Number of visitors on page:

N/A

Dr. Taner Güçlütürk-Gyqlytyrk, Kosova

Page Visitors:

N/A

Dr. Taner Güçlütürk-Gyqlytyrk, lindi më 20 Janar 1980 në Prizren. Me sukses e kreu shkollën fillore dhe atë të mesme. Në tetor të vitit 2004, në Prishtinë e kreu Fakultetin e Filologjisë, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Turke. Në Qershor të vitit 2007  me sukses e kreu magjistraturën në të njejtën degë. Më 1999 Taner Güçlütürk fillon të punojë në Radio Prizren si gazetar, njëkohësishtë më vonë e vazhdon punën në Shtëpinë e Mediumeve Turke të Kosovës Yeni Dönem”. Güçlütürk, karrierën profesionale vazhdoj në Unversitetin e Prishtinës dhe më pastaj në Institutin Junus Emre në Prishtine. Në të njëjtën kohë është bashkëkryetari i shoqatës shkrimtareve turk të Kosovës. (Gyqlytyrk) Güçlütürk, në vitin 2005 merr çmimin si gazetari më i suksesshëm për vitin 2005 nga Shoqata Finlandeze përMbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut dhe Rrjeti i Radiove për Drejtat e Njeriut. Duke i marrë parasysh sukseset në lëmin e shtypit në menyrë zyrtare ftohet të jetë i pranishem në kryeqytetin e SHBA-ës në Vashington nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të po këtij shteti, në “Programin ndërkombëtar të gazetarisë J.R. Murrow”. Në vitin 2008 merr çmimin letrare nga Franca. Lajmet dhe shkrimet e tij janë botuar në shumë gazeta, revista vendore dhe ndërkombëtare. Në bazë të punimeve në lëmin e shtypit, artit dhe të letërsisë, ështe antarë në shumë shoqata intelektuale Kosovare. Në vitin 2011 në Shkup mbaroi studimet e doktoratures me sukses.Taner Gyçlytyrk, deri më sot ka kryer hulumtimet shkencore të suksesshme. Në bibliografin e tij egziston gjithsej 31 publikim dhe prezentim shkencor. Ne vend dhe ne jashte te vendit dha leksione për tema të ndryshme. Shkrimet e para në ese, kritika me tema të gjuhës turke, letërsisë turke, vlerat folklorike turke u botuan nepër revistat shkencore ndërkombëtare. Deri më sot, në një shpalosje kronologjike mund ti shohim se z. Gyçlytyrk’u ka botuar gjithsej gjashtë vepra. Në një kohë të shkurtër dha përpjekje të mëdha në fushën e letërsisë.

Vjelë

Kohërat kanë ndryshuar
Kohërat jeta ime në vonesë
Bërtima im sikur vera në buzët e mia më pushon
E ti ku më pret o e dashura ime?
Apo stuhitë përsëri në adresat e gabuara përplasen?
Shiko! Shpresën time e dorëzova në erërat e pranverës,
Shiko! Që ta lehtësoj mëkatin tënd
Sevapet e mia buzëqeshin… Akoma nuk e sheh?!
Sot dashuria ime përsëri është në vjelë.

Mirëmëngjes qytetin e fjetur!

Pulëbardhat kanë nderuar qytetin tim
Nuk dinë se adresa e ardhjes me vones nuk është deti
Ndarjet puthen me kaldërëmet
Në periudhën shekullor të imigrimit
Duartrokiten mëkatet
Në pranin e pandershëmrisë vendosen kravatët
Toka e përlyer
Qielli i përlyer
Zemrat e përlyera
Këmbanat e kijametit bien në trupat të kalbura
A thua do më gjejnë zgjidhje?
Edhe pse fytyrat e buzëqeshura japin titullin e lumturisë
Banorët nuk janë më ndryshe sikur kufomat të morgut
Mirëmëngjes, qyteti i fjetur, mirëmëngjes!
A e di se pulëbardha ka vajtur në praninë tënde!?
A thua do të jetë shpëtim fundi i kësaj rruge!?

Të rrosh

Shiu
Po të bie me ditë të tëra

Shtrëngatat, do të mjaftojnë për të i zhdukur mëkatet?
Ashtu si ia fal mëshirën tokës me atë pjellori
Po të kishte gjelbëruar bukuria e ditës së parë e nënshtruar Ademit dhe Havës,
Nuk ishte e pritur disfata e bukurisë ndaj të shëmtuarës
Nëse gjendja jonë do të robërohet pa pritjeve
Vërshimet duhet ta dëbojn këtë gjendje të padrejtë
Do të fundosemi në mëkatet tona, apo do të ringritemi në bukurinë tonë.

Në zbardhje agimit

Një ditë duhet ta shkruaj një këngë bohem,
Kur judapemët do ta ledhatojnë lëkurën tënde
Një mëngjes pianoja duhet të tingëlojë me një sol, me një la
Qëndrimi yt duhet të jetë si një instrument kalami, elegante
Dhe  tëmthatin time duhet ta prekë vetëm zylyfet e tua…
Unë vet
ën duhët te gjej në mungesën tënde
Atë ditë dhe ti duhet të zhdukesh në mungesën time…

Në një nesër i ri

A nuk të thashë
Nën këmbët e tua do ta shtroj kaltërsinë pas shiut
E ardhmja jonë do ta ketë erën e tokës
Thëmbrat e tua të lagura
Freskinë do ta ndjesh në mushkëritë e tua,

Shiu do të na i pastroj mëkatet, apo do të na e marrë trazirën tonë
Kur në duart tona do e gjelbërojmë të pamundurën
Do ta përkdheloj buzëqeshjen në buzët e tua
Ktheu e shiko këtë kthjelltësi
A nuk të thashë mos u bëj pesimiste
Në çdo të keqe lind një dritë, do e mos.

Tundje

Vjeshta e cila i kapi të ardhurit në të ftohtin e natës,
Ishin të lagur, të lodhur dhe plot shpresa,
Jeta, ajo e cila i rezistoi vjeshtës,
Amanet qofshin qiftet plot dashuri, që dridheshin nga pagjumësia…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles