Number of visitors on page:

N/A

IWA Bogdani boton romanin “Kufiri I gjakut” i autorit Muharrem Kurti

Page Visitors:

N/A

“KUFIRI I GJAKUT” ROMAN CILËSOR I AUTORIT MUHARREM KURTI

Dalja nga shtypi, i një romani cilësor, i autorit tashmë të dëshmuar, Muharrem Kurti, shënon një ngjarje më rëndesi për krijimtarinë letrare shqiptare në përgjithësi, dhe prozën e gjatë në veçanti.
Kjo vepër, vjen pas librit me tregime: Dritë e zezë, 2011, romanit “Data Njëmbëdhjete”, 2015, “Qëndresa e Bardhë”, 2018, “Jeta e Rrënojave”, 2019 dhe dhjetë librave me poezi, para dhe gjatë luftës.
Romanet e autorit Muharrem Kurtit janë lexuar me kershëri, për shkak të rrëfimit artistik, temës së fuqishme dhe kompozicionit të zgjedhur të tyre. “Data Njëmbëdhjete”, trajton ngjarjet e njëmbëdhjete marsin e vitit 1981, pasojat e tij mbi individin. “Qëndresa e Bradhë”, shtjellon, rezistencen e popullit shqiptar, paqësore dhe me armë të UÇk-së së lavdishme, kundër një pushtimi barbar shoviniste. “Jeta e Rrënojave”, pasqyron rrënojat e një termeti shkatrrimtar, në të cilin kanë mbetur gjallë vetëm dy protagonistë, shqiptari Rean Urti dhe serbja Svetllana Vukmiroviq. Më nuk janë dominuese ndasitë, viktimë dhe kriminel, dhe hegjemonitë e të fortit ndaj të dobëtit. Dy protagonistet kanë nevojë njeri për tjetrin, sidomos serbja, dhe e gjen bujarin e shqiptarit, përkrahjen. Përkrahjen shqiptare, që gjithnjë e shkelen!!! Serbja ka qenë varëses gjatë sistemit hegjemonist serbomadh, e vëllait dhe motres së Rean Urtit, kurse vet, si viktimë ka nevojë për Reanin. E do atë dhe u lind një djalë, frytë i dashurisë. Por i ndajnë, të mëdhenjtë, për interesa hegjemoniste.
Romani “Kufiri i Gjakut”, redaktuar nga krijuesi dhe studiuesi Qazim Shehu, botim i IWA BOGDANI, me editor Z. Jeton Kelmendi, trajton kufirin në midis të shqiptareve, si një prereje e dhunshme dhe e padrejtë. Pra, ka në qendër kufirin, ndarjen mizore, që ua dhuroj Europa shqiptareve. Por, sado kufiri, qëndron fizikisht ndermjet shqiptareve, i pa pranuar kurrë nga patriotet shqiptar dhe i anashkaluar dhe pranuar, për interesa të ulta nga qeveritaret shqiptar, të Prishtinës dhe Tiranës, kufiri nuk zë vend. Përveçse kufi fizikë është kufi në kokat e tyre, gati-gati i vetpranuar. Dhe behet luftë nga luftetaret e lirisë, thyhet kufiri, hapet ai, por ribëhet sërish nga qeveritaret puthadorë. E keqja qëndron, se behet kufi ndermjet shqiptareve- Maqedoni e Veriut-Kosovë dhe shqiptareve Kosovë-Mali i Zi. Behet një zhurmë politike, e çoroditur, dhe kufiri jetësohet. Nis kufiri Kosovë-Serbi, më i rrezikshmi dhe më i pazarshmi. Në kohën që do të duhej zhberë kufiri Kosovë-Shqipëri, kur, ka një heshtje të kobshme të qeveritareve të Prishtinës dhe Tiranës, për të, bëhen kufij të rinj të gjakut, gjithmonë në midis të tokave shqiptare. Ndahet shqiptari me shqiptar, me kufi, tamam si i Kosovës me Shqipëri. Por ka patriot shqiptar, që nuk e pranojnë kufirin. Le të lexohet ku roman, i cili shquhet për një rrëfim të mrekullueshem, kompozicion matematikore dhe përsonazhe të skalitura më shumë dashuri nga autori, tashmë mjeshtër i prozës artistike, bazuar në deshmi autentike, thotë redaktori i romanit Qazim Shehu. Autori, Muharrem Kurti, shënon një rritje, cilësore, me romanin e sapo dalë nga shtypi “Kufiri i Gjakut”. Bile, sjellë një faqe te re, në prozën shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, shprehet redaktori Qazim Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles