Number of visitors on page:

N/A

IWA Bogdani boton librin e Anila Dahriu "DEGDISUR NË EMBRION TË PALINDUR"

Page Visitors:

N/A

URTIA PËR TË QENË VETVETJA

Nga Engjell I. Berisha

Marrëdhëniet që krijojmë në raport me kohën që e
jetojmë, nuk është vetëm rastësi, por edhe mendësi që e
ushqejmë, për ta sendërtuar qenien tonë njerëzore pasi që
gjithmonë do të jemi në bashkëjetesë me të tjerët, e
deshëm apo nuk deshëm, një pjesë të mirë të jetës do ta
bëjmë po për të tjerët. Kjo, na jep detyrë të dyfishtë, ose
egon e shëndoshë, ose shkatërrohemi shpirtërisht.
Gjatë leximit të poezive më të fundit të poetes Anila
Dahriu, e cila portretizon dukuritë që na rrethojnë,
komunikon me jetën, e u bën thirrje virtyteve, të cilat ajo
i shikon dhuratë nga natyra që na rrethon. Poezia
“Gdhendur vargun për ty vendi im”, – “Unë e gdhenda
vargun për ty / nuk më ndali as stuhia e kohës / ndërsa
rrëzoi vetëm klithma shpoti / unë e gdhenda atë, në folenë
e shpirtit / sepse, aty, jeton fryma jote / teksa ripërtërin
eshtrat e trupit tim”.
Mbase, jetojmë edhe nga dëshirat estetike dhe bëhemi
peng i tyre, por, poetja shprehë diçka përtej tyre, bartë
urtinë për të qenë vetvetja në plotësi me të mirat e
përbashkëta si qenie dhe shoqëri. Koha lë gjurmë
lënguese sipas poezisë: “Klithmë”, “ Mjellmë e bardhë
sygjakosur / shpirtplasur, dhe e burgosur / peshë e kohës
pështjellim vitesh / rrezeve të universit / klithmë mbetesh
mes një agonie pafajësie”.
Ky blen poetik, si një pemë me rrënjë, gjethe, degë e fryt,
jep nga një mesazh, se për të zgjedhur, duhet të krijojmë
marrëdhënie që na ndihmojnë, pasi që sikur e vrojton ajo,
së pari duhet rindërtuar shpirtin e mendësinë tonë.
Kur lëvizim trupin tonë, mendja i nënshtrohet një procesi
tjetër të komunikimit, gati tundues. Ruajtja aktive e
mendjes së poetes për etninë e gjenezën e saj, të paktën
sikur e jep poezia e saj, e s’do mend se mund të jetë tjetër,
ngase nuk lë boshllëk në mendjen e saj, edhe kur i këndon
Vlorës e Çamërisë, edhe kur shuan etjen në bukuritë e
Shqipërisë, dhe atëherë kur provon ta dëbojë po nga ai
vend mëkatin që dikush e mbolli këtë shpifje djallëzore
deri te klithja, pse të ketë aq shumë hisedarë. Ky mendim
aktiv i saj, nuk paraqitet thjeshtë një perceptim intuitive,
por shpirti i saj e nxjerrë zërin nga përjetimet që e la
vendin në një krizë gati kolektive, deri te migrimi ku mori
me vete dashurinë dhe diçka që e rëndon në zemër. “Ku
gjendemi”, “Ç’ lëkur kemi veshur sot?! E djeshmja na
grabiti lotët / e nesërmja nuk vonon të trokas! Ç ‘lëkurë
po i kërkojmë jetës vallë ?!”. 
Janë dy faktorë që lexon në shpirtin e poetes nga poezitë
e saj, ndjenjat që i lidhë me besimin, kur nganjëherë
tundohet edhe ndaj krijuesit, Zotit, duke i bërë pyetje, që
mbase përgjigjen e lexon tek ata që bëjnë keq. Si dhe
faktori i dytë, janë emocionet paksa të ndrojtura, e herë
edhe si me plagë, ngase nuk e ka tërë atë forcë poetike ti
shfaqë, aq sa i lexohen në mes rreshtave në secilën poezi.
Rruga e çlirimit nga skllavëria nuk bëhet vetëm atëherë
kur alarmojmë. Është e vërtetë se kujtimet ndjellin
emocione, përderisa te poetja gjatë këtij libri më shumë ka
të këndshme, duke provuar të në çlirojë, e të na grishë në
paqe, më e mira edhe për njerëzimin.
Kjo është ajo marrëdhënia e fortë e saj me jetën, sikur kur
sillemi rreth gurit, herë për tu bërë të qëndrueshëm sa
pesha e tij, e herë për tu mbrojtur nga furtunat që nuk na
pyesin.
Pa diskutim, se të qenit grua për poeten nuk është vetëm
si shije e mollës vetëm derisa e kafshon, por, poetes i jep
efekte ngjethëse, në marshimin e saj brenda bukurisë me
monologun, “Mos ki frikë”, “Femër e dashuruar / mos ki
frikë / askush nuk të rrëmben dashurinë / veç jetojmë në
një shekull të krisur / ku Don Zhuanët e sotëm lënë kudo
gjurmët / mos ki frikë / ti, femër buzë mishtore / ti, femër
miturinë”.
Se virtyti i njeriut kalon nëpër njeriun, natyrisht i
frymëzuar, e përshkruan te poezia e Nënës Terezë,
“Lutemi me ty, Nënë e Madhërishme”, sikur shumë pyetje
tjera që ia bën Krijuesit, edhe këtu “ Zot, pse e ndëshkon
njerëzinë”, është një nga përsiatjet shpirtërore të saj kur
ndjen përbuzjen dhe vuajtjen më tepër se mund ta durojë
njeriu, e, poetja nga dhimbja, i bën një pyetje gati sa
tunduese, “O Zot, nga dallgët e tua të fuqishme të
zemërimit /edhe eshtrat e të vdekurve u ndrodhën në
shtratin e fundit / fryma qeniesh të pafajshme ngelen
pezull pa dritë / ndër sysh vetëm ngricë / dimri i heshtur
shkon”. Poezitë për dashurinë, shumë sosh me këtë motiv, e
përshfaqin më së miri atë çka ka brenda kësaj poete, pra
karakteri që i duhet njeriut, si dhunti, më e mira e më e
urta për të qenë vetvetja. Nga fillimi deri në fund e ruan
interpretimin e saj, sa origjinale e sa e denjë, sikur shihet
shumë e drejtpërdrejtë edhe kur adhuron edhe kur gjykon.
Mendoj se vetëm kështu flet shpirti poetikë.
Engjëll I. Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles