bruksel”; “Golgota e Kuqe”; “Kanun”; “Vallëzim nën Yje”; “Gjeniu dhe Vrasësit”, “Humbësi i vetvetes”, pa harruar esse-në “Shtegtimi i Pelikanëve”. Gjithashti ai ka botur dy volume me poezi “Love Eksplozion”, dhe në emër të “Dashurisë”. Ka botuar në frëngjisht romanet “Chronique d’assassinats Mafieux Edicioni “L’esprit des Aigles”, Bruksel 2010, dhe “Les Rives de l’âme”, Edilivre Paris 2014, dhe vëllimin poeti “Love Explosion”, në kolanën “Poetë të pesë kontinenteve”(Poètes des cinq continents), si përfaqësues i poezisë Evropiane në letërsinë më të mirë botërore në vitit 2014,  një botim i Shtëpisë Botuese l’Harmattan…Ka të botuara gjithashtu dhe mbi 1000 poezive në shtypin periodik letrar, si “Aks” “Rilindja” “Republika”, Revista “Jehona” dhe “Merh Licht” , (1990-2008), Krahas punës së tij krijuese, Albert V. Nikolla, ka ndjekur studime akademike në Belgjikë dhe është graduar me Master 3+2, pranë Akademise “Rogier Guilbert”, në Anderlecht të Brukselit dhe Akademinë Superiore të Wavre-s, në “Komunikim, Organizim dhe Zhvillim ”.

Romancierja dhe Poetja Belge Bernadette Herman, e konsideruar si pasardhësja e George Simenon me Sagën e saj shumë të suksesshme të romaneve policore “Grand Dedé” është shprehur kështu për autorin:  “LOVE EKSPLOZION  është vëllimi i parë poetik i autorit në Frëngjisht, të cilin kam patur fatin ta lexoj në gjuhën time amtare. Një poezi krejtësisht e veçantë në ekstremet e modernizmit, që nuk të hiqet lehtë nga mendja me filozofinë dhe muzikalitetin që përcjell. Ajo që më është dukur interesante, është fakti që, ky autor, megjithëse një shkrimtar i rangut evropian për nga cilësia, rrezaton  një finese dhe maturi të thellë, dhe qëndron larg letërsisë komerciale të modës dhe falsitetit. Modestia, qetësia dhe humanizmi i shkrimtarit Albert  Nikolla, ka qenë vërtet një mundësi reflektimi, për ne shkrimtarët belgë. Duke parë kualitetin e poezive, jam kurrize të lexoj në frëngjisht edhe 5 volumet e tjera të autorit, të cilat ende nuk kanë parë dritën e botimit”.

Presidenti i organizatës më të madhe të poetëve në botë  “Poetas del Mundos”,  Akademi Francez, Athanase Vantchev de Tracy, një ndër poetët më të mëdhenj të botës, është shprehur kështu:  “Me “Eksplozion”, vëllimin e tij poetik, Albert V. Nikolla shkrimtar dhe poet shqiptar tejet impresionues, na ofron një sintezë të mendimeve të tij, thënë ndryshe vizionin e tij për Botën. Ka në këtë vargan poezish, një forcë të rrallë, një energji të pazakontë, një entuziazëm dhe dëshpërim shpërthyes dhe, mbi të gjitha, një hapje kozmike mbi jetën, që na bën të mendojmë për veprën e vizionarëve gjigantë, siç ishin Arthur Rimbaud (1854-1891), Lautréamont (1846-1870) dhe Ezra Paund (1885-1972)”.

Akademiku kosovar JETON KELMENDI,  Poet, (përkthyer në 30 gjuhë të botës) – Akademik,  Anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencës, Artit dhe Letërsisë, do të shprehej kështu për autorin : “Shkrimtari Albert Nikolla, është ndër të rrallët poetë që shkruan një poezi të pangjashme me asnjë poet tjetër në rruzullim. Duke lexuar vëllimin e ri poetik të autorit ”Në emër të dashurisë”,  kam zbuluar se kemi të bëjmë me një poezi thellësisht filozofike e moderniste, që shumë pak autorë e lëvrojnë sot, në letërsinë shqipe. Poezia “Pyes nëse Zarathustra ka vdekur”,  përbën një nga majat e kësaj poezie të modelit filozofik, që bashkon tre elemente: Ndjenjën e hollë poetike, Filozofinë e pastër të mendimit të lirë dhe Logjikën e evoluimit në kohë dhe në hapësirë. Mjafton të lexohen vargjet e kësaj poezie, për të kuptuar sensin hipnotik të një gjuhe që godet, rrënojat e trurit të fjetur”.

Poezi nga Vëllimi « ALKIMIA E ZEMRES »…

KLITHMA 1

Të gjitha limitet i tejkalon udhëtim i mendjes,

shkatërron të gjitha kufizimet e qenies…

Ne nuk jetojmë sepse kemi arsye që të na bindin,

Por sepse mbi të gjitha, si fryt i dashurisë lindim….

Dhe në rritjen tonë vit pas viti, dekadë pas dekade,

Zbulojmë pafundësitë e shpirtit dhe trillet në mëkate,

Dhe në vrasje ndërgjegje, apo në pasion të dendur,

Nga dashuria në dashuri si pelegrinë duke u endur,

Marrim të vërtetën në sy, dhe hapur e kuptojmë,

Nëse në rruzullim s’do të ekzistonte erosi,

Nga prehistoria me mite të mistershme gjer më sot,

Njeriu nuk do të ishte  veçse një robot…

Ne jemi prodhues imazhesh, dhe në imazhe udhëtojmë,

Si gjirafat e Namibisë mbi dunat e pranverës me lule,

Duke iu vjedhur diellit përvëlues dhe duke ju dhënë erës,

Marrim trajta fluore dhe bëhemi të tejdukshëm,

Dhe në këtë praktikim të ritit afrikan të fantazmës,

Të udhëtimit me erën dhe me pikalashtën e mëngjesit,

Adhurojmë lulet me të gjitha ngjyrat e ylberit,

Dhe mendimet në kronika të pambaruara i shesim.

Kam fundosur emocionet në thellësitë e zemrës,

Një anije e mbytur në kohërat e perandorisë idilike,

Po kaloj rrugës dhe po ma bën me sy e bukura Ursula,

Nëse burrat gjermanë e marrin vesh, puna u mbarua,

Në Dyseldorf do të më fusin papritur në thes,

Shpresoj të mos përfundoj ushqim për pula….

Jetojmë se gjejmë arsye të çuditshme për të jetuar,

Thjesht ekzistenca na jep mundësi për të vëzhguar,

Na tërheq aventura, seksi dhe jeta mbi kalin e fatit,

Magjepsur nga pamundësia për të menduar të lirë,

Në çdo rreze drite që vjen në ag të syrit feks një dëshirë,

Rrotullohet mulliri i universit, me shkëndija yjesh,

Duke ikur grindet me vetveten Afërdita e gjithësisë

Të gjitha pafundësitë i tejkalon alkimia e Zemrës,

I ndërton të gjitha kufijtë e shpirtit dhe qenies…

KLITHMA 2.

Kam rënë papritur në vorbullën e një lumi të tërbuar,

Brenda zemrës tënde të zemëruar në ritme,

Mundohem të notoj, me gjithë forcën e shpirtit,

Pa rënë në gojën e errësirës dhe krokodilit,

Dua ta kap degën e pemës në bregun e ankorimit,

Të dal njëherë e mirë nga tmerri i tajfunit të egër,

Zgjohu, hidhma litarin e shpresës dhe shpëtimit,

Të dashuruar nuk do të mund të gjesh askënd tjetër….

Duke menduar për rrugët që do të masim me hapa,

Pa shifra te sakta, pa trekëndësha Pitagore dhe pa trapeza,

Duke përsjellë brenda kokës me mijëra hipoteza,

Mu pre fryma dhe rashë, në një komë idilike,

Nëm muzikën e një flauti nga botërat magjike,

Në kërkim të armikut të madh të dashurisë,

Që duhet vrarë pa asnjë ngurrim të dielën qe vjen,

Merre në telefon mbretin e mbretërisë së Boranisë,

Dhe paralajmëro qe do ta ekzekutojnë në Tranhelm,

Po vë në mure ca piktura të vjetra autorësh anonimë,

Dhe ne qendër një skulpturë që autor dot nuk gjen,

Krokodili po të troket tek porta, hape derën,

Asgjë në këtë botë rastësisht nuk vjen…

Nga Izmiri i bukur i kujtesës së vjetër trakase,

Deri në Tirolin e ku këndojnë natën shtojzovallet,

Kam ëndërruar për ty gjatë udhëtimit të gjatë,

Duke u ndjekur nga silueta e Xhinxhis-Khanit,

Kam fshirë gjurmët në vesën e mëngjesit të tetë,

Dhe kam humbur në pyllin me panja në Emathia,

Jam përpjekur të ruaj zjarrin e dashurisë,

Nën tamburet e hordhive të vjetra barbare,

Bukuroshja italiane, më bri naze tek dera,

Dhe më pas me priu për në sallonin veronez,

Ta themi hapur, ku kishte shume shishe me verë,

Befasisht u rrëzova dhe rashë mbi mbajtësen e tyre,

Shumë syresh u thyen dhe unë u preva,

Gjakun dhe lëngun e rrushit e piu dyshemeja…

Dhe shtëpia në dehje nisi të vallëzonte..

Jam vendosur papritur në mes të një oqeani të tërbuar,

Brenda qenies tënde hyjnore e tokësore, hibride!

Po mundohem ta drejtoj anijen, me forcën e zemrës së trazuar

Pa rënë në gojën e dallgëve të marra dhe peshkaqenëve,

Duhet ta ruaj ekuilibrin e qenies dhe të udhëtimit detar,

Te dal në bregun e dashurisë dhe të ankorohem menjëherë,

Do më duhet ta hedh spirancën e shpëtimit ,

Përndryshe i gjithë universi do të shembet….

KLITHMA 3.

Vitin që shkoi ti ishe tjetra, që për mua s’doje t’ia dijë,

Sivjet je ajo që shkrihesh dhe përgjërohesh tek këmbët,

Oh as Zoti për ty nuk paska pasur mëshire, asnjë fije

Sa poshtë të ka fundosur, aq’sa të kërcasin dhëmbët

Më shtange, dua ta marr vesh të vërtetën e kulluar,

Mendjen kush ta ka turbulluar,  keq ta ka rrënuar

Hyjnore ti ishe me shpërfilljen tënde prej zane mali,

Tani je tokësore- skam arsye të-të dua, je rrëzuar……

KLITHMA 4

Bjerru shkretëtirës me devetë e zeza të fatit,

Të gjitha vuajtjet e pafundme për ty un i dua,

Kam ca kangurë që në kraharor më kërcejnë,

Më japin një shembje me plagë të panumërta,

Në ikjen tënde ke si mik vështrimin tim…

Jam duna që sapo ke kaluar….

Oaza i largët së si mirazh të thërret në kurthim…

Bashkoji karvanit të beduinëve në dëshpërim,

Dhe kënaqu me çajnë e tyre sa për sonte,

Ëndërro mëngjesin me reçel mjedre,

Mjaltin e Zvicrës dhe çokollatën belge….

Unë e di që larg do të-të shfaqet bukuria e Palmirës,

Avionët rusë në bombardim,

Dhe kurdët e hijshëm që vallëzojnë e thurin bejte.

I vrava njëqind rosa që me pupla të bëja një dyshek,

Për të-të pritur ty si perëndeshën e Kurorës,

Hiqi rrobat ngadalë, me një magji që çmend,

Mua do më mjegullohen sytë prej torturës,

Pushtimet femërore

asnjëherë tek burrat nuk ngjallin tmerr!

KLITHMA 5

Fluturimi yt mbi malet e shkreta ngjall trishtim,

Fantazia jote po thahet nga mungesa e shiut,

Po mbjell ca peme dashurie në luginë,

Bleje dritën e syve, në shitoren e diellit,

Oksigjenin ta jap unë, e prodhoj në mushkëritë e mia,

Jam natyra e gjelbër në pranverë, ti je fëmija…..

Në udhëtim kam zbuluar se më mungonte hija,

Megjithëse dielli ndrinte në hapësirën e pamatë,

Jo rrallë, ti më jep të ha copa akulli me kajmak,

Nuk është kjo mënyra më e mirë për  të shuar etjen,

Qershizat janë pjekur dhe pjeshkat pikojnë lëng,

Mjalti i akacies nëpër hoje lëshon erë është balsam

Nuk e di pse ke frikë, haje, s’të bën dëm!

Gërmadhat e qytezës së vjetër na kujtojnë,

Të kaluarën që ka shkuar dhe që nuk kthehet më,

Një prift që u vra se deshi ta mbushte botën me dritë,

Do të ri-mishërohet në trupin e një bebes së porsalindur.

Nuk di të gënjej rreth trinisë së shenjtë,

Nuk di as të profetizoj si apostull,

Por bota do të ishte nën thundrën mongole,

Nëse nuk do të sakrifikohej në luftëra ky popull…

Mjegulla i ra malit të bardhëruar tejpërtej,

Të lutem çlirohu, nuk është momenti për hamendje,

Pesha e kujtimeve zbardhet nga pelerina e priftit,

Dhe nga lumi që gllabëron historinë,

Lirinë e nis drejt detit të rrëmetit…..

Muzika lumit që rrjedh ri-zgjon ëndrrën e harruar

Fantazia jote ringjallet nën shiun e pranverës,

Po mbjell ca pemë aty ku fjala e shenjtë u tha,

Aty ku la gjurmët kali i bardhë i mbretit,

Le të bëhet dritë shpirti i heronjve të atdheut,

Oksigjen për brezat e ri që do të vijnë,

Ku mbillen qershizat e reja do të ketë lule,

Fruta të ëmbël e të kuq për dashurinë….

KLITHMA 6

Duke udhëtuar në shportë si veza e një rose të bardhë,

Njoha vetveten në shpërthimin e një zogthi të vogël ,

Në aksidentin e thyerjes së lëvozhgës rastësisht zbulova,

Se nuk isha e vetmja krijesë e lindur në mesin e botës,

Universe të panjohura para dhe prapa prejardhjes,

Kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë në inteligjencë

Mësova se si un kishte miliarda zogtha të tjerë,

Kodi i gjuhës rastësisht u vendos sipas Morsit të nënës,

Dhe eksplorimi i Botës së panjohur filloi menjëherë…..

Pa e kuptuar se dikur isha i skalitur në një kod gjenetik,

Sot eci rrugëve…notoj në pellgje si zog patetik….

KLITHMA 7

Lojtar i lajthitur në një krisje të akullnajës,

Mbi oqeanin zgafelle të një universi të panjohur,

Po mbytem pa shpresë brenda moralit të heshtur,

Fajtor i pafaj mbi gjoksin e gufosur,

Të një femre që nuk e njoha e nuk e di kush është,

Thellësia njohjes, nuk ka rëndësi në këtë rast,

Ikja është e pashmangshme në trillin pafat….

Pasditeve do të zgjohemi nga gjumi i papritur,

Nën rrethimin e kurtheve që vetë kemi kurdisur…

Një diell që perëndon, rikthehet në mëngjes,

Zbraze shpirtin e djegur, poshtërimin fut në thes…..

Morali nuk ka kuptim, kur ai shkatërron njeriun,

Vret lirinë e dashurisë, ngre në piedestal thiun….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles