Number of visitors on page:

N/A

Lee Kuei-shien "Tingujt e mendimeve", botoj në Shqip Edicioni i Botimeve Bogdani

Page Visitors:

N/A
  1. KAPËRCIMI I KUFIJVE POETIK

Lee Kuei-shien “Prania ose mungesa”, përzgjedhje e poezive. Poet Tajvanez. Botoi “BOGDANI” Bruksel – Prishtinë. 2018.  

Po e botojmë në gjuhën shqipe një buqetë poezish nga poeti tajvanez Lee Kuei-shien, i prezantuar e i botuar në dhjetëra gjuhë me renome ndërkombëtare, në antologji dhe përzgjedhje të veçanta. Njëkohësisht lexohet edhe si përfaqësues i poezisë aziatike, i botuar në të gjitha kontinentet dhe i shpërblyer për merita në koherencë me zhvillimet kulturore.

Kjo përzgjedhje nga redaktori e përkthyesi Jeton Kelmendi, ka për qëllim prurjet e poetëve, diversitetin kulturor anë e kënd globit, komunikimin me ata krijues që po bëjnë xhiron e botës me refleksionin e tyre për ta ngjizur tek popujt ndjeshmërinë humane dhe reagimin ndaj fenomeneve që po e shpërfillin qenien njerëzore. Nëpërmjet këtij poeti, jemi afër ta lexojmë poezinë aziatike, pikërisht poezinë e atij motivit që kërkon të çlirohet nga vogëlsitë e çastit, përderisa, Kuei-shie, kërkon në çdo poezi jetësimin e akteve, dhe përjetësimin e tyre. Gjatë leximit të poezive, më mbajti me një frymë ndjeja se jam në Tajland, në atdheun e poetit që po i jep kaq shumë shpirt vendit të tij, me një filozofi zbërthyese që kap aq mirë premisat e një vendi që e adhuron, e idealizon dhe i bën panoramë artisike.

Poezia e poetit tajvan, zë një shushuritje më shumë se koncepcionet për ta bërë njeriun pronarë të çdo gjëje, duke nxjerr në pah vetë fatin e njeriut dhe qëllimi i tij për të përballë dëshpërimin që përjeton, siç ka ndodhur gjithmonë aty ku ka jetesë e shpresë. Është nocion i reflektimit të atij mendimi se s’ka asgjë të patejkalueshme, por ka individë që provojnë ti ikin fatit nga ai kolektivë dhe kjo kërkon duplifikim të sakrificës.

Duke implikuar momentet, pastaj qeniet e gjalla që jetojnë mbi tokë, barazon ndjeshmërinë ndaj fenomeneve, ku merr për personazh të shpeshtë qenin, duke ngritur në vetvete shumë lloje përgjigjesh, dhe transformon qenien e tij në një simbol për ta zgjuar reagimin e njeriut se mjedisi është i barabartë, ku për të gjithë ka revoltë, zhurmë, e turmë pa orientim.

Figurat e përdorura, stimuj të dashurisë, sikur është korniza, piktura dhe gozhda që lë vrimë në zemër më shumë se në mur, poeti modifikon mjetet për ta shprehur përmbytjen euforitike në lumturinë që lë plagë dhe nuk e shëron as koha e ikur.

Jo vetëm të epesh, por edhe të zhgënjehesh, nga ajo që përjeton, në poezi shprehet me anë të sakrificës e flijimit. Lee Kuei-shien, për një çast dëshiron të lirohet nga ajri i helmuar dhe bota e mbushur me reprezalje, ndjenjë kjo që e madhështon, në këtë rast personazhin, për ta ruajtur dashurinë, më shumë se fizikun.

Ndonëse veprat e botuara që herët nuk i kemi të prezantuara, nga ky blen që kemi në dorë, jo vetëm si provë, por, dëshmi se poeti kudo këmbëngulë në misionin e tij të ngadhënjejë aty ku rëndon trupi fizik, ku ulen e lartësohen virtytet, ku hipnotizohet besimi i kotë. Tajvani, bukuritë e të metat, zogjtë, fuqia e të ligut është përshkrim dhe mesazh që i jep botës humane.

Pandehma për një botë të vetmuar, ikjen e miqve, e qetësinë e rrejshme, ai e vë në dispozicion thjeshtësinë, për ta veshur shpirtin e tij në përballje edhe të ndonjë kataklizmi natyrore, siç e sheh shpesh të kërcënuar botën.

Edhe pse jeta është e vërshuar me mendime të shumta, gjithmonë ka mundësi me anë të stimujve të ketë edhe përgjigje. Dhe këtë e bënë me forcën e poezisë nganjëherë i vetmi komunikim universal për të gjithë popujt.

Mr. Sc. Engjëll I. Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles