Number of visitors on page:

N/A

LETERSIA POLITIKE E Prof. PhD. JETON KELMENDIT nga Pjeter Meta, Tirane

Page Visitors:

N/A

LETERSIA POLITIKE E Prof. PhD. JETON KELMENDIT

“Ligji i natyres dhe i shoqerise,e ben jeten e vet……..nje mallengjim estetik edhe per format arketipe te rrneses e te jetes,(me kete rast shqiptare,qe jane forma unikale  ne krejt Europen !)mbi substratin e te cilave ,ne emer te  vlerave,krijojne jo rralle,fatkeqesisht,antivlera”

ARIF KUTLESHI

Kur lexon librin “STRATEGJIA  E ARNIMIT TE SHPRESAVE TE QYTETARVE”,gjeja e pare qe te shkon ndermend  eshte pyetja ;”pse ne shqiptaret mbetem gjithmone me shprese  per me mire,a me shprese per nje te ardhme me te mire ?!!!

Dhe pergjigja e kesaj pyetje kerkon  nje shpjegeim te drejte ,pse ne shqipetaret  mbetem nder shekuj e deri me sot,me shpresa te arnuera,me shpresa te pa realizuera,deri ne nje jete pa shprese e me shpresa te humbura ?

Sot ne jetojme kohe te tjera  zhvillimi te kombit tone,te atdheut e te  popullit shqiptar,krahasuar me kohen e rilindasve,e me kohen kur jetoi Konica,Fishta e Noli.Duke bere sot analizen e gjendjes te kombit e popullit tone,te tipareve,te qeverisjes,te jeteses e te mardhenjeve nderkomunitare e njerezore,ne shume aspekte nuk kemi ndryshuar,e ne disa te tjera jemi shume me keq.Kur popujt e tjere perparojne cdo dite !

E fillojme me me te rendesishme,e cila i shpjegon te gjitha,me gjendjen e Kombi,te popullsise e tokes shqiptare.

Nje here ne jeten e  kombit shqiptar,mundem te bashkohem nen nje flamur e nen nje udheheqes te paepur per kombin e ardheun.Nje here ne jeten e kombit tone,munden qe te bashkohen te gjitha  principatat nen nje flamur,e te qendronin te bashkuar per 25 vjet,perndryshe edhe ne Italine fqinje do te “lulezonin”minarete e xhamiat turke si ne shqiperine Iliro-Dardane.Dhe kurre me popullsia shqipetare e ketyre teritoreve,nuk u bashkue nen nje flamur,e aq me pak me nje udheheqes.

Pas pushimit te luftes ruso-turke,e bisedimeve ndermjet perfaqesuesve rus,kontit Nikolla Ingatiev e Aleksander Nelidov,e atyre osman Safet Pasha (minister i jashtem turk),dhe Sadullah Beu,Ambasador ne oborrin Perandorak te Gjermanise,u nenshkrue “Traktati i Shen Stefanit”(me 3 mars 1878).Qe nga ky moment,kush thote se tokat shqiptare u mbrojten per shkak te te qenurit  nen sundimin turk,del kunder historise,dhe kunder te vertetes se hidhur.Deri ne ate moment te sundimit turk mbi tokat ballkanike,Rumania,Serbia e Mali i Zi,ishin principata nen vasalitetin e Sulltanit Osman.Dhe pas traktatit, fituen pavaresine e plote (si dhe Greqia),duke zgjeruar teritoret e tyre me pelqimin e me ndihmen e pushtuesve  turq.Serbia u shtri ne drejtim te jugut,krahas terheqjes se forcave turke,duke zgjeruar siperfaqen toksore ne kurriz te Kosoves (Dardanise),nga 37,700 km2,ne 52,700 km2.Kurse Mali i Zi,me ndihmen ushtarake turke,futi brenda kufijve te tije Ulqinin,Tivarin,pjesen e sipermeve te bregut te Bunes,pjesen me te madhe te liqenit te Shkodres,Hotin,Gruden,Plaven e Gusine,duke zgjeruar  teritorin e saj nga 4,700 km2,ne 15,700 km2.

Me pas  me nje vendim te fuqive te medha (Anglise,Frances,Gjermanise,Italise e Rusise),ne Traktatin e Londers me 29 korrik 1913,u vendos perfundimisht coptimi i tokave shqiptare,e aneksimi i tyre shteteve fqinje,Greqise,Serbise e Malit te Zi,te cilat kishin fituar pavaresine nje shekull para Shqiperise.

Sot jemi me keq si komb;                                                                                                                         1)-Jemi te ndare ne 5 shtete.Dhe ne se flasim per popull ne shumice si nje “perfaqsi”prej afro 6 miljon shqiptar,jane te vendosur ne shtetin e gjashte,ne Turqi.

2) Ne gjashte shtete, shqipetaret e zhvillojne aktivitetin e tyre juridik nen gjashte flamuj te ndryshem.Edhe Kosova e cila eshte totalisht shqiptare,pas shpalljes se pavaresise,ka hymnin kombetar e flamurin e vet,jashte tradites se kombit shqiptar.Vetem Shqiperia londineze,(sic quhet),eshte nen flamurin e Gjergj Kastriotit.

3) Ne kater prej ketyre shteteve.shqiptaret nuk e kan dhe nuk e ushtrojne shqipen si gjuhe zyrtara,por te shtetit qe i qeverise.

4) Ne kater prej shteteve ku shqiptaret jetojne ne tokat e veta,nuk eshte me i tyre “Hymni Kombetar”,si a i Shqiperise meme.

5) Popullsia shqiptare nen juridiksionin e ketyre shteteve,(pervec Shqiperise e Kososves (Dardane),sot ose jane asimiluar,ose po asimilohen,duke humbur gjuhen e cdo identitet shqiptar.

6) Sot keto troje shqipetare,me popullsi shqipetare,nuk jane me toka  te Kombit Shqiptar,e as popullsi te te njejtit Komb.

7) I vetmi  perfaqesim i Kombit me gjuhe,Hymn e flamur te perbashket,eshte Shqiperia,me 28,000 km2,nga rreth 100,000 km2 qe ishte para Traktatit te Shen Stefanit.

Mjerim e mallkim…….Do duhej koment i gjate per kete fakt,por mjafton te promendim  ngritjen e flamurit ne Vlore,per te mos mundur qe fuqite e medha  t’a tjetersonin Vloren sic tjetersuan  Janinen,Shkupin e Ulqinin,dhe per te mos mbetetur me Shqiperi.

Edit Durham shkruan;”Po te kishin mundur shqiptaret te prodhonin nje Skenderbe te dyte,pavaresia e saje do te kishte qene e sigurte……Qe te dyja veriu dhe jugu,u hodhen ne nje kryengritje te sigurte per fitore,por mungesa e bashkimit e solli shkaterrimin e tyre.Ata nuk u ngriten bashke”.

Ne sot nuk munde te nxjerrim konkluzione per analogji,apo si krahasim dhe te themi;sikur te ishte ngritur flamuri ne Shkup,ne kryeqendren e Dardanise,a do te ishte sot Shkupi nen Maqedoni ?!!!Ne nuk munde te themi sot se perderisa Shkupi e shumica e tokave te Dardanise ishin cliruar,pse Ismail Qemali shkoi aq larg,neper rruge akoma nen pushtimin turk,per te ngritur flamurin ne Vlore ?Se ne keto aresyetime si supozime te mundshme,nuk munde te perjashtohet as faktori nderkombetar,i cili predominonte.Fuqite e medha nuk njohen as ngritjen e flamurit ne Decic nga Dede Gjo Luli,me 6 prill 1911,dhe as ngritjen e flamurit ne Shkup nga Bajram Daklani,me 12 gush 1912.

Dy jane faktoret vendimtar qe sot jemi te ndare e te coptuar si komb,si askush tjeter ne Europe e ne Bote.

E para,sepse ne shqiptaret nuk e zoterojme mjeshtrine e te berit shtet.Aresyeja pasi secili don me qene i pare. Lufta per pushtet eshte e tejskajshme.Individi qe ngjitet ne pushtet,kushdo e kurdohere,shnderrohet ne sundimtar.Pretendentet per pushtet nuk e duan te ndertuar vendin nga kundershtaret politik.Ata gjithmone jane vene ne rolin e shkaterruesit,deri edhe te historise.per t”i rrexuar nga oushteti.Shkurt e qarte,ne nuk mblidhemi, nuk behemi bashke,ne nuk e duam njeri tjetrin,ne e luftojme njeri tjetrin.

E dyta;Ne keto kushte, ne nuk patem as mbeshtetjen e fuqive te medha,nuk patem nje “baba”qe te kujdeset per ne.Perkundrazi,te gjitha shtete e Europes,ishin dashakqijne te Shqiperise e shqipetarve,(perjashto Austrine).Dikush cvatte,e dikush merrte vendime per coptim.Kombi me i vjeter i Europes,u be copa copa.

Jeton Kelmendi ne librin e Tij,flet per nje “copez”te  ndare te Kombit Shqiptar,flet per Kosoven e qeverine e saj.Kur flasim per kete “copez” e cila ne fakt eshte shtet si te tjeret,me hymnin e vet te flamurit ,e me flamurin e shtetit te vet,askush nuk e di,as udheheqja e as vet populli andej e kendej kufirit,sa e duan bashkimin me Shqiperine,e si munde te realizohet.

Kurre me shume se pas ardhjes se Albin Kurtit ne Pushtet,kjo ide nuk eshte artikuluar.Kjo ide u shoqerue edhe me veprime konkrete nga Albini,duke krijuar berthamen e Vete Vendosjes edhe ne Shqiperi,e me pas duke marre pjese ne zgjedhje per pushtetin qendror,me idene e zgjerimit me vone.

A nuk do t’i  mjaftonte Kosova e Shteti i Saje si hapsire pune Albin Kurtit,pa u shtri edhe ne teritoret shqiptare ?!Me emertimin Vete Vendosje,ndoshta Albini kishte idene edhe per jashte kufijve te kososves si nje Lider i Shqiperise se Madhe.Albini erdhi ne krye te shtetit me gjithe “fuqine” e shpirtit per ta rregulluar perfundimisht Kosoven.Dhe populli i besoi,pasi Ai e shnderroi parlamantin ne arene “lufet,”,fyerjesh e denigrimi.Sic komentohet ne liber,e gjithe ajo kembengulje e lufte per pushtet,e ka futur ne borxh te madh Albinin per Kosoven e per zhvillimin e saje ne rruge te drejte.Por nuk rezultoi sic populli e besoi.

Te gjitha trajtohen ne librin e Jeton Kelmendit si nje  realitet e keqardhje.Ai shpreh deshperimin personal si nje intelektual i mireformuar,dhe qe eshte nder te paret ,apo i pari qe shkruan me zemer te hapur si zemer plasun. Dhe pyet, Pse ? “Shpresat e qytetarve i zbehu jeta me nje mireqenje jo adukuate,i sterlodhi kasta politike,sidomos meritoret e lirise,ndersa i “shkeu”qytetari rebel Albin Kurti,me kurdet e vet “?

Eshte interesan fakti i shkruar ne kete liber,ku autori shpreh ato te verteta qe filluan e u zhvilluan si mikrobi kanceroz,ne Shqiperi  e Kosove.E hidhur si nje  fatkeqesi mbijne nder shqiptaret modele prapsirash,ne kurriz te popullit te vet,ne dem te qeverisjes e perparimit te vendit. “Pra-shkruen autori-i varferi per nje kohe te shkurter u be i pasur,natyrisht jo me pune te ndershme,i pa arsimueri u be udheheqes,natyrisht jo me die e me merite,madje besa dhe i dyshuari u be patriot,duke i sherbyer politikes.”

Keto dhe aresye te tjera vijojne te shqetesojne intelektualet patriot e atdhe dashes si Jeton Kelmendi,kur thone; ”….pse kan mbetur keshtu sic jane  (shqiptaret,P.M.) edhe numerikisht,edhe ne nivel zhvillimi…..Fatkeqesi dhe trishtim,por per fat te keq,realitet dhe aktualitet kjo e tera”.

Autori nder shkaqet kryesore te kesaj gjendje,na sjell ne vemendje edhe mardhenjet udheheqje-popull,e popull- udheheqje,si nje c’ekujliber fatkeq te ekuilibrave te duhura per nje qeverisje te denje per zhvillimin e vendit.Me kryefjale te nenkuptuar titullohet shkrimi; “Disa nuk munden pa e mashtruer dike,e disa nuk munden pa u mashtruar “.Nje gjetje mjaft interesante per te treguar se ky popull edhe pse genjehet me premtime boshe, perseri shkon pas partive.(nenkupto Albini e te tjere si ai).Dhe kurrsesi udheheqja e partive nuk munde te fitojne e te ngriten ne pergjegjesi,pa e mashtruar popullin,duke sajuar gjithfare programesh, me premtime kurre te realizuera. Dhe autori shtron pyetjen; “Kur do te vije ajo kohe,kur te dalin ne skenen politke kategoria e trete e popullit,e cila nuk i duron mashtrimet,sepse kur kjo kategori te jete e madhe,mashtruesit do te zvoglohen”.

Ne rrjedhen e pasojave pse shqiptaret mbeten historikisht duke u lutur me duer nga qielli,per nje jete me te mire, eshte sjellja e NJESHIT si nje  diktator. Ky nuk eshte nje fenomen i panjohur ne Shqiperi e Kosove,ku njeshi sundon, njeshi dikton gjithcka ne jeten e vendit,.Ai cdo veprim e ben me koken e vet,,sic ai e mendon,dhe askush prane tij, qofte minister a keshilltar,e aq me pak populli i thjeshte,munde t”i hyje ne mes per te ia ndryshuar mendimin.Sa here ky fenomen kap  shtetin, drejtimi i keq ngjit majat,kurse funksionimi i demokracise preket pragun me te ulet.

Cdo faqe libri,e cdo teme e tij e trajtuar me titull,natyrshem te ben te mendosh per rrugen e nisur te Albin Kurti;”Per ku eshte nisur Albini”?….

Albini erdhi ne pushtet me” lufte” ne parlament,dhe me produktin me te bollshem te shqiptarve, me patriotizmin.Dhe sic shkruan autori; “Fundja, i lypi krejt,dhe i kan krejt, cka duan me shume se krejt keta politikan ???!

I fituen krejt duke shitur patriotizmin me premtime te medha,sic ishin bashkimi kombetar, lufta kunder korrupsionit e konfiskimi i pasurive te dyshimta.Asgje nuk ndodhi.Asgje nuk duket ne horizont nga keto tri premtime.Qe do te thote,kandari i patriotizmit eshte mbajtja ose jo e premtimeve.

Ndoshta keto tre premtime,si themel i ngritjes e funksionimit te shtetit,ishin tri shtyllat e trajtimit qe pershkuen gjithe librin.Autori nuk eshte nje kritizer qe deshiron te shprehin mllef.Ai thjeshte kritikon e dikton rrugedalje per ndryshim qeverisje,dhe per nje drejtim me te mire te vendit. Jeton Kelmendi ne asnje faqe libri nuk kritikon pa baze e argument.Ai hyn thelle ne argumentin e funksionimit te pushtetit nga pushtetaret,te gjuhes qe ata perdorin,analizon habitshem reciprocitetin,dhe flet me dhimbje e deshperim per” Ballkanin e Hapur”e importet nga Serbia.

Ne cdo artikull si tem ate vecanta,autori analizon me perparesi oshilacionet e politikes,ulje e ngritje qe lideret kryesor partiak ne Presidence e ne qeveri luajn.Dhe krahas kritikave  te faktuera ne shkrime,nuk len pa cituar edhe rruget e daljes e te kapercimit  te situatave,ne interest e korigjimit te  te metave.Ai i jep mesazhe te qarta politikes e politikanve,vecanerisht Albin Kurtit,per mardhenjet me interesa te domosdoshem per Kosoven me SH.B.A.I jep mesazh ne formen e kritikes e te keshilles opozites.Ai i jep qarte e paster jo vetem raportet mes partive e liderit historik Ibrahim Rugova,por edhe dallimet midis tyre ,duke shperfaq shkaqet e deshtimeve (te opozites e te qeverise),pa mohue sukseset e partise ne pushtet.

Me shqetesim shkruen autori per ato lloji mardhenjesh qe ka sot  Albin Kurti.

Shqetesimin e pare per mardhenjet me Ameriken,autori e shpreh me pak fjale; “….ani pse gjithnje i njejti Albin ne te njejten lekure prej perendimori,e me shpirte e trup prej lindori”.

Shqetesimi i dyte eshte hendeku qe politikat e dy qeverive te Tiranes e Prishtines,qe “…kurr me keq nuk kan qene ne raport mes tyre”.

Perpos gjerave troc qe J.Kelmendi trajton ne librin e tije per qeverine,qeveritare e per krye qeveritarin Albin Kurti,midis rreshtave lexojme edhe shpresen e besimin ne ringritjen ne funksionin e deshiruar te qeverisjes,me apo pa Albin Kurtin.

Jeton Kelmendi ka hedhur ne betejen e librave edhe kete publicistike periodike,qe ne fakt eshte beteja me idete e autorit.Ato pelqehen,por dhe kundershtohen.Dhe kjo beteje nuk eshte e pa pritur per Jetonin.Ai e di mire se beteja e librave e ideve qe trajtohen aty,eshte beteje e gjate dhe e pa nderprere.Jetoni e do atdheun e vet,e do Kosoven e Shqiperine.Ai aludon per nje udheheqje qe do ta lartesojne emrin Kosove e Shqiperi.E me pas vete Jetoni t’u thure atyre lavde e hymne per perparimin e vendit.Ai kerkon t’a zgjojme kohen, e te zgjohen njerezit,qe dy vendet tona te levizin me shpejtesine e botes,e te clirohemi nga vargonjet e mashtrimit e te nenshtrimit.

Ajo qe duhet te na terheqe te gjithve per t’ia arritur,eshte e mira,virtyti e moralshmja.Ne se bahen bashke,sundimi mbi te keqen behet i lehte.
Demokracia dhe ligji behen funksional vetem nga ne shqipetaret.

Tirane me,25 mars 2023                                                 Pjeter Meta Studiues, shkrimtar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles