Number of visitors on page:

N/A

Nga: Agron Shele, shkrimtar, poet (Rreth vëllimit poetik “Lirë për të jetuar” të autores Elisabetta Bagli, përkthyer në shqip nga Dr. Jeton Kelmendi )

Page Visitors:

N/A

TEMATIKA E JETËS, SI LAJMOTOV DHE PËRCJELLJE EMOCIONALE E SHPIRTIT UNIVERSAL

Nga: Agron Shele, shkrimtar, poet

(Rreth vëllimit poetik “Lirë për të jetuar” të autores Elisabetta Bagli, përkthyer në shqip nga
Dr. Jeton Kelmendi )

“Lirë për të jetuar” quhet vëllimi më i ri poetik me poezi të zgjedhura nga autorja Elisabetta Bagli dhe përkthyer nga poeti i njohur, eseisti dhe shkrimtari Dr. Jeton Kelmendi. Që në titull ky libër jep idenë dhe plotëson tematikën e gjithë zanafillës, kuptimit dhe përpjekjes për t’u përballur me nocionin kohë, si qenie, përmbajtje, memorie, mision dhe vlerë humane. Në simbolikë fjala “Lirë” nuk ka kuptimin e përballjes me realitetin në
mënyrë të thjeshtë, por definitive është mënyra se si trajtohet dhe përdoret kjo lloj jete, në natyrë komerciale por dhe ballafaqim me shoqëritë që e karakterzojnë, reminishencat dhe përdorimi i saj, si formë egzistence përmes kultit të ciklit jetë dhe identitetit të cunguar.
Përfaqësimi i autores në shumë organizata social – kulturore dhe angazhimi i saj permanent sjell morformën fjalë si ekuivalencë të shqetësimit për përditësinë, fenomenin, dhe gjithë problematikat, të cilat kërkojnë Elisabetta Baglimë shumë vullnet, kreativitet por dhe ndërgjegjie më të kulluar për të mbjellur dritë besimi dhe shpresë.
I gjithë libri ndahet në katër cikle, të cilat nëse i shikojmë si plan shtrirje dhe ide përshkuese plotësojnë dhe unifikojnë boshtin kryesor, atë të tematikës psiko – etike – sociale, si lajmotiv por dhe vizion i përcjelljes emocionale përmes formës universale.
Cikli i parë vjen si memorie për gjithë atë plejadë të shkëlqyer poetësh, të cilët përmes veprës së tyre hodhën bazat e një bote postmoderne dhe një mendimi shumë
më të evoluar dhe emancipues per gjithë shoqërinë njerëzore sot. Emra të tillë si: (Giacomo Leopardi, Federico García Lorca, Pier Paolo Pasolini, Rafael Albert, Alda Merini, skluptori Antonio Canova, etc,) të gjithe sjellur në *requem, për ato pasazhe të sjellura dhe
ndikimin në kulturën estetike të mendimit më pas, plotësojnë më së mire identitetin e shpirtit krijues, por dhe gjurmët e kohës, e cila i përcjell dhe sjell përherë e më pranë.
Cikli i dytë trajton tematikën metafizike, psikologjinë dhe filozofinë e botës sot, si formë e qenies apriori dhe vizionit për të nesërmen. Ajo që duhet te theksohet në
veçanti është përballja me konfuzionin, shpirt akrosik dhe hermetizëm që lakonizohet përbrenda njehësimit tonë si formë egzistenciale dhe ndërgjegjie që na çon në
arsye koshiente.
Cikli i tretë na përball me gjithë kohezionin dhe problematikën jetë, duke nisur me dramën dhe kaosin që prodhoi “Coronavirusi”, me fatkeqësitë natyrore, si tërmetet më të fundit, e gjer tek luftrat, të cilat nuk LIRË PËR TË JETUAR

kursejnë as gjë, por rrëmbejnë jetë dhe mbjellin shkatërrim.
Cikli i katërt dhe i fundit ka për tematikë dashurinë njerëzore, frymën e shenjtëruar, ku përmes vargjesh i këndohet ndjenjës hyjnore për ta lartësuar dhe ngritur atë
në nivelin më të lartë estetik dhe lirik. Për më tepër le të ndalemi në disa poezi për të hedhur më shumë dritë rreth prurjes poetike të kësaj autore.
“Ju dëgjoni jehonën e menduar
nga pranvera e re,
zogjtë në festë,
dashuria që këndon
në vetvete,
dita piqet
ndërsa takohet me errësirën.”
Këto vargje janë shkëputur nga poezia me titull “Pa krahë”- Për Giacomo Leopardi, cikli “ Vargje”. Jehona e menduar është më shumë se gjurmë koha e veprës së tij, e cila lexohet me një frymë dhe sot, produkt ky i një mendimi elitar të zgjuar në pranverën e zogjve
në festë, dashurisë për jetën, por dhe muzgjeve të thyera që bien mbi mermer sot dhe ndiçojnë piedestalin e ngritur në kurorën e yjeve.
“Unë jam si një re vere,
e bardhë, e vogël, e ndritshme.
Unë rrëshqas përgjatë shtigjeve të projektuara..
Unë shpik forma,
Elisabetta Bagli

jetoj në lojën e dritës dhe hijeve. në mënyrë të pashmangshme, shpërndahem.”
Kjo poezi vjen nga cikli “Reflektime”
Kush jam unë thotë autorja? Njëlloj si Dekarti që përpiqej të provonte egzistencën e tij. Dhe kjo në kuptimin e plotë është më shumë se një refleksion për atë
çfarë përfaqëson, që është, që ndien dhe parafytyrim i një kompleksiteti gjendje dhe shpirti, i cili udhëton pafundësisht.
Reja në verë është thjesht një përshfaqje qielli, nocion kohe që udhëton në hapësirë dhe si grimcë universi ajo rrëshqet shtigjeve të projektuara, formë e pa formë, si lojë e dritës dhe hijes, për t’u shpërndarë e tretur relativitetit të vizualizuar. Dhe në përmbyllje të kësaj
poezie autorja thotë se është një libër i hapur, pra një gjurmë boje e ngelur në telajon e radhitjes së gërmave, që ka shkruar fillimin e do vazhdojë si në përjetësi epokave të njerëzimit.
“E gjej veten në këtë kafaz të heshtur
të bërë me tulla dhe xhama,
me mall për një heshtje tjetër,
ajo e natyrës,
në të cilën kam perceptuar
tingujt e këndshëm
të Tokës sonë Nënë,
në të cilën jeta ime
ndaloi në momente të pafundme dhe mendimet e mia po trasheshin, duke medituar mbi dhimbjen në kalimin e kohës dhe pamundësisë për të jetuar të gjitha.”
Poezia “Kam parë ardhjen e Pranverës” – Për viktimat e Coronavirus vjen nga Cikli “Krahët Socialë” Që në fillim autorja njehësohet një me gjithë njerëzimin, i cili u vetëizolua për shkak të epidemisë, u mbyll brenda kornizave ku percepetimi i jetës kalonte përmes
labirintheve të mendimit dhe pasigurisë për të nesërmen.
Kjo nuk ishte dramë personale, ishte gjithëpërfshirse, por si pararendëse e shpresës dhe besimit, në vargjet më pas ajo shprehet me nota pozitive, e gjitha kjo si ide dhe
mison për t’ u ngritur mbi veten dhe mbjellur më shumë paqe dhe dritë.
Motivet lirike dhe shpalosja e dashurisë si ndjenjë përkryerje të vetë jetës përbën dhe ciklin e katërt dhe të fundit të këtij vëllimi poetik. “Është dashuria që nxjerr aromën e saj,
që më mbyt frymën në fyt, kjo më bën të lirë të jetoj. Është dashuria që pulson në krahët e tu, ndërsa në sytë e tu të çelur kam lexuar detin dhe yjet.”
Sigurisht që qendëzimi i dashurisë si motiv por dhe formë estetike e ngre ndjenjën në qiell, e bën të lirë dhe mbush jetën me dritë, çel agimet e reja dhe mbetet përjetë në detin e trazuar dhe yje.

Ardhja e autores Elisabetta Bagli në gjuhën shqipe dhe për më tepër nga përkthyesi Jeton Kelmendi është një avenir për pezinë postmoderne sot, pasi ajo që ngelet dhe
plotëson gjurmëkohën është vlera e fjalës, e cila kur tingëllon në shumë gjuhë bëhet dhe më produktive dhe e asimilueshme për kulturën por dhe vlerën estetike
bashkohore letrare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles