Number of visitors on page:

N/A

Hyrje në poezinë e Jeton Kelmendit: nga Lee Kuei-Shien

Page Visitors:

N/A

Hyrje në poezinë e Jeton Kelmendit

Prof. Dr. Lee Kuei-shienTajvan
Përktheu nga Anglishtja: Alfred Beka

Në boshtin kryesor të një jete në rritje, ekzistojnë dy drejtime të kundërta, domethënë drejtimi prapavështrues dhe ai i ardhshëm (retrospektiv dhe prospektiv). Rrethanat e jetesës së dikujt haptazi do të ndikojnë në qëndrimet ndaj jetës, mendimeve dhe filozofisë, për shkak të butësisë apo mundimit në retrospektivë të së shkuarës dhe perspektivë të së ardhmes. Poetët përfshihen në jetë me poezi, kësisoj pashmangshmërisht do të shikojnë në statusin ekzistencial dhe zhvendosjen në dy drejtime të kundërta të jetës. Prandaj, poezia shpeshherë është e bazuar në nostalgjinë e kujtimeve, kështu për të rritur ngushëllimin dhe shpresën.

Krijimi i poezisë nga poeti kosovar Jeton Kelmendi ka këtë lloj të shprehjes. Në njërën anë, ai ka përjetuar historinë e trishtuar të vendit dhe familjes së tij, dhe në anën tjetër, ai ka zhvilluar arritjet e tij akademike, të cilat e bëjnë atë të aftë të hulumtojë qenien e jetës, të ndjekë kuptimin e esencës së dashurisë dhe të mendojë për vizionin e së ardhmes. Dashuria e tij përfshin dashurinë ndaj atdheut, vendlindjes, të afërmve dhe miqve. Poezia e tij zbulon që konflikti në Kosovë në fund të shekullit 20 ka shkaktuar një ngatërresë në gjendjen e luftës dhe pas paqes, ai e kujton trishtimin e asaj periudhe.

Në fund të shekullit 20, lufta e Kosovës shkatërroi shumë familje dhe la shumë njerëz pa kulm mbi kokë. Në fillim të shekullit 21, Kosova u bë shtet i pavarur dhe lëvizi drejt një rruge të ndritshme. Pika kthyese e shekujve gjithashtu është bërë pikë kthyese e së ardhmes së Kosovës. Poeti Jeton Kelmendi gjithashtu është ballafaquar me një dëbim, duke u përpjekur të bëhet dijetar dhe poet i famshëm. Jeta individuale rikthehet nga humbja dhe ngjallet nga vdekja, përkatësisht në relacion me përparimin e kombit.

Në poezinë e Jeton Kelmendit njëkohësisht ka shprehje të zjarrtë emocionale dhe analizë të ftohtë racionale, ka gjithashtu edhe zhgënjim në kujtimet retrospektive dhe shpresa optimiste për t’u zbuluar në perspektivë. I humbur dhe pastaj i gjetur, i shkatërruar dhe pastaj i rilindur, dy linja paralele në fushat publike dhe private, ecin përpara njëkohësisht. Pas rivendosjes së vendit nga trishtimi në vizion të bukur, të menduarit e poetit gjithashtu paraqet një rol në kultivimin e shpirtit drejt mirësisë në ndjekjen e dashurisë.

8 mars, 2018

介紹傑頓.凱爾門迪的詩

 

人生在成長過程的主軸上,兩極不外是回顧和前瞻,而人生處境因過往回顧和未來前瞻的順遂與坎坷,明顯影響到生活、思想、處世態度。詩人以詩介入生活,免不了會注視生活兩極的存在狀況和變遷。所以,詩中常以鄉愁或懷念為基調,據此產生安慰和期望。

科索沃詩人傑頓.凱爾門迪的詩創作,正是這樣的表現,一方面經歷過去國破家亡的悲傷經驗,另方面養成學術上的成就,以思想回顧人生實存的探究,狩獵/追逐愛情本質的葛﷽﷽﷽﷽﷽﷽﷽﷽﷽﷽﷽、親ㄑㄧ顧人生本質與實存的探究,守活勉意義,思索未來的願景。愛情包括對國家、故土、親情、友人的愛。詩裡透示20世紀末在科索沃衝突,引起戰亂狀態的心情糾葛,在平靜後回憶那段悲淒。

科索沃在20世紀末戰爭造成多少家庭破滅、多少人流離失所,21世紀終於獨立建國,走向光明大道,世紀交接點也成為科索沃國家命運轉捩點。詩人也從流亡國外,奮鬥有成,臻至著名學者和詩人,由失而得,正好與國族進程息息相關,彼此對應。

傑頓.凱爾門迪的詩,有熱情感性的表達,也有冷靜理性的分析,在回憶中有些悵惘,在展望中也露出樂觀的期待。失而復得,滅而重生,公私兩條平行線交揉並進。家國重建後,從哀愁走向美麗憧憬,詩人的思想也在狩獵愛情中,發揮心靈向善的教養效用。

李魁賢

2018.03.08

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles