Number of visitors on page:

N/A

Botohet në Shqip István Turczi

Page Visitors:

N/A

Paradokset e poetit  

Poetët e mëdhenj, zakonisht, karakterizohen me praninë e shumë motiveve në poezitë e tyre. Kjo kushtëzon rrjedhimisht edhe shumësinë e fjalëve, shumësinë dhe llojllojshmërinë e situatave të pranishme në ato poezi, e rrjedhimisht, të gjitha këto të dhëna mundësojnë mënyra të shumta e të ndryshme tëinterpretimeve, kuptohet gjithmonë të kushtëzuara nga përmbajtja e atyre poezive. Ky fakt mendoj se e benë një vepër artistike të madhe e të veçantë, sepse kushtëzuar nga këto të dhëna, ajo vepër ka shumësi tëshfaqjeve, ka shumësi të pamjeve e të situatave. Në këtë drejtim edhe bota e poetit është e madhe, e pasur, e nëndërkohë unike, dhe në këtë drejtim e pasuron edhe përvojën e lexuesve, ju jep kahje të reja vizioneve tëlexuesve, ideve në përgjithësi. Pra e pasuron poezinë nëpërgjithësi. Tërë kësaj pasurie fjalësh, motivesh, ndjenjash, përjetimesh, poeti mrekullisht, të paktën nëbazë të mundësisë interpretuese, ju jep një kahje të re,ju jep një orientim, që shpeshherë të mahnitë me gjetjet interesante, që assesi nuk janë gjetje artificiale dhe pa logjikë. Janë gjetje konceptuale, thellësisht e kanënjë bazë të fortë filozofike jetësore

Nëse nuk do jesh i ndotur me pluhurin shekullor,

do të marrish gjithçka që nuk e ke dëshiruar.

Me poezitë e tij poeti Istvan Turczi, shpeshherë, tëlë përshtypjen sikur përhumbet në botën e paradokseve. Poeti Turczi nuk është se nxitet të shkruajë vetëm për ngjarje të mëdha, ato që ne jemi mësuar t’u themi dramat e jetës. Pikënisjet e tij motivore poetike, nëshumë raste, janë fare të zakonshme, të llojit të gjërave të përditshmërisë. Por që, nga ato detaje, në dukje tëparë të thjeshta, poeti i jep kahje të gjerë e të re idesë. fakt, poeti në këto poezi bëhet edhe filozof, i cili manovron me pikëpamje e me situata jetësore,filozofike e ekzistencialiste, të gjitha këto të theksuara, kuptohet, jo me gjuhën e shkencës, por me gjuhën e poezisë, me ndjesinë që ka poeti për botën e jetën:  

Të mos bësh  asgjë, së fundi, vetëm të ekzistojë, për të

ekzekutuar ekzistencën

Poeti, herë pas here, sikur do që fragmentarizmit tënatyrshëm të poezisë ti jep një vijë unifikuese, njëkufizim të fortë tematikës, duke synuar që të tregojëhistori të caktuara, e megjithatë realen historike e ndryshon dhe e çakordon në mënyrën e vet arti, arti poetik që i jep vulë përfundimtare rrëfimit:

Çdo luftë e vogël u zhvillua tashmë në kokat tona dhe

vetëm heshtim, duke dëgjuar se si rebelohet koha në qetësi.

Qendra e universit mund të krijohet kudo.

Ndërsa duart e tij përqafojnë fytyrën time.

Ndonjëherë përvojat jetësore traumatike barten nëpoezi, veçse të lihet përshtypja sikur poeti ka për qëllim që këto përvoja ti asimilojë me ndjesinë e sëzakonshmes, përditshmërisë. Poezia e Turczit është e ndërtuar shpeshherë prej paradokseve, këtyreparadokseve u shtohet edhe një gamë e gjerë e figurave tjera, pa harruar edhe qasjen origjinale të poetit për t’i përfshirë në një tabllo shumë të dhëna, në dukje të parëtë pakrahasueshme.

Në perandorinë tënde nëntokësore, jeta është plot

shkëlqim. Uji rrjedh lehtë mbrapa.

Peshq të pastër kimik, zogj të heshtur, flutura të kapura

me hala të pangopura në kujtime bosh.

Dhe ajri: antiteza e flatrave. Mugullime pa stinë në

kofshën e tokës.

Ne pretendojmë se nuk e kuptojmë, por gjithçka është e

qartë.

Afiniteti me përvoja të ndryshme bartet shpeshherë nëpoezi deri në atë masë sa që edhe shkruesi i poezisë, Turczi, në një mënyrë afrohet dhe kërkon bashkëpunimme vetë lexuesin e poezisë:

Nuk do të ketë poezi, vetëm kjo që po e shkruaj tani. As kjo  nuk është e imja, është e atij që e lexon.

Poezitë e shumta të librit të Turczit si: Rifillimi, Miqësi, Model përkujtimor etj., do mbesin kujtesën e lexuesve,  sidomos  poezia  I huaji, e cila me filozofinë që përçon ta kujton romanin e Alber Kamyseme titullin e njëjtë I huaji.

Tipari i fragmentarizmit, në dukje të parë shumë i theksuar, i jep shije leximit të këtyre poezive. Në këtëformat të shkrimit poeti e krijon universin e shprehjes poetike. Në anën tjetër lexuesi mrekullohet kah shëtitet nëpër atë univers të mbushur me gjëra unikate e me gjëra përgjithësuese, që nga atomi e deri në trupa qiellor, që nga lindja e deri në vdekje, nga ajo që dihet deri te ajo e mistershmja, nga e thëna e deri te e pathëna,  e përsëri e thënë sipas variantit të poetit.

Poeti i jep gjallëri poezisë në të gjitha rrafshet. Kurrë nuk mund ta dish fuqinë e fjalës pa i lexuar poetët e mëdhenj. Nga poetët e mëdhenj dhe nga poezia e vërtetë e vëren fuqinë dhe magjinë e fjalës, njëkohësisht. Ajo të rrëmben dhe të mrekullon. Të shëtit në kohë dhe hapësirë, të jep informacion, ndjesi, të merr me vete, t’i hap horizontet e reja, t’i hap dritaret e botës ekzistuese dhe botës që veç mund të merret me mend. Me imagjinatën e vet krijuesi të bën akter atëbotën e tij poetike imagjinare. Këtu dallohet poezia e mirë nga ajo jo shumë e mirë, poeti i vërtetë nga ai jo aq i vërtetë. Pra, te fuqia për të ndërhyrë në botën e lexuesit, dhe te aftësia për ta mrekulluar lexuesin, thënë teorikisht, për ta kënaqur lexuesin estetikisht. Poezia e Turczit i ka këto vlera, rrjedhimisht e pasuron botën e lexuesit me shumë ide, me shumë motive e me shumë ndjesi.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles