Number of visitors on page:

N/A

IWA Bogdani boton librin poetik "VALLTARJA NË GURË" nga Mirash Martinoviq, perkthyer nga Smajl Smaka

Page Visitors:

N/A

Në nekropolin në Vinjani, pranë Imotskit, qëndron  dhe një  gurë varri , në të cilin është gdhendur portreti i valltares, kryevepër e mjeshtrit të panjohur.

TAKIMI ME LIBRIN, ME GURIN DHE ME POETIN

Nga Ivana Çagal

Nese poezia është takim- e e atillë më është shfaqur deri tani-atëherë takimi me Valltaren ka qenë  i trefishtë dhe gjithsesi i pambaruar.Takim me Librin, me gurin dhe me Poetin.

Në muajin shkurt, kryeredaktorja e revistës “ Mundësitë” e Qarkut Kulturor të Spliti dhe ligjëruese e Fakultetit Filozofik në Split Katarina Dalmatin më luti t i përzgjedh poezitë për përmbledhjen Valltarja në gurë. I kam përzgjedhur ato të cilat pas leximit me zë në banesen time të përkohshme në Katovicen polake tingëllonin imotikisht.  Takimi  me librin është zhvilluar  edhe më vonë, atëherë kur kisha  etje për lirikë  shkëmbore, kur Mirashi me pedantëri dhe paimponueshëm e dërgoi versionin përfundimtar. Duke e ditur se autori dëshironte që vargjet t i përcillte me fotografi gurëvarrezash, në të cilët gjendet frymëzimi i tij , i ofrova ndihmën time.

Takimi me gurë u bë gjatë ditëve të gushtit, kur unë me babain, sipas zakonit të banorëve të Krahinës se Imotskit, shkoja për pazar  në Hercegovinen e afërt. Gjatë mungeses sime shtatëvjeçare nga Kroacia, e kam përseritur këtë rrugëtim ,kurdo që jam kthyer në shtëpi në Zagvozd. Edhe babai edhe unë kalonim pranë shenjes se lokalitetit Rudezh shumë herë, pa ditur se në majen e fshatit fshihej grumbulli prej dhjetë gurëvarrezash, prej të cilëve njeri do ta frymëzojë poetin  e madh malazez. Deri të shkurret  në mes  as që do mbërrinim pa ndihmen e banorëve vendas. Na e tërhiqnin vërejtjen se ato ishin mbuluar nga dheu duke na treguar  në gurëvarrin e ngritur, lart, në hyrje, pranë murit të tharë e të ultë. Kemi ecur gurishtes, ferrave dhe nëpër insekte  ,kemi vështruar dhe kemi pyetur se vallë a ka në afërsi edhe ndonjë gurëvarr, me figurë njerëzore. Vetëm gurrëvarret e Rudezhit,  thanë ata. Hoqem dorë.

Derisa ishim në Hercegovinë, Mirashi e kontaaktoi  Domagoj Nikoliqin, i cili tashmë e kishte gjetur Valltare dhe e kishte fiksuar me fotoaparat , duke i ngjyrosur ornamentet dhe fytyrën e saj , ngase shquheshin dobët. Sipas udhëzimeve të Domagojit dhe sipas fotografisë të gurëvarrit që ma kihte dërguar, u ktheva në shkurre. E kërkova figurën e femrës mes diellit e hënës . Dhe u gjeta në gurin sipër të cilit tashmë kisha shkelur. Mbuluar nga toka dhe nga fletët. E fjetur. E gdhendur.Valltarja.

E pashkathtë për shkrepje fotografie të gurëvarrit, u përpoqa ta kapja fytyrën e saj. Stina e motit dhe  piku i ditës nuk ishin në favorin tim . E kuptova pse Domagoj e kishte  ngjyrosur me shkumës.

Autori me padurim  e priti foton autentike, burimore të Valltares, vetëm atë që vitet, stinët,të reshurat dhe dheu nuk e kishin shlyer- pak, fort pak. Pastaj Mirashi kishte  konkluduar se do të mund të shkruaja fjalën hyrëse për këtë libër të tij, pasiqë isha nga trojet e gurëvarreve dhe  e baladave të Krajines  dhe varri i Vukut dhe të Hasanaginicës. Të prirura për rrëfime,vallezime e mitizime dhe për dialogun  me natyren dhe me historinë.

Iu përvesha punës që serish ta rilexoj Valltaren.  Sigurisht  do të duhej që në këtë sprovë t i thosha disa fjalë kësisoj-Valltarja në gu përbëhet nga Legjenda hyrëse dhe 53 poezi të pasistemuara nëpër cikle,  kurse tematikisht të spirancuara perreth gurit, malit, flores dhe faunes se shkëmbit. Poeti flet përmes zërit të  vajzës /nuses/amvises, furnizuese të Krajines se Imotskit. “  Mrekullia“ verbale  është prezente në poezinë  “Mrekullibërsja”  shtrihet  në tërë librin. Kështu , lexuesi i porosisë së Valltares e merr drejtpërdrejt, spontanisht, instiktivisht, me të gjitha ndjenjat. Sëbashku me subjektin lirik i dorëzohet shijimit  ëmbël-ithtë të pritjes dhe soditjes aktive të saj nga shkurret, deri në  mal, deri tek amshimi. Në fund, në pritje të dasmës, të ndryshimit ,të lirisë,Valltarja zbulohet edhe si poete.

Fjalët i ka mbjellë

Secilën në shtëpizën e vet,

Ka lutur

O foshnjet e mia të palindura

Fjalët e ma

Të palindura

Do të duhej që në këtë sprovë të thuhej diçka ashtu. Sepse nëse them se edhe unë jam kapur për muri dhe se pikërisht për shkak të gurëvarrezave dhe për shkak të oralitetit me të cilin Krajina ime frymon, e që Mirashi e ka  zotëruar e ka kapur, e ka  gdhendur në vargjet e veta, pra nese them  se jam kthyer në shtepi dhe aty kam vendosur të mbetem –do të ishte shumë personale për një fjalë hyrëse. Edhepse takimi im me autorin LIVE nuk ka ndodhur, libri i tij më ka përforcuar bindjen  se vetëm kur gurëvarri vrojtohet nga largësia,nga Mali i Zi ose nga Polonia,është e mundshem që të ndjehet, të  përjetohet shtëpia. Më vendore sesa zakonisht
Faleminderit Valltares dhe faleminderit poetit.

Në Split, 12 shtator 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles