Number of visitors on page:

N/A

Dr. Xhemil Bytyçi botohet ne Indi, parathenie e librit nga Padmaja Iyengar-Paddy

Page Visitors:

N/A

Parathënie

Padmaja Iyengar-Paddy, INDIA

Përmbledhja e poezive “Lojë hijesh” nga Dr. Xhemil Bytyçi, është një buqetë e veçantë e poezive, shkruar njëkohësisht me ndjeshmërinë e poetit dhe atë të mjekut i cili në mënyrë rutinore është ballafaquar me dhimbjen përgjatë karrierës së tij mjekësore dhe jetës së çuar si pjesë e një kombi që ka përjetuar sfida të mëdha! Poezitë gjithashtu shfaqin dhimbjen dhe tensionin, si dhe vendosmërinë dhe shpresën që e udhëhoqi popullin Shqipëtar drejt synimit të tyre të çmuar.

When destiny was lost
We journeyed traceless
We’re guilty, the egos roared

                            From the trepidations of our convictions…

(Page 2 – ON THE TRACKS OF DESTINY)

Albanianhood, you writhed for centuries
Yet never bent over to antiquity

(Page 4- ROCKS AND PLISSES)

Rreshtat e mësipërm flasin për rrugëtimin plot sfida të ndërmarrur për të arritur qëllimin i cili dukej aq i largët, sidoqoftë ajo sfidë vazhdon kështu:

Imaginary snakes slithered
Through memories
In expanses of time and centuries

Dhe këto vargje përforcojnë edhe më tej përpjekjen e popullit, e të tërë kombit për liri e për krijim të identitetit të tyre. Thirrja e vuajtur për liri është e qartë dhe evidente në tërë përmbledhjen e poezive. Ja një shembull:

In the age of innocence
I hoped to find the real name at least
While tears coursed my cheeks
Bouncing over unknown paths…

(Page 5 -SEARCHING FOR THE REAL NAME)

Në fakt, nuk do të ekzagjeroja sikur të thosha se ky libër u dedikohet të gjithë atyre që u përpoqën dhe dhanë jetët e tyre për lirinë e Shqipërisë — për Shqipërinë e sodit, si shtet që frymon lirë, që qëndron shtatlartë me fuqi dhe aftësi të veta, që mbanë kryet lartë!

Krenaria ndaj aftësisë për të ecur përpara me fuqi të veta, është lajtmotiv mjaft i pranishëm në poezitë e Dr. Xhemil Bytyçit, e sidomos në përmbledhjen “Lojë hijesh”. Në të njejtën mënyrë aty gjejmë edhe lartmotivin e krenarisë ndaj krijimit të aftësisë për të ndërtuar një shteg dhe identitet të qartë e të veçantë në arenën ndërkombëtare si një shtet i lirë.

We took the path of progress
And reached day at dawn
Our passions now seethe

(Page 6 – AGONIZED DREAMS)

Ftesën nga Dr. Xhemil Bytyçi për të shkruar parathënien e përmbledhjes së poezive “Lojë Hijesh” e konsideroj nderë të madh. E shkruar mjeshtërisht, përmbledhja është frymëzuese dhe emocionuese në një nivel, teksa njëkohësisht është e kënaqshme poetikisht dhe  ndriçuese për mendjen, në nivelin tjetër. Përzgjedhja e tij e fjalëve është e përsosur, njëlloj sikur ndijësija dhe fuqija e tij e të shprehurit.

Games of shadows hidden in mysticism
Beside them we carve freedom 

Vargjet e mësipërme e shprehin aq qartë pafuqinë dhe përpjekjen sikur fryma të ishte shuar përpara se të guxonte të frymonte! Kësisoj ishte përpjekja për liri! Si indiane, edhe unë e gjej veten mes këtyre vargjeve ngaqë edhe ne tani e gëzojmë pavarësinë të cilën e fituam me luftë të rëndë nga Britanezët pas gati dy shekuj përpjekjeje!

Titulli “Lojë hijesh” i kësaj përmbledhjeje të shkruar me aq ndijesi nga Dr. Xhemil Bytyçi, është aq i qëlluar në çdo pikë ngaqë besoj se rrugëtimi për liri shpesh çon nëpërmjet labirinte dhe lojëra hijesh prej të cilave duhet të gjindet rrugëdalja për në një hapsirë të gjerë ku mund të frymmohet lirë!

Gjuha është një veçori e shquar e “Lojë hijesh” — aq e ëmbël, aq qetësuese, por kategorike në atë pohon. Dhe mu ky tipar e bënë këtë një përmbledhje poetike që është si mësim për poetët e rinj si dhe atyre me renome, për atë se si të shqyrtohet një pikë në mënyrë efektive por pa qenë ashiqare!

  After such a dream they played us
A game played with permissions and fires
Between Europe and Kosova
From the offices of Europe
They close our eyes with fire ash

      So, they could break Mitrovica’s heart

Patosi dhe dhembshuria, zhgënjimi dhe deshpërimi i një situate të caktuar — që të gjitha mund të ndjehen aq thellë në vargjet e mësipërme, saqë na duket vetja jonë si një prej personave që është duke e përjetuar atë dhimbje! Thirrja përfundimtare dhe qëllimi përfundimtar për liri shfaqet në çdo fjalë të kësaj përmbledhjeje poezie mjeshtërisht të shkruar nga Dr. Xhemil Bytyçi.

Siç kuptohet nga titulli i poezisë loja e hijeve është një lojë e shkëlqyer e fjalëve dhe shprehjeve që të lë mbresa, që t’i prekë ndjenjat dhe të bën të mendosh thellë.

Gjithashtu dua të shtoj se, ashtu si dëshmohet nga poezia në poezi në këtë përmbledhje, lufta për liri ishte e vështirë për popullin shqiptar, që derdhi gjak e djersë, e dhuroi jetë njerëzish për një çështje të lartë si pavarësia e një kombi.

On the amphora the voice threads the calamity
Made of butchered words and seedlings
And so the calamity is foretold
Over amphora’s throat, holding a fist 

(Page 79 – Amphora Of Calamity)

“Lojë hijesh” nga Dr. Xhemil Bytyçi është libër që do t’ja rekomandoja çdo biblioteke dhe çdo studenti të gjuhës angleze për të mësuar artin dhe zanatin e të shkruarit të poezisë. Në fakt është libër që duhet të futet nëpër syllabuset e fakulteteve për studentët e letërsisë angleze.

Biografia e Dr. Xhemil Bytyçit që gjindet në fund të kësaj përmbledhjeje poetike flet për volumin e arritjeve të tij si poet dhe si mjek.

Përzgjedhjes poetike “Lojë hijesh” nga Dr. Xhemil Bytyçi i dëshiroj të ketë një lexueshmëri të gjerë , ngaqë besoj se një përmbledhje e tillë duhet të shkojë larg dhe të lejë gjurmë përgjatë botës letrare!

******

Padmaja Iyengar-Paddy, është ish-bankiere dhe konsultente e qeverisjes urbane, së fundmi poete, shkrimtare, redaktore, dhe botuese që ka fituar një sërë çmimesh. Është kryetare e  Connecting Across Borders (CAB) dhe zëvendës-kryetare e Poetry India International. Botimi i saj inaugurues, “P-EN-CHANTS” ka fituar mirënjohje nga India Book of Records për risi në kritikën e filmit si dhe menaxhimin e temave në rimën e poezive. Paddy, gjithashtu, sapo e ka botuar përmbledhjen e poezive “P-EN-CHANTS…Again”. Si fituese e disa shpërblimeve, Paddy ka përpiluar dhe redaktuar 6 antologji shumëgjuhëshe ndërkombëtare të poezisë, nga të cilat “Amaravati Poetic Prism” 2016 gjer më 2019 janë shquar nga Limca Book of Records (Botuar nga Coca Cola India) si “Antologji e poezisë në më së shumti gjuhë”. Ajo gjithashtu ka përpiluar dhe redaktuar “WWW – Women, Wit & Wisdom”, antologjinë ndërkombëtare e shumëgjuhëshe të poeteve gra. Ajo ishte redaktore mysafire për Setu, një e-zine e bazuar në Pittsburgh, që në 2019 kishte për temë çështjet e grave. Poezitë, artikujt, dhe tregimet e shkurtëra të Paddy-t, disa prej të cilave kan fituar edhe çmime, janë botuar në disa antologji ndërkombëtare, revista të shtypura, e-zina, dhe gazeta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles